Një shtëpi në Devon të Anglisë, në një kthesë të rrezikshme, është kthyer në një pikë të zezë aksidentesh, pasi në 6 vitet e fundit ajo është goditur nga 21 automjete.
Aksidenti i fundit ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa pronarja e shtëpisë është shprehur se ajo ka vendosur blloqe betoni për t’u mbrojtur, por sërish nuk ja ka dalë. “Tensionohemi gjithmonë kur dëgjojmë një automjet që po lëviz me shpejtësi. Jemi të frikësuar dhe në rrezik konstant”, është shprehur e zonja e shtëpisë.
Anëtarët e familjes akuzojnë autoritetet në Devon se nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse ata e kanë ngritur problematikën dhe kanë kërkuar që të vendosen mbrojtëse në rrugë.
Qe te perplaset diçka, duhet te levize. Shtepia nuk eshte perplasur, sepse shtepia nuk leviz, nuk ka rrota. Jane automjetet ato qe jane perplasur me shtepine. Pra: Shtepia me te cilen jane perplasur 21 automjete.
Eh moj shkolla shqiptare e tranzicionit qe po e ben kete popull 100% analfabet funksional! Futni anglishten gjuhe te pare e te deryrueshme dhe keshtu biem rehat se nuk na duhet t’i perkthejme as shkrimet per gazete.