“Bashkëpunimi me Berishën i çuditshëm”! Fatos Nano: Flisnim në telefon! Një politikan konfliktual

4 Shkurt 2021, 22:36Politika TEMA

Ish-Kryeministri Fatos Nano, ka folur mbrëmjen e sotme për bashkëpunimin me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nano tregoi se me Berishën ka bashkëpunuar për rreth 5 muaj në vitin 2002 për zgjedhjen me konsensus të Presidentit, kur u zgjodh Alfred Moisiu.

“Ja po të tregoj 2002-ishin. Arritëm të bëjmë një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut president. Ne kishim gjithë mundësinë për të zgjedhur presidentin.

Zhurma që u krijua ishte një zhurmë e tipit Doris Pack, jo më shumë se kaq. Ndërkohë pala që drejtoja unë kishte dhënë prova se ishte e prirur për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje.

Duhet t’i kujtoj një ngjarje që nuk citohet shumë: Marrëveshja e politikanëve shqiptarë në komunitetin e San Legidios.

Unë kam propozuar dhe shkruar në dokument në atë takim, nuk ishte Saliu, që të ngelet normë e sjelljes politike në Shqipëri që Komisionin e Kontrollit të Shtetit do ta marri opozita në çdo rast, që opozita do ketë më shumë se ç’i takon nga vende në Parlament, komisione parlamentare për të drejtuar deri në 1/3 në rast se ka më pak”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”, ndërsa akuzoi ish-kreun e demokratave se nuk e ka zbatuar siç duhet bashkëpunimin.

“Të gjitha këto i kam futur unë. I vetmi që nuk e ka zbatuar ka qenë Berisha. Sa herë që ka ardhur Berisha në pushtet ka mbajtur edhe Komisionin e Kontrollit të Shtetit.

Dhe me marrëveshjen për zgjedhjen e Presidentit konsensual filloi një periudhë jo më e gjatë se 5 muaj bashkëpunimi aq e çuditshme saqë Berisha më merrte mua në telefon dhe unë e merrja Berishën në telefon. Komunikonim direkt pa sekretare për të arsyetuar.

Mbi këtë bazë janë krijuar komisionet hetimore parlamentare. Ishte bashkëpunim shumë i mirë. Situata politike në vend u qetësua mjaft saqë pas intervistës së famshme që bëmë në Opinion, kemi bërë një të dytë në Nëntor te Tv Arbëria”, nënvizoi ai.

Por ish-liderin e demokratëve e konsideron si konfliktual në politikën shqiptare.

Blendi Fevziu: Po roli i tij (Sali Berishës) në politikën shqiptare në përgjithësi, ky është përkufizimi që mund të japësh?

Fatos Nano: Roli i Berishës në politikën shqiptare ka qenë në vlerësimin tim konfliktual. Pra, në periudhën e parë ai pati, krijoi dhe ushtroi autoritetin e marrjes së vendimeve të mëdha, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja demokratike, ashtu dhe në ekonomi. Ndërkohë, po ta ndjekësh me këtë synim, ai ka qenë gjithmonë i përfshirë personalisht në vendime të mëdha. Që do të thotë, i gatuante vendimet e mëdha sipas kuptimit të tij. Më kujtohet një intervistë me BBC që atëherë shfaqej vetëm në TVSH, ku duke folur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e shoqëron me gjestin, që e trajtoi atë si një lodër të vetën.

Ky ishte koncepti i tij dhe gjithçka mesa duket në kuptimin e tij duhet të kalonte nëpërmjet tij përfshi edhe lënien mënjanë të atyre që e kundërshtonin. Ndërkohë, ai erdhi duke e thelluar sjelljen dhe kuptimin apo veprimet e njeriut të konfliktit, dhe njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot nga politika shqiptare, është Sali Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambiciet e veta. Është e pamundur të kesh një proces paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime më të mëdha me kosto më të ulëta me Sali Berishën.

Blendi Fevziu: Por ju keni bashkëpunuar me të në momente të caktuara të zgjedhjeve.

Fatos Nano: Ja po të tregoj 2002-ishin. Arritëm të bëjmë një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut president. Ne kishim gjithë mundësinë për të zgjedhur presidentin. Zhurma që u krijua ishte një zhurmë e tipit Doris Pack, jo më shumë se kaq. Ndërkohë pala që drejtoja unë kishte dhënë prova se ishte e prirur për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje.

Duhet t’i kujtoj një ngjarje që nuk citohet shumë: Marrëveshja e politikanëve shqiptarë në komunitetin e San Legidios. Unë kam propozuar dhe shkruar në dokument në atë takim, nuk ishte Saliu, që të ngelet normë e sjelljes politike në Shqipëri që Komisionin e Kontrollit të Shtetit do ta marri opozita në çdo rast, që opozita do ketë më shumë se ç’i takon nga vende në Parlament, komisione parlamentare për të drejtuar deri në 1/3 në rast se ka më pak. Të gjitha këto i kam futur unë.

I vetmi që nuk e ka zbatuar ka qenë Berisha. Sa herë që ka ardhur Berisha në pushtet ka mbajtur edhe Komisionin e Kontrollit të Shtetit. Dhe me marrëveshjen për zgjedhjen e Presidentit konsensual filloi një periudhë jo më e gjatë se 5 muaj bashkëpunimi aq e çuditshme saqë Berisha më merrte mua në telefon dhe unë e merrja Berishën në telefon. Komunikonim direkt pa sekretare për të arsyetuar. Mbi këtë bazë janë krijuar komisionet hetimore parlamentare. Ishte bashkëpunim shumë i mirë. Situata politike në vend u qetësua mjaft saqë pas intervistës së famshme që bëmë në Opinion, kemi bërë një të dytë në Nëntor te Tv Arbëria”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje