Rama: Emigrimi, i pashmangshëm. Nuk ka qeveri dhe fuqi që e ndalon

6 Shkurt 2021, 11:30Politika TEMA

Rritja e pagave për specialistët që punojnë jashtë qytetit të tyre, bën sipas kryeministrit Edi Rama, që ata të marrin të njëjtën rrogë që do të merrnin po të shkonin në Gjermani.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky ka qenë qëllimi i tij, për t’u ofruar një mundësi më shumë, por pa u ndaluar atyre mundësinë që të provojnë veten në një vend tjetër.

Rama tha se nuk predikon katastrofën për shkak të emigrimit të njerëzve dhe se kjo është një periudhë historike e pashmangshme.

“Kemi bërë një rritje të konsiderueshme pagash që për specialistët që janë jashtë qytetit të tyre, është një pagë që me bonusin dhe me 40% plus faktikisht shkon në atë nivel që ata do të merrnin nëse do të niseshin sot për Gjermani dhe do të hynin në sistem jo si profesorë, por në sistemin bazë atje. 

Ky ka qenë qëllimi për të mundur që mjekëve, pa i ndaluar sepse unë nuk hyj tek ata që predikojnë katastrofën për shkak se njerëzit synojnë të provojnë veten jashtë shtetit sepse kjo është një periudhë historike e pashmangshme dhe nuk ka qeveri e fuqi që e ndalon këtë trend. 

Janë periudha historike që shumë vende e kanë kaluar, shumë vende po e kalojnë sot dhe në fund të fundit është liria e gjithsecilit. Në fund të fundit për ata që duan të rrinë këtu, të rrinë me një pagë që nuk ishte qesharake siç ishte paga 6 apo 7 vjet më parë.

 Nuk është një pagë për të kërkuar ne që ju të thoni sa të lumtur për qeverinë që keni, por është një pagë që është e konsiderueshme në raport me nga u nisëm dhe një arsye për të besuar se në këtë rrugë mund të rritet akoma dhe për t’u rritur pagat duhet të keni parasysh nga vijnë paratë. Paratë vijnë nga krijimi i mundësive të reja”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se beson që vendi ka hyrë në një fazë tjetër të rritjes së mëtejshme të të ardhurave si rezultat edhe i fiskalizimit.

Ai ironizoi ndër të tjera programin e PD-së. “Programi i PD-së mund të akomodojë bonus për të shkuar edhe në masazh, në SPA, në pishina, që do të ndërtohen kuptohet sipas programit”, tha Rama.

1 komente në “Rama: Emigrimi, i pashmangshëm. Nuk ka qeveri dhe fuqi që e ndalon”

  1. Shqipetari i Papune says:

    o Pallosh-Gjatosh;Emigrimi masive eshte bere nje Semundje e Temerrshme KOmbetare ne Shqiperi, dhe mos na Beje Paralele,me Pagat…..
    1-KU e kenio sote Alb-Petrolin??Ishin te Punesuar MIjra NJerez??Sote Uzina e Ballshit eshte Kthyer ne nje Teneqe, qe nxjerre Gaze dhe Amonjak dhe Mbyti Mallakastriotet me Helmin e tije??
    2-KU i keni Zonat Naftembajtese dhe Nxjerrese??????I Privatizuat te gjithe per te perfituat Qeverite ne Pushtet fillo qe nga Fatos Nanon me 1997-ten….dhe me radhe…pse???Po te punoj Shqipetare 40-te ore ne Jave, si e ka gjithe Bota. dhe te paguahet MIre athere ska pse te marrin Rrugen e Kurbetit qe te Lajne Pjatat e Italjanit, apo Grekut….
    @@POlitika Disfatiste e Shtetareve Shqipetare i ka RRenuar Shqipetaret…dhe nuk u ka lene Shprese….Shitja dhe Privatizimi i Objekteve Strategjike per te Perfituar nje Pjese e Shtetareve i ka varferuar Mijra Shqipetare..ka Pasuruar nje Pjese te Vogel…por ka Shkaterruar Ekonomine KOmbetare,ku sote Politikane si Rama(Ka me keqe)…po na bejne Loxhe per “Investime Arabe”, Turke dhe Greke…
    @@Pyetja eshte po ne Shqipetaret vete c´fare kemi?????????Apo Gati THesin e Refugjatit?????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje