Nuk mendoj se Lulzim Basha do të bëjë koalicion me Edi Ramën.
Kështu u shpreh pak më parë koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, teksa u pyet për aludimet se Basha dhe Rama do të bëjnë koalicion për qeveri të përbashkët.
Ai tha me bindje se kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe pretendon se këtë gjë nuk do ta lejojnë as ndërkombëtarët.
“Nuk mendoj se do ta bëjë Basha. Mund ta bëjë ndonjë nga këta të lodhurit që duan të kapin diçka. Unë mendoj se kjo nuk ka për të ndodhur, ska për të ndodhur 100%.
Kjo klasë politike e ka këtë koshiencë që kjo të mos ndodhë, por nuk besoj se dhe ndërkombëtarët do ta lejojnë.
Është një skenar që nuk ka për të ndodhur. Në Shqipëri do të jetë një betejë midis opozitës dhe qeverisë”, nënvizoi koordinatori i BD-së në emisionin “Java”!
ç fare fytyre !!!!!!