Anëtari i Komitetit të Ekspertëve për situatën e pandemisë, Skënder Brataj ka folur në një intervistë për Report TV për rritjen e numrit të rasteve të reja.
Brataj tha se për një rritje të tillë duhet të ndryshohet orari i mbylljes dhe sipas tij mund të zhvendoset orari nga 22:00 në 18:00 ose 20:00.
“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash.
Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbajtja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.
Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora.
Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet.
Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme”, tha ai.
Brataj tha se moshat më të prekura në dy javë kanë qenë 25-35 vjeç, por pas kësaj infeksionet filluan të rriteshin te moshat 50- 65 vjeç.
“Duke filluar nga fundi i muajit ka rritje të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale. Dihej se është një gjë që do të ndodhte.
Shpreosj të mos vijojë me këto ritme dhe normal se shtimi i këtyre numrave çon në probleme. Në spitale ka akoma rezerva.
Janë parashikuar skenarë të tjerë të spitaleve rajonalë. Në dy javët e para më të infekruar ishin mosha 14-25 dhe mosha 25-35.
Pastaj filloi një rritje e moshave 50- 65 vjeç. 25-35 vjeç ka të sëmurë më shumë se çka pasur në të gjitha periudhat. Sepse ndihen të pathyeshëm.
Ky virus nuk lë shenjë dhe nuk duket dhe detyrimisht një gjë që nuk e shikon nuk e beson. Ka pasur rëndë, por jo shumë.
Mjekësia nuk është asnjëherë një shkencë e saktë. Sa më shumë përhapet infeksioni aq më shumë do kemi dhe mosha të reja”, tha ai.
Kafshet duhet mbushin e te zbatojne rregullat sic bane gjithe evropa ,turp per nje popull qe nuk mbush e kerkojne cdo gja te perdoret forca e jo rregulli e edukata