Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë prerë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë ajo nuk ja jep votat e partisë.
Sipas saj, plani me 5 pika i LSI-së është i panegociueshëm dhe kreu i PD nëse do të bëjë koalicion paszgjedhor me të, duhet ta pranojë.
Kryemadhi: Unë kam planin tim me 5 pika. Është i panegociueshëm. Nëse Basha nuk e pranon këtë planin tim me 5 pika nuk ja jap votat.
Pyetje: Çfarë do bëni ju? Do rrëzoni qeverinë e Bashës?
Kryemadhi: Çfarë? Jo, unë s’ja jap votat Bashës nëse nuk e pranon këtë plan me 5 pika. Janë të panegociueshme. Ky (Arjon Sulo) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë.
Ky s’të lë të mbarosh logjikën dhe bën matematikë. Taksa 5% formalizon ekonominë. Formalizimi i eekonomisë do të thotë që oligarkët që bëjnë transaksione fiktive, do e pësojnë.
Formalizim do të thotë më shumë investime në arsim. Do dyfishojmë pensionet duke ia marrë lekët këtyre oligarkëve.
Nuk dime kujt ti japim voten , Rames jo se nuk po na premton sa do na i rite , Luli do na i rite 5% ne vit , Monika do na i rite dyfish , ne hall jemi !