Fatos Nano: U mor personalisht me burgosjen time! Më 21 janar Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe u kthye në kafshë!

4 Shkurt 2021, 22:06Politika TEMA

I pyetur për njohjen me Sali Berishëm Fatos Nano është treguar i ashpër këtë të enjte.

Ai tha se Berisha hyri në politikë si intelektual humanist, si kardiolog, por në momentin që mori drejtimin e PD u kthye në kafshë politike.

Referuar 21 Janarit, Fatos Nano tha:

Berisha thotë shumë gjëra për shumë gjëra, përfshirë dhe 21 Janarin, por unë kam të dhënat e kohës, të dhëna nga njerëzit që kanë qenë dëshmitar në zyrën e tij kur ai është marrë ‘in persona’ me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike.

Politikanët janë kafshë politike. Dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike. Në 21 Janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive popullore.

Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 Janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin dixhital. ”.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Jemi në fund të vitit 1990, kur ju i takonit grupit liberal. Edhe në Tiranën e kohës konsideroheshit si një nga ekonomistët liberalë por edhe personat liberalë. Përse nuk u anëtarësuat në PD por mbetët në Partinë e Punës? Dhe si e kujton lëvizjen e studentëve?

Fatos Nano: Lëvizja e studentëve ishte e vërtetë. Ishte e virgjër, ishte jo shumë e koklavitur. Ishte pasqyrë e ndjenjave të moshës, e vrullit të moshës dhe kërkesave të atij brezi. Sapo filluan të afrohen intelektualë apo interesa të tjera, ajo pushoi së qeni kaq e pastër. Dhe veçanërisht qysh në tribunën e fjalimeve të para të ditës së shpalljes së Partisë Demokratike, u pa që do kishte shumë ujë për rrjedhur.

U pa që uji filloi të trazohet. Vendimi im për të ms kaluar me PD-në erdhi në mënyrë racionale dhe graduale sepse në një kohë që të gjithë po turreshin për të kaluar me PD-në, atëherë unë mendova këtu do bëhet një monizëm i ri. Dhe vendosa në mënyrë të ndërgjegjshme të qëndroj majtas për të balancuar situatën. Natyrisht nuk do të qëndroja vetëm, do të bashkohesha me të tjerë intelektualë të majtë, dhe këtë bëmë, balancuam situatën aq sa 4 muaj pas zgjedhjeve të ’92 fituam zgjedhjet vendore.

Fatos Nano: Pjesa mbushje topi që ishin shumica e Byrosë Politike, që kishin ardhur vitet e fundit nga arat, nga kantieret, nuk është se kishin shumë pretendime. Pra nuk shikonin rreth e rrotull, ishin të mbyllur me njëri-tjetrin, nuk i përfillnin studiuesit apo shkencëtarët dhe nuk ta varnin shumë.

Ky ishte një avantazh. Në kohën që ata nuk vinin fare në bibliotekë, ti mund të shkoje dhe kishe gjithë kohën për vete dhe të gërrmoje në ca libra që s’i prekte njeri me dorë. Dhe kishte atëherë në biblioteka ca gjëra të tilla. Pra, nuk ta uzurponin kohën e vlefshme të studimit. Ndërkaq, kur ne filluam të shfaqemi, sepse unë 3 vitet e fundit para pluralizimit, nisa një tur bisedash nëpër gjithë Shqipërinë me intelektualë, me kuadro.

Doli nami dhe pastaj filluan të më thërrisnin mua. Shkoja pothuajse çdo dy javë dhe flisja siç kam folur me studentët e mi. Shtroja pyetje provokuese, kërkoja përgjigje nga salla, shikoja që salla ishte gati për përgjigjen që doja unë dhe e jepja atë përgjigje. Opinioni po mbartesh. Opinioni priste, opinioni ishte kurioz se kush po thotë ndonjë gjë dhe ç’janë këta të rinj që po thonë ca gjëra. Dhe kjo më çoi mua në dënimin që u bëra kryetar i Partisë Socialiste.

Gazetari: Ishte presioni nga poshtë që e solli?

Fatos Nano: Ishte presioni nga poshtë. Pra unë u bëra i njohur me këto ture.

Nano: Kur e njoha për herë të parë Sali Berishën

Ish-Kryeministri Fatos Nano është takuar për herë të parë me Sali Berishën në vitet ’90 në një takim në gazetën Zëri i Popullit. Gjatë atij takimi, Nano thotë se kuptoi që Berisha nuk e pranonte mendimin ndryshe. “Sali Berishën e kam takuar për herë të parë në redaksinë e Zërit të Popullit, ku ishim thirrur për një bisedë nga kryeredaktori i kohës, Përparim Xhixho, bisedë rreth temave sociale, ekonomike, politike. Ishte një bisedë gjysmë e hapur. Përparimi që ka qenë çik qerrata, nuk mori kot personazhe të tilla, Saliun, mua, Spiro Deden, ka qenë dhe një jurist, Aleks Luarasi. 

Dhe na shtroi disa pyetje nga këto që ziente opinioni. Dhe pasdite na ftoi në redaksi dhe ishim ulur në të njëjtën dhomë. Saliu ulur, unë përballë tij. Secili shikonte bocat e veta. Aty e pashë për herë të parë. Nuk e njihja, dukej njeri energjik, dukej nga flokët pak malësor, i gjatë, atletik. Në një moment më pyet: “Fatos si thua ti, a është mirë kjo gjë ta them kështu”. Unë i jap një mendim alternativ. E pashë që u step dhe u tërhoq, nuk më pyeti mi. Pra në qoftë se do më pyesje siç më pyet sot, cili është impresioni i parë për Saliun, është që nuk e pranonte mendimin ndryshe” tha ai.

Fatos Nano: Berisha u mor personalisht me burgosjen time, në 21 Janar pushoi së qeni politikan

Në vitin 1993, Fatos Nano në cilësinë e kryetarit të opozitës në atë kohë nën drejtimin e PS, u arrestua për akuzat e korrupsionit. Ende sot e kësaj dite, Nano fajëson Sali Berishën për burgosjen e tij.  Fatos Nano e konsideron Sali Berishën në fillimet e tij si një intelektual kur hyri në politikë, e që më pas u bë politikan, ose siç e konsideron ai “kafshë politike”. Duke komentuar ngjarjen e 21 Janarit 2011 në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Fatos Nano thotë se pas këtij momenti, Sali Berisha pushoi së qeni edhe politikan.

Gazetari: Raporti juaj ka pasur shumë ulje-ngritje. Keni qenë përplasur shumë, por njëkohësisht edhe keni bashkëpunuar. Si do ta përkufizonit sot, jashtë këtyre impresioneve ose ndjesive personale, si politikan Sali Berishën?

Fatos Nano: Do përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Sali Berisha hyri në politikë si intelektual. Pra, intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, ai u bë politikan. E them këtë gjë sepse intelektuali dhe politikani me kalimin e kohës i lënë vendin njëri-tjetrit. Janë të rralla rastet kur politikani mbetet aq intelektual sa duhet. Më pas ai ka mbikëqyrur që nga idea e parë që hodhi vetë deri në realizim, deri në atëherë kur ra shteti në ’97, burgosjen dhe mbajtjen time në burg. Është marrë ‘in persona’ me këtë gjë.

Gazetari: Berisha thotë që nuk jam marrë unë me këtë gjë.

Fatos Nano: Berisha thotë shumë gjëra për shumë gjëra, përfshirë dhe 21 Janarin, por unë kam të dhënat e kohës, të dhëna nga njerëzit që kanë qenë dëshmitar në zyrën e tij kur ai është marrë ‘in persona’ me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike. Politikanët janë kafshë politike. Dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike.

Në 21 Janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 Janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin dixhital.

16 komente në “Fatos Nano: U mor personalisht me burgosjen time! Më 21 janar Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe u kthye në kafshë!”

  1. Maloku erdhi nga shpella ne qytet .
    dhe kafshe ngeli edhe ne Qytete .
    Rrespekt Fatos Nano edhe pse nuk dhe ate qe duhej per kte vend ,
    nderkohe qe kishe shume mundesi ta beje ate gje.

    1. Kalec Dega says:

      …do shkruhen shume histori per xhuxhin dhe shpellarin…..

      1. qen bir qeni son of a b**** says:

        HAhaha! bravo kalec! Xhuxhit i paska hik bleta fare dhe quan Berishen politikan! berisha vetem politikan nuk ka qene. demagog e te tjera po. Politika nuk eshte krim por ligj dhe mbeshtetse e ligjit, por jetojme ne epoken e qoftlargut me duket mua.

  2. Alfred says:

    Fjale qe mbajne era myk,si myku I mbledhur rreth buzeve. I ka ngelur ora ne ’91-shin. Rrefim pa vlere,pa dobi. Ka aspiruar qe te qeverise si marres I stafetes nga Ramizi.Pra vazhdimesine e te njejtes mendesi pushteti. Fantazma qe zgjohen per kushedi c’arsye te mbrapshta….

  3. Operacioni Zjarri says:

    Ik more palaço, njeri pa karakter. E ke harruar qe dilje ne krah te Berishes per mbeshtetje kur Berisha ishte kryeminister?

  4. Nano ishte me qytetar se cubi Sali por veprat e tyre treguan se cfare i bene atij vendi. Enveri I hante njerezit sidomos intelektualet por ndertoj fabrika uzina hidrocentrale e shtriu aresimin shendetesine ne gjithe vendin. Ne keto 30 vjet hajduteri kush nga udheheqesit grykes ndertoj dicka qe te mbahet mend. Kane bere rruge ku gjysmat e parave vidheshin kane pastruar kanale e bere ura ku parate vidheshin. Kane lejuar drogaxhinjte pa shkolle te ndertojne pallate por 20% dihet dhe ing vetem firmosnin. Bene reformen agrare ku token e moren ata qe skishin dhe pronaret ngrohen ne diell Finalja krijuan njeriun e ri ku pa te mesme beheshe profesor. dhe plepat brilant Tosi sarhoshi. Sali cubi Like floriri Rame 20% e Luli hajduti nuk duhet te dalin me ne Tv. Po nuk u larguan keta atij populli edhe oksigjenin do tia marrin.

  5. REALE says:

    Me duket se Nano liberali e dashka dhe nje post dhe ky eshte presidenti. Pas 26 prillit do ta shikojme qe Ilir Meta “do vrase veten” vete e ka thene dhe Fatos Nano behet president. I ka ardhur gjahu ne shteg dhe megjithe mendimin e keq qe kam pasur per te, pse mos te behet: ai s’te prishe pune, kete e dime, do shikoje qejfin e tij dhe do vulos ndonje shkrese. Aty do marre dhe Ben Malaj, Arta Daden e kompani, Kastriotin nuk e besoj se ai ka degraduar fare. Keshtu e shikoj une kete interviste.

  6. Pionieri says:

    Po pse nuk krahasoni apo çfar ndryshimi shikoni mes 21 Janarit ne Tirane dhe 6 Janarit ne Washington?

    1. Pilo says:

      Pa he, na i thuaj ti ngjashmerite. Ne Washington vrasjet u bene BRENDA ne Kapitol, jo ne rruge. Ne Washington nuk ishin 100,000 veta qe protestonin, po nje tufe qafekuqesh qe i kishte peshkuar i pari i vendit per te bere rremuje qe te rrije ai ne karrige dhe jo fituesi i zgjedhjeve. Do te besh krahasim, krahaso cfare ndodhi ne 6 janar me ate qe ndodhi ne 26 maj ne Shqiperi, pas fitores se zgjedhjeve nga opozita. Pyet Arben Imamin me mire se ai s’besoj ta kete harruar skafandren qe i theu dhembet.

  7. Pensionist says:

    Fatos Nano bëri aktin më burrëror, atë që kafshët politike nuk e bëjnë dot. Ai dha dorëheqjen nga politika në mënyrë dinjitoze dhe bën sehir kafshët si shahen, si shpifin, si hedhin baltë e qymyr mbi kundërshtarin, si mburren, si hidhen e pirdhen si gjela plehu, si premtojnë mrekullira dhe si i vënë zjarrin vatanit!
    E majta sa herë ka ardhur në pushtet, ka bërë shtet. Të tjerët kanë prishur e shkatërruar çdo gjë!
    Këta barbarë po bëjnë “kalkulime” për marrjen e pushtetetit dhe do të bëjnë hatanë që ditën e pare të uljes në kolltuk!
    Kush nuk i njeh këta balashë, mund të shkojë pas tyre.
    Populli i njeh mirë bëmat e kriminelëve, që shkatërruan pasurinë e një populli të tërë, prishën kombinate, fabrika, uzina e punishte, vodhën inventarin ekonomik të industrisë dhe bujqësisë, shkatërrusn pasurinë e Ushtrisë (armatimin, municionin, depot, transportin, flotën, aviacionin, tanket, të gjithë industrinë ushtarake), shitën kontrabandë për interes të tyre armë dhe naftë, duke e çuar në zero nivelin e ekonomisë kombëtare dhe papunësinë.
    Njerëzit filluan të arratisen dhe 1997 ishte akti më i turpshëm i kufomës kriminale politike, salikafsha, kur shpalli sulmin ndaj popullit të tij, ndryshe luftën civile.
    Këta janë dhe mbetën barbarët e Shqipërisë, që më 25 qershor duan të rikthehen me çdo kusht, sipas mendjes së tyre pa mend, në “qeverisjen e vendit”!
    Kurrë! Këta janë më të zinj se nazistët e Hitlerit dhe fashistët e Musolinit! Kjo është e vërtetë!

    1. Atdheu says:

      Bravo pensionist, pikes i ke rene.

    2. arti says:

      Ke shume te drejte.

  8. Plehrat Politikane Kriminele ,Duke u paraqitur Si Engjej.. says:

    Shumica e te gjithe Politikaneve,,deri nga punonjesit me te thjeshte neper shume dikaatere..Te gjithe u pasuuan,ne kurize te Popullit qe ishte i varferuar ,,dhe po ashtu vazhdon te jete ,nga pasojat e ketyre zullumqareve…Qe sote jetojne nje jete Si sheiker ..
    Zoti i denofte ,, vetem Zoti mund te mare Hake ,per keta Plehra te paskrupullt.. vrane,prene,vodhen,, nuk lane gje pa i bere ketij Populli te shume vuajtur..

  9. linda i bjen defit, tepsi e timon. says:

    Large Nano hajduti, Berish krimineli e hajduti ; ilire floriri , dorzo thesarin popullit ; Bashe hajduti e kriminel ; e Rama qe vetm marreveshje me hajdutat ; me ndejte ne pushtet , e me i dhane siguri bandes se hajdutave , ne jemi te paprekeshem gjithemon ; ne bajme ham-ham e ruajme miljonat qe bame ne pyllin e derrave ;e ka per populli ;

  10. Konjak says:

    Nese do besijme keto qe thua , a do te na tregosh se ku i more qindera milion evro , dhe tani ben jeten e sheikeve , ne vendet me te mira te botes . Mir se Berisha ka fajet apo gabimet e tij ne drejtimin dhe administrimin e zgjedhjeve te 96-tes , apo fajdet ; po ti , c’bere , dhe a jeshe ideatori dhe shkaterrimtari i popullit dhe ekonomise se tij , duke vjedhur dhe djegur gjithe shqiperin e jugut , vetem e vetem se te kishin futur ne burg , per vjedhie , qe ne fakt kishe vjedhur . Ose diku te ka vrar kepuca , ose ndjen nje ere te keqe , qe te vjen rrotull per miliardat evro me te cilat ben jete perrallore , kaluar dhe sheikeve . Do ti vjellesh gjithe prapesite qe i ke punuar popullit .

  11. Ano says:

    Thonj pa prere….hahshahahahaaaaa i palare…… Panamera….era ers……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje