Kur e vërteta e Fatosit vret më shumë se plumbi i Saliut

7 Shkurt 2021, 21:23Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Fatos Nano u rishfaq ne publik pas shume vitesh. Larg politikes per nje kohe te gjate, ish kryeministri i Shqiperise pranoi te rrefente te vertetat e tij, te cilat kane shume me shume vlere sot, teksa ai vete nuk eshte me pjese e interesave dhe lojrave politike. Aq i vertete ishte rrefimi i Fatos Nanos sa debati dhe kureshtja qe ngjalli rishfaqja e tij ne publik shume vite me pas, theu rekorde mediatike ne shikueshmeri.

Por mbi te gjitha, sulmet personale te Sali Berishes, Ilir Metes dhe sherbyesve te tyre, te cilet u versulen me lloj lloj akuzash ndaj politikanit te vetem deri me sot qe ka ditur te pranoje humbjen e te jetoje ne paqe me te, tregojne se te vertetat e Fatos Nanos kane prekur thelbin e tranzicionit shqiptar, kane goditur mu ne zemer pergjegjesit e politikes se dhunes, urrejtjes, baltosjes dhe hakmarrjes. Pikerisht ata, Saliun dhe Ilirin, te cilet njesoj sic mbrojten njeri tjetrin ne 21 Janar, vazhdojne te bashkepunojne edhe sot, duke e kthyer Lulin ne nje lolo te paperfillshem.

Fatos Nano i ka patur te dy kundershtare ne betejat e tij politike, e po te mos ishte per bashkepunimin e Saliut me Ilirin ne 2005, Partia Socialiste nuk do i kishte humbur zgjedhjet. Ndaj, kur sot Fatosi, qe i njeh ndoshta me mire se gjithkush tjeter keta dy personazhe te politikes shqiptare, e artikulon te zeze mbi te bardhe te verteten per Saliun dhe Ilirin, kjo e vertete ngjit.

E mbi te gjitha, kjo e vertete vret, me shume se plumbat apo hakmarrjet e doktorit nder vite, pasi eshte nje e vertete e thene ftohtesisht dhe qetesisht, ne nje stad te pjekur te jetes se tij, ku polemikat politike nuk kane asnje pike rendesie perballe trashegimise politike qe Fatos Nano na le te gjitheve ne.

6 komente në “Kur e vërteta e Fatosit vret më shumë se plumbi i Saliut”

  1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Nano thjesht tall topet me larot berisha,metin,beshir etj.
    Te njejten gje ben edhe Rama,fundja nuk eshte e veshtire qe kristianet te tallin topet me turkoshaket…..kjo pasi nga vet natyra( DNA) sunitet or shiitet jane njethundrake arabe kshq….vari kkkkkkk.

    1. Ray says:

      Nano eshte nje halabak politikan dhe nje gagac , qe per shkak te mungeses se oratorise e flet Shqipen sikur e ka gjuhe te huaj,
      duket sikur e ka kapur dikush per gryke,
      pasi e flet cdo fjale me diference 5 minuta nga njera tjetra,
      ngaqe i punon kompiuteri i trurit me shpejtesine e breshkes .
      ..
      Mirepo e mburrin keta turma e deficenteve te Partise qe e kane trurin bosh fare

  2. Bledi says:

    Endri, nuk e dimë cilat të vërteta vrasin me shumë nga Fatosi: ato mbi Liken e Saliun apo ato mbi hajdutin thonjpaprerë të ikonave në Paris ? Apo mbase ai kërkon t’i rikthehet ëndrrës së tij të vjetër presidenciale dhe nuk i skuqet faqja që lëpin atë që nxjerr për sa kohë qëllimi justifikon mjetin dhe cipa ka rënë . Unë mendoj se është kjo e dyta.
    Përshëndes,
    Bledi

  3. Ceni says:

    Fatos Nano humbi dhe iku. Kthehet pas 15 vitesh dhe gjen ne politike te njejtet lojtar. Po tani me me shume gjynahe mbi shpine. Keta maskarenj, pasi kane vrare e kane vjedhur, kerkojne perseri pushtetin. Trapin do marin.

  4. Kim été says:

    Shembull i keq, pa maskë në valë pandemie, sikur të ishte infektuar me sid në Austri, dhe të vij të shtrihet me goca pa kllëf në Tiranë.

  5. Haxhi Qamili says:

    Na dil të lutem përsëri, aty mbas “katër vjetësh”, se na duhesh! Këtë “Prill e kemi në xhep”, por duam edhe “Prillin, mbas 4 vjetësh”.
    “Aman Tosi, bëje edhe një herë për ne”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje