Sondazhi: Tërmeti, 73% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë

4 Shkurt 2021, 23:41Politika TEMA

Standardet e dobëta të sigurisë së ndërtesave ishin sipas shqiptarëve shkaku kryesor i viktimave dhe dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Kështu besojnë 73.3% e të anketuarve të sondazhit të dytë të Euronews Albania dhe MRB, ndërsa forca e tërmetit dhe vjetërsia e ndërtesave renditen gjithashtu si faktorë.

Reagimi shtetëror në fazën e shpëtimit shumica e qytetarëve e vlerësojnë si të mirë, po ashtu edhe punën e qeverisë për adresimin e pasojave.

Megjithatë, vërehet një rritje e qytetarëve që vlerësojnë negativisht adresimin më afatgjatë të pasojave, ndryshe nga ndërhyrja e menjëhershme e kërkim-shpëtimit.

Opinioni publik paraqitet i ndarë në vlerësimin e punës së autoriteteve lokale.

Problematika e shumëpërfolur e strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti në kuadër të ndihmave dhe masave vlerësohet si disi dhe shumë pozitive nga shumica e qytetarëve (60.6%).

38.9% e të anketuarve megjithatë e vlerësuan atë si disi dhe shumë negative.

Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u shkund nga një tërmet i fuqishëm i cili la pas 51 viktima dhe shkatërroi qindra banesa e la mijëra familje pa strehë.

5 komente në “Sondazhi: Tërmeti, 73% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë”

  1. Kalec Dega says:

    ….ahahahhahaha, si 73% e cecenve ne TemA…..lol…ose perkon kjo me sa perqind shfatare ka ne Shqiperi akoma….

    1. EF says:

      Edi si edo ti Kalec ??? Qe qeveria tu jepte njerezve nje ndihme ne fillim dhe tu thoshte: ”Tani urdheroni ,bankat ja ku jane,merrni credi dhe ndertoni shtepite tuaja” Keshtu o kolec gomari.

    2. Tërmut Peçoja says:

      Shifrat e sondazhit Shum Realiste…
      x
      Dhe ska Si të jet ndryshe Kur, për Tërmetin e rënë në Durres, sondazhin/anketen e Ben ne Korçë!!!!

      Pa pyesni njëhere ata mijra vet qe jan prekur, se çfar do thone???!!

      Apo skan rendesi ata,
      Rendesi ka se cfar mendojne militantet, se sa mir i ka trajtuar qeverria te prekurit!
      ×
      Konsultohuni njeher me Statistikat per reagimin, i publikoni ato dhe nuk ka nevoj per sondazhe Palaçosh te ketij lloji..

      Nuk ndryshoni fare nga para ardhesi Juaj Birrisha..

  2. Zeni says:

    Vallahi nuk e di ca ka bo lali Erua andej nga TR (se andej u be edhe nami nga termeti) …po ketej nga DR: business as usual i thote frengu!
    Ose te anketuarit ishin te afermit e Gjushit edhe te Tigrit pastaj…se ashtu ju besoj fort

  3. Loni says:

    Po deryrimisht se ti kolec bq dhe ti Zenoja kuptohet qe nuk i besoni se kjo duket dhe nga emri, si te jet dakord Zeni Berishes me Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje