Zyrtarizohen emrat e drejtuesve politikë në 12 qarqe nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste.
Demokratët bënë publik sot emrin e fundit në radhët e tyre.
Do të jetë pikërisht Tritan Shehu i cili do të marrë në dorë drejtimin e fushatës elektorale në Gjirokastër. Përballë tij në kampin tjetër socialistët kanë vendosur Bledi Çuçin, aktualisht ministër i Brendshëm.
Kush janë drejtuesit në qarqet e tjera: Në Tiranë PD zyrtarizoi dje 8 drejtuesit në 16 degë. Ndërkohë që socialistët janë besuar drejtimin e fushatës Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit.
Fushata e PS në Durrës do të drejtohet nga Ardian Çela, ndërsa blutë kanë caktuar nënkryetarin Edi Paloka.
Krerët e grupeve parlamentare të dy partive Taulant Balla dhe Gazment Bardhi do të “përballen” në Elbasan, ndërkohë që në Korçë në krye të drejtimit të fushatës janë Niko Peleshi dhe Emond Spaho.
Drejtuesit e PS dhe PD në 12 qarqe:
Kukës- Safet Gjici (PS), Flamur Hoxha (PD)
Shkodër- Ilir Beqaj (PS), Helidon Bushati (PD)
Lezhë- Lindita Nikolla (PS), Mark Marku (PD)
Tiranë ndahet Bashkia, Erjon Veliaj Tirana Qark Elisa Spiropali / Kryetari Ervin Bushati (PS)
Tiranë (Grida Duma, Jorida Tabaku, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj)
Durrës – Ardian Çela (PS), Edi Paloka (PD)
Dibër- Olta Xhaçka (PS), Xhelal Mziu (PD)
Elbasan- Taulant Balla (PS), Gazment Bardhi (PD)
Korçë- Niko Peleshi (PS), Edmond Spaho (PD)
Fier-Gramoz Ruçi (PS), Enkelejd Alibeaj (PD)
Vlorë-Damian Gjiknuri (PS), Bujar Leskaj (PD)
Gjirokastër- Bledi Çuçi (PS), Tritan Shehu (PD)
Berat – Bledi Klosi (PS), Tomorr Alizoti (PD)
Ne Fier vendosni dhe ERVIN BUSHIN?????…eshte njesh….
Ne fier po e vune Ervin Bushin ne liste eshte fitore e sigurt. Se ervinin e urren gjysma e fierit. Se sa ishte drejtor kadastre deri para nje jave qe e hoqen, ua u beri jeten malore gjysmes qe fierit qe donin te legalizonin ose te merrnin tapine e prones. I griu njerezit me gjoba. Dhe dy dosje i ka tek SPAKU Ervini. Ka fieri plot njerez te mire per te vene ne liste, te pa perlyer. Ervini eshte i urryer. Smund te perfaqesosh nje popull nese sdi ti presesh, as ti ndihmosh, as tu japesh doren as tu ngresh telefonin. Ne zyre te shtetit je sherbetor jo gjobaxhi. Po Ervini nga Pojani eshte per gjynah, aq di kur je nga Radostina ska faj, ERDHI FSHATI NE QYTET THUAJ. nje nga njerezit me te urryer ERVIN BUSHI
Gjëja më e shëmtuar në këto 30 vjet kanë qënë zgjedhjet në Shqipëri.E çtë thua për për këto zgjedhje,Populli i shkretë megjithë hallet dhe varfërinë që ka gjen kohë dhe shkon dëgjon kandidatët për deputetë,premtimet e tyre bajate dhe pastaj mer fletën e votimit dhe e hedh në kuti me mendimin se fleta e tij do numërohet siç e ka hedhur.Jemi dëshmitarë se njeriu më i poshtër për këto 30 vjet për shqiptarët ka qënë Berisha i cili me mish e me shpirt për të mbajutur pushtetin ska lënë manipulin pa bërë.Kjo është njëra anë.Ana tjetër më e keqe ka qënë cilët kanë qënë përfaqësuesit e popullit.Siç e dimë kanë qënë njerzit më të dobët nga ana morale dhe profesionale.Vetëm vjedhje vila makina lluksoze dhe asgjë tjetër për atë popull.Më 25 prill kemi votimet e radhës.Përsëri muzikë sterio me premitëe që nuk realizohen as në vendet e zhvilluara kur nuk prodhohet asgjë por vetëm ndërtohen rrugë.tunele.trotuare etj etj.Kemi të njëjtit njerëz që lëvizin sa në një qytet në qytet tjetër dhe asgjë më shumë.Na u bë koka daulle me këtë të shkretë demokraci.Po çfarë demokraci është kur listat i bëjnë partitë si të duan dhe ne hedhim fletën në kuti?Nuk ndjej asnjë detyrim për të votuar.Shkova herën e parë në vitin 1992 nuk isha në listë dhe i thashë më falni “ju dhjefsha mu në votime” dhe ika dhe skam votuar asnjëhererë dhe nuk votoj sepse shteti smë siguron asgjë për të jetuar dhe me e keqja se në kapitalizëm ska shtet për njerzëit po për njerzit me pushtet.Basha thotë jam kryeministër më 26 prill!!!!Kaqe koqe të jetë ky njeri nuk e di.Nuk e kupton ai se me këtë që thotë se voton askush?Rama do fitojë dhe Basha nuk do jetë më kryetar kjo është pas 25 prillit…
Perballja e kokave te k…t me nji fjale
fytyra te pastra me dinjitet dhe integritet te larte moral ??????????
PD me Flamur Nulin dhe Tritan Preshin fitore.gjith berishiste hahaha te studiuar ne hollande.hahaha
PD-ja me Grida Dumen,Flamur Noken, Tritan Shehun dhe Thuthuqin Paloqe e ka te sigurt humbjen.Keto jane figura me te diskretituara te PD-s te Sali Kermes.Me sa duket Lugati Sali ka vendosur ta dergoj Lulushin ne Holland qe te jetoj me familjen e tij ne vilen e tij luksoze “te bler me me para te pastra”.Malsori. Boston.
Ky Tritan Shehu a do te vdese deputet megjithese eshte njeri koti.