Dule me ‘mision’ për të krijuar minoritet grek edhe në Korçë?! A duhet PD ta fusë në listën e saj në këtë qark apo në Gjirokastër?

4 Shkurt 2021, 10:04Politika TEMA

Kur pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, partitë politike janë në përfundim të procesit të negociatave, për të pozicionuar veten e tyre në betejën elektorale.

Në këtë pragfushatë, punën më të vështirë e ka pasur kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili është gjendur nën breshërinë e kërkesave nga aleatët për vende të sigurta në listën, me të cilën njëra pjesë e opozitës do të dalë para shqiptarëve për të kërkuar votën e tyre.

Shumica e partive të vogla të djathta, kanë elektoratin e tyre, të madh apo të vogël, sidoqoftë vota të rëndësishme këto për PD, për të bërë të mundur ardhjen në pushtet pas 25 prillit.

Por ka një parti politike në vendin tonë, që asnjëherë nuk i ka matur forcat e saj në mënyrë reale, për të parë sa votues ka, pasi gjithmonë ka përfituar nga presioni i Athinës ndaj partive politike shqiptare.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, nuk i ka të pakta rastet që del në publik dhe mburret se votues të kësaj partie janë një numër i madh, madje duke theksuar se ky numër shkon mbi 250 mijë në të gjithë Shqipërinë.

Dule pretendon se ka mbi 250 mijë minoritarë që janë të gatshëm në të gjithë Shqipërinë, për të votuar partinë e tij, por duket e çuditshme që kur i ka gjithë këto vota, pse gjithmonë ai ka qenë në koalicion ose me PS ose më PD.

Le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Nëse një parti politike i ka 250 mijë vota, i bie që kjo parti të paktën në një qark të ketë mbi 10 mijë vota, aq sa për të nxjerrë një deputet.

Pra, Dule nuk do kishte nevojën e asnjë partie politike, aq më tepër me kodin e ri zgjedhor, që lejon që kryetarët e partive politike mund të kandidojnë deri në 4 qarqe.

Thënë të gjitha këto, Dule, duke marrë parasysh pretendimin se ka 250 mijë vota të minoritetit grek në të gjithë Shqipërinë, mund të kandidonte pa frikë në qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës.

Megjithatë, kreu i PBDNJ e di shumë mirë që nuk i ka aq vota, e prandaj nën presionet e Athinës, ka gjetur strehim në listat e PD.

Më ironikja këtu është se PD, ka vendosur ta kandidojë Dulen në listën e saj, në një pozicion të sigurt, jo në Gjirokastër, as në Vlorë, ku mund të kishte një sens logjik, meqë ka minoritet grek, por në Korçë.

2 komente në “Dule me ‘mision’ për të krijuar minoritet grek edhe në Korçë?! A duhet PD ta fusë në listën e saj në këtë qark apo në Gjirokastër?”

  1. Bashkim says:

    BRAVO DULLE BENI CA GREKE DE KORCE SE DUAN NDONJE LEK./PENSION/
    ASKUSH SDUHET TE KETE FRIKE HAKU VJEN TEK I ZOTI. A NUM PO SHPREHEN SHUME GREKE MAQEDONAS SERBE MALAZEZE E KROATE BOSHNJAKE ETJ SE JANE SHQIPETARE. FETE NUK JANE PERCAKTUESE TE KOMBESISE.

  2. Center says:

    Nuk mendoj se partive Shqiptare ju eshte rruajtur ndonjehere per ” presione” te Athines per ate pune.

    Kane dahur dher kane futur Dule jevgun me gjysh vlleh argat nga igumenica qe tashme eshte bere ” helen”.

    Edhe Rama ne 2013 dhe Basha tani e fusin gjasme si pjese te nje kualicioni opozitar.

    Vemje me 2 sy te 2ja palet.

    Ka ndonje deklarat ku Dulja thote qe ka 250,000 votues ne Shqiperi??

    Nuk besoj ta kete thene dicka te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje