Euforia e fitores po ua turbullon mendjen këtyre shefave të VV-së

5 Shkurt 2021, 11:05Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

– Duan shërbim të detyrueshëm ushtarak, por nuk kanë ide si ta financojnë. Asnjë plan për këtë projekt nuk ekziston.

Përveç fjalisë boshe: “Do ta rishikojmë buxhetin aktual”. E buxheti është po aq i lartë sa i një firme mesatare perëndimore, ndërkohë sistemi shëndetësor dhe arsimor janë në kolaps permanent qe 20 vjet.

Disa vendime Kosova s’mund t’i marrë vetë, kokë më vete. Siç s’mund t’i marrin as disa vende me shtetësi edhe më të konsoliduar se Kosova.

Partneriteti, koordinimi dhe bashkëpunimi me NATO-n mbeten jetik për sigurinë e Kosovës. Andaj çështja e ushtrisë dhe konsolidimit të saj të mëtutjeshëm kërkon qasje më serioze. 3 mijë, 5 mijë apo 8 mijë ushtarë duhet ushqyer çdo ditë. Së paku.

Duhet të strehohen diku. Duhet të kenë veshmbathje. Edhe ndonjë armë. Ka edhe modele të tjera, për shembull ushtri profesioniste.

Investime serioze për t’u mbrojtur nga luftërat hibride. Dhe jo këngë në stilin: “Unë po shkoj me gëzim në ushtri…”.

– Çështja e Ambasadës në Jerusalem është delikate dhe nuk mund të sqarohet në debate elektorale televizive. Politika e jashtme nuk është vetëm punë e një partie, pa marrë parasysh sa vota fiton.

Duhet një shoshitje më e thellë e mendimeve dhe një debat më i gjerë brenda partive dhe akterëve të tjerë institucionalë.

Asnjë shtet i BE-së nuk e ka Ambasadën në Jerusalem, ndërsa Joe Biden ka paralajmëruar se nuk do ta ndryshojë vendimin e paraardhësit të tij (ndonëse atë vendim e ka quajtur të gabueshëm).

Argumenti se “po na kushtëzoi Brukseli anëtarësimin në BE me zhvendosjen e Ambasadës, atëherë do ta rishqyrtojmë zhvendosjen e Ambasadës nga Jerusalemi” tani për tani as që mund të merret me mend.

Procesi i zgjerimit të BE-së ka marrë fund – në perspektivën afatmesme apo ndoshta edhe afatgjatë. BE është duke kërkuar modele të tjera për të integruar Ballkanin, pa anëtarësim në BE.

Rrjedhimisht as kushtëzim për punën e Ambasadës nuk do të ketë. Së paku jo në 10 vitet e ardhshme. Lëvizjes Vetëvendosje i duhet kompetencë shumë më e madhe në politikën e jashtme. Tani për tani këtë kompetencë nuk e ka.

Qysh pati thënë Winston Churchilli? “Diplomat i vërtetë është ai që dy herë mendon para se të mos thotë asgjë”. Nganjëherë heshtja është kulmi i sinqeritetit dhe largpamësisë.

4 komente në “Euforia e fitores po ua turbullon mendjen këtyre shefave të VV-së”

  1. emigranti says:

    Z. Robelli, duket qarte se te pelqen statuskuoja .
    Pra ti qe flet ne emer te interesave te Kosoves , thjesht shikon interesat tua te ngushta per perfitim personal dhe nuk pyeske per situaten ne te cilen ndodhet vendi.
    Mos u lodhni kot, populli e ka marre vendimin e tij ne drejtim te ndryshimit per pastrimin e politikes nga garda e vjeter e korruptuar.
    Dyshja Kurti – Osmani ngjallin shpresen per ndryshim pozitiv jo vetem ne Kosove, por ne gjithe hapesiren shqiptare.

    1. Shkembori says:

      Emigrant,
      Me duket se nuk ke lexuar se cthote Robeli. Ai thjeshte tregon se sa e rendesishme eshte per nje politikan qe “te mos flase” edhe kur ka menduar dy here. Ne rastin e Kurtit qe flet pa u menduar fare, ne kushtet kur Kurti flet para Amerikes dhe Evropes, ne kushtet kur edhe ti po na tregon qe Kurti do na ndryshoje edhe ne ne Shqiperi, une them: Shqiptaret e Kosoves ja kane hipr gomarit seprapthi!
      Kurti dhe Vjosa duhet te flasin ne akordance me Ameriken. Ata duhet te flasin ne akordance me Evropen. Ata duhet te flasin ne akordance me Shqiperine. Ne rast se kjo “akordance” nuk eshte arritur, Kurti te heshti si ‘guri dhe te ri ne vend”, sepse asnje nuk e pyet ne kete bote.. Te kesh iluzion se Amerika dhe Evropa do ecin me mendjen e Kurtit, eshte “koqizem” i thjeshte partiak. I vetmi qe do fitoje nga llafollogjia e Kurtit, pa mbeshtetjen e Amerikes, Evropes dhe Shqiperise, do jete Vuciqi. Kete kerkon ti EMIGRANT? Te dhjefsha “emigracionin” se ske marre vesh nga bota. Ndoshta je “emigrant” ne Zimbabve….

  2. Robell serbi says:

    Ik o robell i titos lëri shqiptarët të vendosin vetë. Kosova nuk vihet më nën serbinë tënde. E ka vendin në shqipëri. Prandaj edhe populli po sjell shqiptarët në pushtet.
    Partitë serbë ldk dhe pd nuk votohen më nga shqiptarët.
    Ik dhe mbajë flamurin e ahtisarit si relike atje ku je. Kosova është kuq e zi.

  3. Scandal says:

    Sherbim te detyrushem ushtarak ne Kosove …hahaha….keshtu eshte kur femijet e lastruar bejn politik ne WV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje