“E vrau Sali Berisha!” I përlotur dhe me zërin e dridhur, Nano tregon për vdekjen e nënës: I thashë se do vonohesha, më tha se do më priste

4 Shkurt 2021, 23:01Politika TEMA

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar periudhën e tij në burg, për të cilën tha se i ka lënë pasoja pozitive dhe negative.

I prekur dhe me zërin e drishur, ai tregoi për vdekjen e nënës së tij, për të cilën thotë se ia ka vrarë Sali Berisha, në momentin që Nano u fut në burg.

Ai akuzon Berishën edhe se i ka marrë 4 vitet më të bukura të pjekurisë së tij.

Blendi Fevziu: Si ka ndikuar burgu në jetën tuaj?

Fatos Nano: Ka ndikuar në mënyrë kontradiktore.

Blendi Fevziu: Në ç’kuptim?

Fatos Nano: Në planin njerëzor më ka sjell tek ky që jam. Më ka bërë më tolerant, më ka bërë më të frenuar për të marrë hak.

Blendi Fevziu: Më të frenuar për të marrë hak?

Fatos Nano: E kam thënë nga përvoja e burgut, që njeriu qëndron pak në burg, del më shumë revanshist seç ka hyrë.

Blendi Fevziu: Se mendon se ka hyrë pa të drejtë.

Fatos Nano: Kur qëndron shumë gjatë në burg, kam frikë se nuk je për gjë.

Blendi Fevziu: Të vret në kuptimin figurativ.

Fatos Nano: Kur qëndron për një kohë më të moderuar, në rastin tim ishte rreth katër vite. Është mjaftueshëm për të arsyetuar pse ndodhin gjëra të tilla. Cilat janë arsyet, çfarë duhet bërë që t’i evtiojmë, ky është ndikimi më i madh që ka marrë nga burg, nga burgosja gati 1500 ditore.

Të mos harorjmë që ishte në moshën më të mirë në moshën më aktive. Tani vijmë tek ato negativet, Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të bukura të pjekurisë time. 39-44 vjeç. Sali Berisha e kam të regjistruar, këtu dominon… Prandaj të thash që janë kontradikte, Sali Berisha mund të thuhet natyrshëm se më ka vdekur nënat. Sepse nëna ima ditën që u nisa në Prokurori dhe i thash që mund të vonohem ca më tha ‘të kuptoj bir dhe do të pres’.

Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur me nënën?

Fatos Nano: Si çdo djalë me nënën, kam qenë djalë i vetëm. Do të pres më tha dhe nuk arriti të presi dhe u dorëzua në 1995 kur pati disa incidente kur pritej të lirohej Nano, të cilat i bllokoi Saliu. Por një njeri me zemër siç ishte ajo, ngrohje e ftohje të tilla dhe ajo dha shpirt.

Blendi Fevziu: Dhe ju morët pjesë në varrim, i kemi disa pamje.

Fatos Nano: Tani leja që unë mund të marr pjesë në varrim u dha atë ditë në mëngjes. Një natë më para kisha djalin, Sokolin në Bençë dhe i them unë mesa duket nuk vij. Kështu do regjistrojmë një mesazh timin në minikasetë që ti do ta vësh tek mikrofoni në varrim dhe regjistrimi ka qenë “Sali Berisha pse më vrave nënën?”.

Dhe djali iku në mbrëmje mori kasetën dhe nuk e dinte që do merrja pjesë dhe tek varri se unë isha pjesë dhe mund të thoja çfarë kisha për të thënë kam thënë:  Falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë që të përcjellë nënën për në banesën e fundit, por do u bëja thirrje që të mos ulni armët vetëm për të vdekurit por dhe për të gjallët. Ja ku përplasen dy efektet e burgut, e para që humba nënën dhe e dyta që u bëra më tolerant. Të mos marrë hak

5 komente në ““E vrau Sali Berisha!” I përlotur dhe me zërin e dridhur, Nano tregon për vdekjen e nënës: I thashë se do vonohesha, më tha se do më priste”

  1. Ruaj respektin me te mire per Z,Marie.
    Mesyese e dashur,keshilluse si prind,
    korrekte si mesyese,

  2. Doni says:

    Keqardhje per nenen.
    Keqardhje per Xhoanen qe I bere pabesi. I the me prit, te priti dhe le.
    Po kesaj cti themi ?

  3. Arta says:

    Nuk thuhet së koti ” kur vijnë mentë humbën dhentë”! Vepra jote e ndyer e ka vra nënë tënd jo askush tjetër! Besoj që ska nevojë të numrohen sepse dihen, nuk harrohen kur i thoje Millosheviçit se Kosova është problem i Serbisë….

  4. Skorpions says:

    Ti jo vetem nuk more hak, por me kalkulimet apo sjelljen tende arrogante e solle ne pushtet (nepermjet luftes me Like floririn) ne vitin 2005 dhe i dhe presidentin. Ti nuk mund te quhesh lider historik, por deshtak historik. E kishe ne dore ta coje ne pension ate kafshen kur ishte 60 vjec, po na e le si muti pas kepuces edhe tani qe po shkon afer te 80 ave. Ka diference te madhe mea artikulimit tend (ia vlen te degjosh) dhe veprimit tend (te mori me qafe vesi).

  5. shqip says:

    Çështje kulturash. FEVZIU nuk ka si I kupton se është me prejardhje “talebabesh”. Shqipëria si Libani, Agjeria, apo ndonjë vend tjetër multi fetare. Ku pjesa tolerante kërkon me shpresë të mbijetojë, duke promovuar tolerancë edhe ndaj dhunuesit. Nga ana tjetër kultura e dajakut, e mishëruar te shpellaret dhe talebanet e kudondodhur. Ti i flet me sinqeritet, bashkbisedon për tema të ndjeshme. Tjetri si qenie pa bosht, të provokon, ironizon, përbuz ndjenjën njerëzore. Saliu nuk do ishte aty ku nuk duhej kurrë të ishte. Po kështu është, ai gjeti mishërim te Fevzit, tek Bushati, tek Bathorja, te pjesa më e pa ndjeshme ndaj civilizimit. Ky ishte avantazhi i kafshës Berisha për shumë kohë. Derisa në skenë doli një djalë Tirane, që nga ana e tij zotëron një shkallë superiore komunikimi. Ndërsa për Nanon mund të thuhet vetëm një gjë. Nano ishte, mbetet i vetmi lider politik shqiptar që njeh rregullat e lojës në demokraci. Është i vetmi në vend që ka dhënë dorëheqjen nga posti. Shikoni sa vite drite larg janë me Berishën. Njëri jep dorëheqjen nga pushteti. Tjetri vret për të mos lëshuar pushtet. Kaq për të kuptuar intervistën e Nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje