Përse Lulzim Basha është mbyllur në shtëpi duke treguar përralla!

7 Shkurt 2021, 19:47Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Liderët e opozitës shqiptare ia kanë mbushur mendjen vetes, se nuk do rikthehen dot kurrë në pushtet me votë sa të kenë përballë PS dhe Edi Ramën, ndaj të gjitha energjitë e tyre janë fokusuar tek hiletë. Duhet pranuar se për këtë, janë bërë mjeshtra aq të mëdhenj, sa do ti kishte zili çdo skenarist Hollywood-i.

Skenarin këtë radhë e ka “zbuluar” pa dashje Monika Kryemadhi, sipas së cilës pavarësisht rezultatit në zgjedhje, Ilir Meta do të mandatojë një emër nga opozita për Kryeministër të ri të vendit. Por, të bësh skenare filmash për fituar audiencë dhe të bësh politikë për të prodhuar pushtet, janë dy planete shumë të largëta nga njëra tjetra.

Nuk është fjala këtu për operacionet e marketingut elektoral, që ka nisur të prodhojë publikisht Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi. As tek qasjet politikisht të kalkuluara të Presidentit të Republikës, apo tek diabolizmi i Sali Berishës në marrëdhëniet me publikun. Sepse këto nuk janë skenare. Janë thjeshtë makiazh që aktorët kryesorë vendosin, për të luajtur në skenë, rolin e caktuar nga regjisori!

Finalja e çdo skenari të tillë, synon në fund fitoren e pushtetit jo përmes votës, por përmes hileve. Lulzim Basha e di se sado “omleta” që të gatuaj, apo përralla të tregojë në shtëpi, nuk do të fitojë asnjëherë asnjë votë prej tyre. Sado dekorata që të shpërndajë Ilir Meta apo deklarata patriotike që të lëshojë në eter, nuk ka për ti shtuar asnjë votë LSI, në zgjedhjet e 25 prillit.

Sado që ta shfrenojë fantazinë e tij të pakufishme dhe sado “denoncime” nga qytetari digjital që të postojë në mënyrë të paepur Sali Berisha në facebook-un e tij, e sigurtë është në fund, se jo vetëm që nuk i shton por vetëm sa i pakëson çdo ditë e më tepër vota PD dhe opozitës.

Sado të besojë apo të bëjës sikur beson tek teoritë konspirative dhe të mos e mbajë maskën përgjatë pandemisë, apo të bëjë çfarëdo premtimi apo deklarate kundër qeverisë dhe Edi Ramës që ia ka qefi, Monika Kryemadhi nuk ka për ti shtuar asnjë votë LSI.

Të katër liderët e “Opozitës së Bashkuar” por edhe të tjerë akoma që drejtojnë partitë më të vogla brenda gardhit të tyre, janë koshientë për këtë. Kjo është edhe arsyeja se përse përtej gjithçkaje kanë bërë e po bëjnë në përditshmëri, mëndjen e kanë gjithmonë vetëm në një pikë. Jo tek ngjizja e frymës së ndryshimit. Jo tek pushtimi i zemrave të shqiptarëve. Jo tek uragani i mbështetjes që prodhon programi elektoral. E as tek vota, sigurisht. Por e kanë mëndjen, vetëm tek hileja në fund të skenarit të shfaqjes.

E kanë ditur që ditën e parë që e humbën pushtetin më 2013 dhe kaluan në opozitë, se për tu rikthyer sërisht, u duhet patjetër një hile. Në mungesë të zbatimit të kryeskenarit historik të politikës, që bazohet tek parimi “përça e sundo”, i janë falur përpara çdo palë zgjedhje hile të ndryshme.

Në zgjedhjet lokale të 2015, bojkotuan reformën e ndarjes së re administrativo- territoriale të vendit duke bërë “hilenë e strucit” dhe humbën.

Në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 2017, iu falën çadrës së “Republikës së Re” të Lulzim Bashës dhe besuan se do e fitonin pushtetin përmes manovrash pas marrëveshjes me Edi Ramën dhe i humbën sërisht zgjedhjet.

Para zgjedhjeve të 2019, të ndërgjegjshëm në pafuqinë e tyre elektorale, e çuan skenarin në kufirin e vet më “in extremis”. Dogjën mandatet e deputetëve. Dolën nga Parlamenti dhe sistemi politik e demokratik i vendit në rrugë. Nisën sulmin me “Molotov” kundër institucioneve kushtetuese. I çdekretuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit. I bojkotuan ato. E si përfundim, i humbën bashkë me 60 bashkitë, të gjitha pushtetet, për herë të parë në 30 vjet.

Tani kanë dhënë sinjale se po përgatiten sërisht, për një hile të re. Është një skenar që ua mer të gjitha energjitë politike dhe elektorale, duke mos e patur mendjen as tek elektorati, as tek fushata dhe as tek strategjia e fitores së zgjedhjeve me votë. Jo. Janë të fokusuar vetëm tek hileja e radhës. Tek rrengu i radhës. Tek kurthi i radhës. E kanë aq të sigurtë se do ia arrijnë këtë radhë, sa kandidati i tyre për Kryeministër nuk del më as nga shtëpia, ku vetëm gatuan dhe tregon përralla!

8 komente në “Përse Lulzim Basha është mbyllur në shtëpi duke treguar përralla!”

  1. Arturi says:

    Fredo. Ca thone milionat. Ecin tek fondi i investimeve ?

  2. raul says:

    Alfred me le pa fjale. Exelent. Por nuk ka bir nene ne shqiperi e jo me Habib Burgiba qe te deformoje vullnetin e palekundur te popullit shqiptar per vazhdimesine e mandatit per here te trete te gjigandit Edi Rama. Nafije dybeku sudja e leshelise dhe pd te rrijne nja 4 vjet ne opozite ne parlament pastaj te masin forcat. Nuk ka ndodhur ne bote qe nje force politike nga rruga te vije ne pushtet. Nga rruga hyhet nje here ne parlament , rri 4 vjet ne opozite dhe pastaj mati forcat.

  3. TONI says:

    Fred kte ide kushte dhe Rama ne 2013 per Berishen dhe skane faj se ne Shqiperi pushteti ka cdo gje nga pastrusja deri tek gjykata……

  4. Shenjestra says:

    Sa te jete gjall Sali Berisha,PD-ke nuk fiton,nuk e mere dot Pushtetin.Saliut i duket sikur e duan,jo,perkundrazi e urrejn dhe kete do t’a shikoi ai ne 25 Prill qe do turperohet dhe elektorati tij do ta beje ate legen fare,langaraq fare.Saliu ka me vete vetem nje Sali Lushaj me te birei dhe asnje tjeter.
    Eshte e vertete qe ata duan t’a marin pushtetin me hile e me dredhi dhe do sajojn metoda djallezore,video si ajo a BABALES,akuza te kota per te prishur mendjen e njezeve,por e kan kot fare. Nuk fitojne.

  5. M....mecit says:

    Si mund te vije ne pushtete nje njeri FALLCO si LULASH BABALIA qe kan perdorur e sajuar lloj lloj sinuatash e makinacione me vidjo fallco te sajuar nga te gjith LANGARAQET e SHQUPIT. Nuk kan as vizion as program as alternativa, sa qe dheky derdimeni LULASH BABALIA nuk di as tabelen e shumzimit… E thjesht jan ca mjeran te deshperuar dhe te falimentuar.. Kur te humbasin prape ne 25 prille do thone qe nai vodhi RAMA zgjedhjet prape. Ja ketu do jemi dhe doti degjojme…

  6. Luli ka fillu me gatujt vetem piper te skuqur…

  7. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Sado i mire te jete ky begas,duke i rene zurnas tere kohen n vrimen e ´´komandantit te ri´´,na e zbut jo pak neverine e merituar qe ndjejme gjate gjithe kohes,per lulin,saliun&co.
    Pra dhe ne respekt te gazetes,te pakten ja rralloni daljet dhe ato pa fotografi,qe dhe familjes do ti ish merzitur,pa le lexuesit.

  8. Konjak says:

    Basha ben me te miren e mundeshme qe te jete sa me rracional , ne gjithe veprimtarin e tij . NJe njeri qe do te punoje per vete dhe per shoqerine , nuk duhet te harxhoje kohen kot , c’do levizie duhet te jete me efektivitet . Gjeja me e duhur qe ben Basha eshte : Moskonsiderimi i sahanlepiresve te politikes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje