Ish-kryeministri Fatos Nano gabimin më të madh të tij në politikë quan delegimin e pushtetit. Nano thotë se nëse do të ishte sot në qeveri nuk do të delegonte shumë pushtet.
Ai thotë se kjo gjë mund të duket paradoksale, por shton se shoqëria nuk është përgatitur për një gjë të tillë.
Gazetari: Nëse ktheheshin mbrapa çfarë do korrigjonit te vetja?
Fatos Nano: Në mënyrë paradoksale sot jam më i sinqertë se çdo herë tjetër. Do korrigjoja atë me të cilën mburrem.
Gazetari: Cila është?
Fatos Nano: Kam deleguar shumë pushtet.
Gazetari: Sidomos në vitin 1997.
Fatos Nano: Tipari im dallues në politikë ka qenë delegimi i pushtetit.
Gazetari: Këtë e quani gabim?
Fatos Nano: Sot do delegoja më pak.
Gazetari: Kjo tregon që shoqëria e donte kështu apo…
Fatos Nano: Kjo tregon se shoqëria nuk ka qenë kaq e përgatitur për delegim pushteti pa kontrolle rigoroze, sot Rama i bën në mënyrë teknologjike. Dhe Rama delegon pushtet, por i ka në kontroll të rreptë.
Gazetari: Pra kjo që quhej si arritja më e madhe…
Fatos Nano: Këtë e quaj si arritjen më të madhe timen, por njëkohësisht dhe si defektin më të madh që mund ta kisha korrigjuar në rrugë e sipër.
Ik or legen pijanec hajdut mçifu. Midis hajvanlleqeve te tjera, prej teje kemi peshqesh edhe ket pallen e idiotit qe eshte sot karminister. Asnje here nuk tregove kush te urdheroi ta sillje nga nen urat e Parisit e ta beje minister te Pordhures, asnje here nuk tregove kush t’i kishte koqet ne bige. Ik e ha parate qe vodhe me thes nga ky milet budalla e mo na çaj me derrasa.