U largua nga LSI dhe bashkua me PS, Gledion Rahovica: Aty ka plasur intriga e tradhtia, një pjesë e kandidatëve janë kushërinj me njëri-tjetrin

3 Shkurt 2021, 23:14Politika TEMA

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gledion Rahovica ka fiolur për herë të parë pasi u largua nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar Partisë socialiste.

Ai tha në Vizion Plus se u largua nga LSI pasi pa mënyrën se si kjo parti funksiononte, ku një pjesë e kandidatëve janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Rahovica tha se në LSI ka plasur tradhtia dhe intriga, ndërsa shtoi se në atë parti nuk ka më meritokraci.

“Arsyeja pse ika nga LSI është se aty s’ka meritë. Aty ka plasur intriga dhe tradhtia. Kanë prishur sistemin e meritokracisë, jam shkëputur duke parë mënyrën se si funksiononte.

Një pjesë e kandidatëve janë kushërinj me njëri tjetrin. S’ka më meritokraci aty”, tha ish-deputeti Rahovica.

3 komente në “U largua nga LSI dhe bashkua me PS, Gledion Rahovica: Aty ka plasur intriga e tradhtia, një pjesë e kandidatëve janë kushërinj me njëri-tjetrin”

  1. Leka I says:

    Ky Rahovica dhe te gjithe keta te LSI-se qe kalojne tani te PS-ja jane kale troje ne Ps nga Meta.
    Rama te beje kujdes.

  2. Bëre shumë mirë që ike!
    Intelektual dhe patriot si ty i duhen PS, të sjellin kontributin e tyre në përparimin e vendit.
    Ti more kokë qyp, bashkë me Naçon e shumë të tjerë jeni vetëm qylaxhinjë profesionistë që kërkoni ti bashkoheni valles së kodoshëve të rilindjes ku darjes i bie Rama.
    Mirë e ke se në mos nuk rrjedhë do pikoj.

  3. ATZ says:

    KETO TUFAT E INTERESAXHINJVE QE LEVIZIN SA ANDEJ KENDEJ NE PRAG ZGJEDHJESH NUK DUHET TE TU ZESHE BESE.NJEREZ PA INTEGRITET MORAL EDHE POLITIK JO E JO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje