Listat provojnë se Berisha po përgatit shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 prill

3 Shkurt 2021, 18:08Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Nëse deri dje keni pyetur, a do e kandidojë Basha në listat për deputet Sali Berishën, keni gabuar shumë.

Ka ardhur koha të pyesni anasjelltas: A do e kandidojë Berisha në lista Bashën dhe a do e shkarkoj atë pas humbjes më 25 prill?

Listat nuk i bën Basha, por Berisha.

100% të emrave që janë deleguar në krye të listave të Partisë Demokratike në çdo qark i njoh personalisht.

Duke ruajtur etikën sociale dhe profesionalizmin politik, nuk po analizoj karakteristikat apo vlerat e tyre, por po bëj një konstatim:

100% e tyre janë të preferuarit e Sali Berishës dhe jo të Lulzim Bashës.

Faktet janë kokëforta dhe provojnë më shumë se analizat:

– Drejtuesit e qarqeve, rrëzuan komisionin Nishani- Rruli- Mustafaj.

– 50% e të zgjedhurve janë jashtë kritereve të Komisionit.

– Anëtarët e Komisionit po fusin veten si deputetë.

– Disa emra të deleguarish nuk u votuan nga Basha apo Komisioni, por i rifuti Berisha në lojë.

– Edmond Spaho, Edi Paloka, Gazmend Bardhi, Alfred Rushaj, Albana Vokshi, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Tritan Shehu, Grida Duma, Enkeled Alibeaj, Elidon Bushati, Bujar Leskaj, Mark Marku, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Hoxha (janë kolegë të Berishës, ose miq të familjes së tij)

– Nga 6000 kandidatë, nuk gjen asnjë emër që të jetë prurje e Bashës apo e “Komisionit Nishani”.

– Nga 6000 kandidatë nuk gjen asnjë emër intelektuali të ardhur jashtë strukturave apo listave të Gjirit të Lalzit.

– Nga 6000 emra fushatë kandidatësh, listat po mbahen sekret për t’u çuar me zarf 6 minutat e fundit.

– Nga 6000 emra kandidatësh, asnjë nuk rezulton që mos të ketë lidhje me Berishën.

Po pse gjithë ky izolim dhe kthim prapa?

Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.

Berisha e ka deklaruar me dhjetëra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota, por me revolucion”

Partia Demokratike po shkon nē zgjdhje me disa disavantazhe:

– Pa qeveri teknike

– Pa asnjë bashki demokrate

– Pa dorëheqjen e Ramës

– Pa një Kod Elektoral favorizues

– Pa koalicion solid

– Pa struktura

– Pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD

– Pa mbështetje ndërkombëtare

– Pa votat e emigrantëve

– Pa komisione elektorale të sigurta

Për këto arsye Berisha po përgatit planin B: Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 prill.

S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira.

Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë.

Meta nuk rizgjidhet dot president.

Berisha vetë do mbushë 80 vjeç.

Basha duhet të largohet se nuk i shkon më askush prapa.

Në këto kushte duhet të shtrëngojë radhët, të largojë Bashën si fajtor, duke parandaluar çdo “rebelim” brenda radhëve dhe duke rizgjedhur brenda gardës së tij “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”.

14 komente në “Listat provojnë se Berisha po përgatit shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 prill”

  1. Loran shehu says:

    Haj na haj karin o keeshnik spahiu bashk me mero bazen na i merr nje her goj o fis qiraa????

    1. emilio says:

      He me te lumte qeqen. Shtaze pylli.

    2. Shenjestra says:

      Loran Shehu! Pse nk te pelqen ty ajo qe thot Kreshnik Spahiu,apo se po thote te verteten. Me kete shkrim,zoti Spahiu i ka rene pikes dhe ashtu eshte vertet.Berisha ka pergatitur shkarkimin e Bashes ne 26 Prill,nje dite pas votimeve..Ai eshte largpames.Ai e shikon qart humbjen ne 25 Prill.Shikon dhe paaftesine e Bashe.Nuk mund t’i lihet partia ne doren e nje karafili nga mendja.

    3. Ray says:

      Nik Brlinatina e gjeti–se ky nuk ha mut kot,
      e ka llaf nga brenda

  2. Martin says:

    Nje faktor tjeter pse Berisha ka futur ne listat e PD -se
    eshte rritja e rolit te organeve te pavarura te Drejtesise,
    me te cilen do te kete pune shtrigani i Vicidolit ne katar vitet e ardhshem,
    kur atij do t’i duhen kamikaze politike dhe jo deputete per demokracine.

  3. Ilirjan says:

    Nuk ka si te jete ndryshe. Kete radhe nuk i hiqet asnje presje asaj qe ka shkruar.

  4. Viki says:

    Grigjëria e plakut dhe GD-të kurva. Nuk i voton asnje qytetar.

  5. alban says:

    Ta kishte thene dikush tjeter do ta besoja

  6. Koco says:

    Përbindëshi , Satani ,Berishë është këthyer në një Gjarëpër me shumë koka , Filozofia djallëzore e këtij Monstëre, pasi bëri gjithë skenarët e zinjë si gjithmon e ka shkatëruar politikë bërjen dhe funksjonimin si duhet të shtetit. Tashmë e vetmja gjë që i ka ngelur të bëjë është denigrimi e bërja gazi i botës me sakt tashmë ky Monstër lut e dëshiron qe PD e Menderosur pa asnjë mundësi për fitore . filozofia e skenari dëshiron , Shkatërimin e dështimin e plotë në zgjedhjet e 25Prillit :” Pas diskretitimit e mbylljes me M .. të karrjerës së ketij Qelbaniku, Faqëzi skenari e dëshira e tij e fundit ka ngelur ” Pas tija ai dëshiron Shkatërimin e Groposjen e Partisë Demokratike e të Lulëzim Bashës ” të etiketuar tashme ,Si ” Rapush Xhaferi i Famëshmi Karagjoz i Fajdeve , Apo personazhi D . Agolliti ” I Gjori Demo , Zavalli Demo .?! Demua thoshte se kishte Kalë me Shalë , ne fakt kishte një Gomar të Çalë . Keqardhje e mbase keto zgjedhje të jenë nje fillim i ri për tu bërë serioze e pretenduese në zgjedhjet e Vitit 2030 ,Se ndryshe pushteti nuk falet në tavolinë e me banda e maskarenjësh por me Votën e Popullit .

  7. Shenjestra says:

    Loran Shehu! Pse nk te pelqen ty ajo qe thot Kreshnik Spahiu,apo se po thote te verteten. Me kete shkrim,zoti Spahiu i ka rene pikes dhe ashtu eshte vertet.Berisha ka pergatitur shkarkimin e Bashes ne 26 Prill,nje dite pas votimeve..Ai eshte largpames.Ai e shikon qart humbjen ne 25 Prill.Shikon dhe paaftesine e Bashe.Nuk mund t’i lihet partia ne doren e nje karafili nga mendja.

  8. Drini says:

    Sakte, per shembull ne Elbasan kryemafiozi i ish kryeprokurorise se Elbasanit, Dashnor Sula eshte zgjedhur nga Zeni pasi i ka derdhur ne thes 1 milion euro. Dashnor Sula nuk do te jete i PD ne parlament, ai eshte kali i trojes. Peqini do te jete nje mini-dushk pasi Aqif Rakipi nga PS e Dashnor Sula nga PD kane lidhje familjare. Dashnor Sula nuk ka parime. Te vetmet parime qe ai ka jane imoraliteti dhe korrupsioni, keshtu qe demokrate te Peqinit e Elbasanit mos kujtoni se do ju perfaqesoje ju, eshte i shitur koke e kembe tek PS. Urime PD se Elbasanit me plehrat qe ka zgjedhur per kandidate.

  9. Drini says:

    Sakte, per shembull ne Elbasan kryemafiozi i ish kryeprokurorise se Elbasanit, Dashnor Sula eshte zgjedhur nga Zeni pasi i ka derdhur ne thes 1 milion euro. Dashnor Sula nuk do te jete i PD ne parlament, ai eshte kali i trojes. Peqini do te jete nje mini-dushk pasi Aqif Rakipi nga PS e Dashnor Sula nga PD kane lidhje familjare. Dashnor Sula nuk ka parime. Te vetmet parime qe ai ka jane imoraliteti dhe korrupsioni, keshtu qe demokrate te Peqinit e Elbasanit mos kujtoni se do ju perfaqesoje ju, eshte i shitur koke e kembe tek PS. Urime PD se Elbasanit me plehrat qe ka zgjedhur per kandidate.

    Tema, postoji komentet

  10. Kozmo says:

    PLANET E LULZIM BASHES JANE PER TU BASHKUARA ME RAMEN !!!!!

  11. Koco says:

    Nuk mendoj si ju i nderuar Kozma .Rama dëshiron që LSI-në ta çojë për skrap , mbasi ajo është një Bandë pa moral dhe e pa fytyrë e pa skrupullt , subjekt i aferave e përfitimevë maramëndëse nga qënja pjesë pranë pushteti vetëm me qëllim Korupsjoni .Që që shumë shpejt Spaku do veprojë dhe do shihni se si shumë pasuri maramëndese të Çifligarëve të familjes Meta do konfiskohen e do vihen para gjyqit të popullit . Përsa i takon P .D realisht sot e denigruar dhe e bërë e pa honepsur ,duhet për vetë funksjonimin e Shtetit e Demokracisë detyrimisht të ketë një Opozitë konstruktive e cila mundet të vijë ne pushtet e qeverisje Jo si do ajo qoftë, në pushtet ajo mund të vijë, as me bojkote e skenarë kriminalë , por vetëm me meritë e besimin e Popullit me Votën e tij .Kjo gjë ka për të ndodhur vetëm me Meritë ndryshe edhe pas 20 vjetësh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje