Zv.kryeministri përkujton masakrën e 4 shkurtit, Braçe: Nga Xhaferr Deva, tek Sali Berisha e Lulzim Basha, kanë vrarë në Tiranë!

4 Shkurt 2021, 11:56Politika TEMA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përkujtuar ditën e sotme, 84 shqiptatët e pushkatuar më 4 shkurt 1944.

Sipas Braçes, atëherë ishte një ditë terror, e dhjetë vjet qetësi, duke bërë një paralelizëm me këto vite, në të cilat nuk lë pa përmendur Sali Berishën e Lulzim Bashën.

Kushdo që ka vrarë në Tiranë, në rrugët e kësaj, ka mendua njësoj si 77 vjet më parë, sipas zëvendëskryeministrit.

Postimi i plotë i Braçes:

“4 SHKURT1944;

Një ditë terror, dhjetë vite qetësi-ky ishte qëllimi. Kushdo që ka vrarë në Tiranë, në mes të Tiranës-në rrugët e saj, ka menduar kështu;

Ka patur pushtetin qëllim dhe ka vrarë, nga Rexhep Mitrovica,Xhaferr Deva e Kadri Cakrani te Sali Berisha, Lulzim Basha e Ndrea Prendi!

E njejta mendesi, i njëjti qëllim, i njëjti pushtet, në të njëjtin qytet, kundër popullit që kërkonte liri! Ndaj nuk duhet harruar asgje, asnjë krim e asnjë vrasës në këtë qytet!

Tirana po bëhet e madhe, shumë më e madhe,100 vitet e saj po mbushen me histori që konsumohen çdo ditë.

Por kurrë nuk duhen harruar krimet e tmerrshme të pushtetit ndaj popullit.Sot kujtojmë ata 84 shqiptarë të mirë qe pushteti fashist i pushkatoi në #4shkurt në Tiranë.

MOS E HARRO FASHIZMIN!MOS I HARRO TRADHETARËT! Ngrenë kokën edhe sot!

3 komente në “Zv.kryeministri përkujton masakrën e 4 shkurtit, Braçe: Nga Xhaferr Deva, tek Sali Berisha e Lulzim Basha, kanë vrarë në Tiranë!”

  1. Taulant says:

    Na cave trapin me keto gjepura.
    Ishte kohe lufte Shqiptaret e ndershem kunder anti Shqiptareve qe shiten Shqiperin tek Titoja.

  2. George says:

    Gazetari mbetet Gazetar, nuk mund te behet kurre Shtetar!

    1. elmaz bufi says:

      ky konia me mjekèr harron sa ka vrane ne Tirane nena parti me gjysh Enverin….as dhe nuk permendin kurrè Skènder Kalenjen qe e vrane ne 14 shtator 1998…
      pastaj ne 8 vjet pse nuk I denuat ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje