Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty-t! Manja: Janë depozituar dy dokumente sekrete nga SHISH dhe MEPJ

5 Shkurt 2021, 11:37Politika TEMA

U mblodh sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për gjetjet e Raportit të Dick Marty-it.

Kryetari i Komisionit Ulsi Manja bëri me dije se janë dorëzuar dokumentacionet e kërkuara nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme.

Po ashtu Manja deklaroi se janë depozituar edhe dy dokumente sekrete nga SHISH dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Komisioni i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe 17 deputetë të tjerë socialistë do të hetojë akuzat për krimet e pretendua të bëra nga UÇK-ja në Shqipëri përgjatë viteve 1999-2000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje