Shfaqja e mbrëmshme e liderit historik të socialistëve Fatos Nano në emisionin “Opinion” në mbështetje të Edi Ramës, ka provokuar një axhendë ndryshe të opozitës.
Nëse hedh një vështrim të shkurtër në rrjetet sociale dhe në gazetat e PD dhe të LSI, vëren me sy të lirë angazhimin e gjithë makinerisë propagandistike, kundër Fatos Nanos.
I cili mbrëmë, pas gati 10 vitesh heshtjeje, ka bërë një “skanër” të situatës politike në Shqipëri, kur ka më pak se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Pa u kujdesur fare që të kamuflohen, përfaqësues të lartë të PD dhe të LSI, përfshirë dhe mediat e “skifterët” e rrjeteve sociale nuk lënë epitet pa hedhur në drejtim të liderit historik socialist, vetëm pse përcaktoi Ilir Metën si politikanin më të pabesë, më grykës dhe më të lig në Shqipëri, që ka thyer të 7 rregullat e Biblës. Nano e ka provuar vetë në kurriz pabesinë e tij.
Fatos Nano akuzoi Sali Berishën se është njeriun që u investua personalisht për ta futur atë në burg në fillimet e demokracisë shqiptare, ndërsa e akuzoi se i vrau dhe nënën, të cilën me pranga në duar dhe nën shoqërinë e forcave të shumta të policisë dhe SHIK-ut të Gazidedes, e përcolli për në banesën e fundit.
Dhe këtë maskarallëk të Berishës, Nano e ka provuar vetë në kurriz.
Opozita është e acaruar me Nanon se nuk tha asnjë gjë të keqe për Edi Ramën, madje e vlerësoi shumë si një politikan që ka pasur progres gjatë qeverisjes së tij.
Për më tepër shembi dhe tërë aureolën e akuzave ndaj kryeministrit aktual se nuk pyet njeri dhe është kthyer në diktator, teksa deklaroi se i pari dhe i fundit që kërkon këshilla prej tij është pikërisht Edi Rama!
Madje tha se e cilësonte vetë kryeministri një privilegj që kishte këshillat e një ish kryeministri!
Po të hedhim një sytë diagonal mbi përcjelljen e intervistës së Fatos Nanos nga politikanët kryesorë të opozitës, vëmë re se janë ngritur epitete aspak dinjitoze në drejtim të tij.
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda shkruan në një postim në Facebook, se Nano iku nga politika në moshën 53-vjeçare si zoni dhe po kthehet si një plak gjyhnaqar.
“Ike 53 vjeç si zotni, kthehesh 70 vjeç për gjynah… po ç’pate? Rrëpirë intelektuale”, shkruan Mesila Doda në rrjetin social!
Ndërkohë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në Facebook e cilëson mbrojtjen që Fatos Nano i bëri dje Edi Ramës në “Opinon” si një shitje. Vasili ka sjellë në vëmendje deklaratat e Fatos Nanos që thoshte për Edi Ramën se e ka sjellë me thonj të paprerë nga Parisi.
“Të shitesh te një lakuriq me thonj pa prere je me pak se ordiner!”, shkruan Vasili në një reagim në Facebook.
Ish-deputeti i PD-së njëherësh anëtar i kryesisë së kësaj partie, Aleksandër Biberaj, i cilëson deklaratat e Fatos Nanos në emisionin “Opinion” në mbështetje të Edi Ramës, si një servilizëm ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Biberaj shprehet se ish-kryeministri Fatos Nano duhet të tregojë sesa miliona euro ka fituar nga shitja e partisë në vitin 2005 te Edi Rama. Biberaj thotë se me mbështetjen ndaj Edi Ramës, Nano rrëzoi dhe imazhin e liberalit të dikurshëm.
“Është mjerim i madh qe te shikosh Fatos Nanon duke iu servilosur Edi Rames dhe qeverise se tij skandaloze per interesa meskine. Fatos Nano ne vend qe t’iu kerkoje falje shqiptareve per kete monster politike qe sic e ka deklaruar vete e mori Edi Ramen nga klloshar me thonj te paprere ne France dhe e beri minister te kultures.
Fatos, tregohu i sinqerte se sa dhjetera milione euro ia shite PS-ne Edi Rames, se ne darke e rrezove me vota “nga kongresmenet e tu” dhe prite sa u levruan dhjetera milionat e eurove ne Greqi ku ishe ti, dhe pastaj e votove si kryetar partie. Po mburr nje qeverisje komplet te korruptuar dhe te inkriminuar, nderkohe qe sulmon pa pike turpi opoziten.
Dole ne pension 53 vjeç dhe tani i ben fresk nje grupi kriminal qe fatkeqesisht sot drejton vendin. Turp te kesh pasi edhe ate pak respekt qe njerezit kishin per frymen tuaj liberale dhe tranzicionin qe bere nga PPSH ne PSSH, e humbe, duke justifikuar shkaterrimin e PS-se dhe konvertimin ne nje sekt kriminal me emrin rilindje”, shkruan anëtari i kryesisë së PD në rrjetin social.
Ndërkohë që gazetari i televizionit të familjes Berisha “Zeni.TV” Andi Bejtja, duke kërkuar ta injorojë qëndrimin e Nanos në intervistën e tij të gjatë, shkruan: “Bro, please dil më shpesh dhe në 24 prill.
Falenderoj nga zemra Fatos Nanon që me këto që tha sot në “Opinìon”, bëri që edhe ata që mund të kishin dyzime për të votuar opozitën më 25 prill të zënë radhën që në pikë të sabahut për të votuar masivisht për të….
Nano vërtetoi qe ka qene dhe mbetet vaji i arte i rotacionit… Pas kësaj as mos u merrni me ca kanditatësh zgjodhi Luli…sa pika ka programi Monikës…me një liste a me dy lista…
Kur të keni kështu dilemash,,, vetëm rishikoni Fatos Nanon sot…kaq dhe do e gjeni veten ushtar të opozitës…
Pavarësisht çfarë mendimi, vlerësimi mund të keni për Lulin, Monikën, Idrizin, apo Dash Shehin.
Thank you Bro dil prapë kështu ne TV sa më shpesh….ma bë qejfin tamam dhe 24 prill pash zotin dil”.
Kurse botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi, që në 30 tituj që nxjerr në faqe të parë të gazetës, 28 të tillë i ka për Metën, Kryemadhin, LSI-në e deri tek promovimi i kalamajve të Monikës në politikë, shkruan se është një gërdallë e vjetër që mbron Edi Ramën dhe kërkon përfitim politik, duke e cilësuar dhe si të pakorruptuar, në ndryshim nga deklaratat e mëparshme.
“Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim te Blendi Fevziu në Opinion tha ndër të tjera se Edi Rama është politikan kalibri dhe ai nuk është i korruptuar!
Dhe më tej Fatos Nano shtoi se akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama nuk janë të sakta, Duke marrë frymë me zor nga mbipesha, Nano fliste sikur vinte nga një planet tjetër, kur thoshte se kjo qeveri është shumë e mirë. Natyrisht që Nano nuk ka rrjedhur krejt, por po kryen shërbimet e fundit ndaj kryeministrit.
Pyetja shtrohet nëse janë shërbime të paguara me ndonjë leje të re ndërtimi pas TEG-ut apo në qendër të Tiranës, kjo mbetet të investigohet.
Por gërdalla e vjetër, si puna e një makine të dalë nga qarkullimi, që e kishin tërhequr zvarrë deri në ish-kinostudio e bëri punën e tij; ia dha mbështetjen Edi Ramës.
Dhe imagjinoni se ishte Edi Rama me Erion Veliaj që e rrëzuan në vitin 2005, ose më saktë kontribuan fort për ta nxjerrë në pension.
Duke e parë rroskopin plak te Fevziu bindesh se kanë vepruar drejt Rama me Veliaj që ia kaluan magazinës politike këtë soji rrace, që edhe pse po shkon me nxitim pranë botës tjetër, del dhe i shërben Beut të Surrelit.
A foli Fatos Nano apo burri i gruas që merr leje ndërtimi, kjo duhet parë!’, shkruan Lesi.
Ndërsa një tjetër eksponent i LSI, Gëzim Podgorica shkruan se Nano i lëpihej Edi Ramës për ndonjë llokmë qyl apo për Presidencën e ardhshme.
“Pse do mërziten socialistët? Pas daljes nga humbëtira të Fatos Nanos, socialistët do mërzitën vërtet e do thonë: U kthye përsëri ky i humburi i harruar! Paska ardhur të marrë ndonjë llokmë qyl e do fillojnë të shajnë!
Se socialistët tamam i mbajnë mend gjërat, e mbajnë mend Fatosin tek shkumëzonte ndaj Edi Ramës, e mbajnë mend edhe kur i lëpihej për t’u bërë President dhe i kërkonte që të mos e nxirrte për ta pritur Saimir Tahirin se fyhej…
E mbajnë mend kur filloi një tur në të gjithë Shqipërinë kundër Edit, e mbajnë mend kur ia ngushtonte hapësirat e kandidimit, kur përpiqej të bënte ironi dhe megjithëse ai mjeshtrisht ia vuri emrin Robert Çimçakizi….
E Robert, Robert, në Shkodër thonë një fjalë: Burri ka gjithmonë kohë në dasht me u koritë! Shyqyr zotit që Ti nuk u korite mbrëmë, e ke kryer me kohë procesin e koritjes!”, shkruan eksponenti i LSI.
Në fund të herës intervista e Fatos Nanos ka tronditur rëndë opozitën. Me sa duket PD dhe LSI e kishin llogaritur liderin historik të socialistëve si një “aset” elektoral të vetin.
Madje paskan qënë të sigurtë se Nano do të dilte para zgjedhjeve për të sulmuar kreun e partisë që ai themeloi dhe demokratizoi, Edi Ramën. Ndërsa mbrëmë i paska zhgënjyer shumë!
Pyetja që shtrohet në fund është: Çfarë priste opozita nga Fatos Nano, të sulmonte PS dhe Edi Ramën pak më shumë se dy muaj para zgjedhjeve?!/M.Nikaj-TemA
Une njoh kete podgoricanin Gezim servil dhe burre i keq kur kene ushtar ne Turaj te Kukesit e kete masa di e rifuti ne pune Fatos Nano por ne pergjithsi keshtu jane podgoricant ne Shkoder i njohin mire ashtu sic i njohin si komb myslian ne Mal te Zi e ky ashte si pune atij Abaz gabelit ne Ulqin
FATOSI QE MJESHTER I TE MAJTES MODERNE NJERI
LUAJAL DHE I DITUR. POR RRESHQITI NE LIBERAL E I KORRUPTUESHEM. POR MBETET POLITIKAN ORIGJINAL SHQIPETAR.
PER MOMENTIN KA FOLUR SI I THONE ESULL FARE. PERVEC EDI RAMES ASKUSH TJETER NUK MUND TE PRANOHET PER DREJTUAR SHQIPERINE.
TRE MUSKETERET. SALIU ILIR E LULKA ME D ARDAJANIN MONIKE JANE FATKEQESIA E KETIJ VENDI.
FATOSI QE MJESHTER I TE MAJTES MODERNE NJERI
LUAJAL DHE I DITUR. POR RRESHQITI NE LIBERAL E I KORRUPTUESHEM. POR MBETET POLITIKAN ORIGJINAL SHQIPETAR.
PER MOMENTIN KA FOLUR SI I THONE ESULL FARE. PERVEC EDI RAMES ASKUSH TJETER NUK MUND TE PRANOHET PER DREJTUAR SHQIPERINE.
TRE MUSKETERET. SALIU ILIR E LULKA ME D ARDAJANIN MONIKE JANE FATKEQESIA E KETIJ VENDI.
Thashe se jeni ne gjume
NUK KA FAJ NANO FAJIN E KA FEVZO QE E DHA INTERVISTEN.
Intervista e Fatos Nanos -Pamflet per Zgjedhjet e reja.Kalaja “RAMA” do te Fitoje dhe shpresoj qe Presidenti i Ardhshem te jete Fatos Nano -E Meriton per Kontributet e Tij per demokratizimin e Shqiperise.
Po shum dakort me ty Trotski edhe un keshtu e mendoj e meriton ky njeri modern dhe me tru te behet president …u bene sali krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjozi tradhetari vrasesi dhe like floriri mafjozi tradhetari vrasesi hajduti….bujo leshi me mustaqe(ferexheja e pushterve) e mos behet ky burre me vlera….forca RAMA vazhdo programin gjigand….te gjitha ka per ti aritur….bravo NANO ja u theve turinjt sic e meritonin te vdekurit e pa kallur ne dhe …
Fatos Nano politikan kalibri Europian.
Komshit (Greku&Serbi) e keqinj te vjedhin shtepine me bashkepuntore te brendshem, historikisht na kane vjedhur.
Port’halet qe komentojne gjuhen e urrejtjes e tregojne me se miri se kujt i sherbejne.
F.Nano fatkeqesi qe ka veset e keqia dhe qe e ka ngrene corben e prishur dhe nuk eshte i vetmi ,do kishte qene nje aset kombetar politik shum i vlefshem per Shqipetaret.
Per sa i perket analizave qe beri, foli pa doreza dhe tha te verteta qe cdo Shqiptar me mend ne koke i din dhe i kupton shum mire.
Nano dje ishte brilant duke nxjerre ne pah fenomenin “demografi” ku u ngriten kembet dhe goditen koken!Kjo eshte historia e lukunise malokdare te Sali Berishes e bashkuar me mentalitetin fshataresk te Iliri Metes !
Jane po keto monstra qe duan te rikthehet koha e tyre perseri duke dashur ta ridjegin edhe nje here Shqiperine per te humbur gjurmet e vrasjve,vjedhjeve e makuterise se ketyre monstrave te parara ndonjehere ne politikat e vendeve edhe me te humbura te botes!
Edhe Lulezim Basha eshte po e njejta monster por e llakuar per tu dukur sikur shkelqen!Brendesine ia kupton shpejt kur shikon ke ka per rreth gjithe mbeturinat intelektuale Berishjane qe pasi zaptuan prona te pronareve dogjen zyrat e kadastrave per te humbur çdo gjurme kur ne ballin e tyre edhe pse kane kaluar plot 30 vite lexojet artazi “Tone e xanun”!
Fatkesi qe qytetari Edi Rama po e eleminon nga dita ne dite perpos pengesave e strekenmçave nga te gjitha anet nga keta ozurpatore ordinere e te paskrupullt!
Ata nuk kuptoje qe me zhvillimin e Shqiperise po behet edhe njeriu qe kerkon sot zhvillim e mireqenie te shoqerise e jo makuterine e nje bande vrastare e hadutesh qe nga dita ne dite po u vjen fundi ,ku merite per kete ka padyshim Edi Rama ku rruget e tyre jane :Ose te behen si Ilir Meta e te deklarojne se do vetvriten,ose te shkojne ku kane vendin duke ndihmuar njeri tjetrin qe te kapin sapunin ,fale prapanicave te dhjamura nga megavjedhjet qe i kane bere ketij populli e vendi!
Keta qe e shajn Fatos Nanon, i marin te keqen e kembes atij, se ata ,si Mesila Doda (kurva),Andi Betja i shoqi Kurves etj, qe nuk jane as sa nje qime e bythes se Fatos Nanos,kerkojn te lahen me fjalet e tyra te ndyra para elektoratit,i cili do t’i denoi rend me 25 Prill, duke mos i votuar.Nano,per Ilir Meten dhe Sali Berishen tha ato qe jane ne te vertete dhe i di i gjithe populli.Ilir Meta dhe Sali Berisha jane kriminelet me te medhenj dhe anti shqipetaret me te keq qe kane ane e mban shqiperise urrejtjen me te madhe.Blendi Fevziu ka bere nje pune shume te madhe me intervisten e Fatos Nano ne emisionin OPINION,sepse,ja çorri fytyren e palar te Metes dhe Berishes.Ata te dy jane turpi i popullit shqipetar.Vetem budallenjet mund t’ja japin voten.
Eeee, si ka arritur puna…… Mesila Doda, Gëzim Podgorica, Andi Bejtja e Gjekmarkaj & compani shajnë Nanon. Miza e kalit që rri në bythën e kalit shan kalin kur i lëpin bythën.
Kritikat dhe ofendime Nanua i adreson tek Berisha dhe Meta , jo tek opozita , apo lideret e tyre . Nuk e kuptoj pse ngaterroni adresimin e sulmeve te Nanos . Nese Nano sot sulmon Berishen dhe Meten ; po te njejten gje ka bere , kundra Rames , ne periudhen qe Rama i mori partine , jo me force , por me votime . Nano nukse ka nje qendrim te caktuar , i nxjerr flamuret sipas interesave . Ne kete moment ka hallin per tu bere President , dhe i lepihet Rames , por ka edhe nje hall tjeter ekonomik , te shofim nese do ti shkoi marrezia .
Nano mbreme goditi kriminelin shqiptar me te rrezikshem te te gjithe koheve,Sali Berisha,prandaj dhe reagimet berishisteve jan te pritshme.