Pse e morët vendimin për t'u larguar në 2005? Nano e thotë hapur: Dreqi e mori, nuk ishte mosha

4 Shkurt 2021, 23:08Politika TEMA

Ish kryeministri Fatos Nano është pyetur dhe për arsyet e vendimit të tij, për tu larguar nga poltika në vitin 2005.

Në një rrëfim në “Opinion” ai tha se largimi i tij ishte parimor, pasi në statutin e partisë ishte sanksionuar që humbësi jep dorëheqjen.

“Me thënë të drejtën e fundit që mu kujtua në atë moment ishte mosha. Vendimi ishte parimor sepse, dreqi e mori politikani nëse nuk respekton disa parime që janë shtylla e punës së tij nuk ka të drejtë të bëj asgjë tjetër.

Parimor sepse e shkruam me vullnet në statutin e partisë, në imitim dhe të partive të tjera simotra që kur humbet zgjedhjet largohesh.

Nuk ishte ndonjë largim dënim, apo pa kthim. Unë kur dhashë dorëheqjen thash se do jem në mbështetje të bashkëpunëtorëve të mi.”

2 komente në “Pse e morët vendimin për t’u larguar në 2005? Nano e thotë hapur: Dreqi e mori, nuk ishte mosha”

  1. Hazeri says:

    Ti do jesh pasardhes i presidhjerit Like Muta

  2. Ik more bark derr!
    Hyre në politikë si djali i Thanas Nanos dhe dole si burri i Xhoanës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje