Ish-deputetja Klajda Gjosha e konsideroi objektivin e LSI-së për të rritur buxhetin për arsimin në nivelin 5%, plotësisht të realizueshëm.
Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, teksa fliste mbi fushatën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjosha theksoi se 5 prioritetet e programit politik të kësaj force janë të panegociueshme.
“Unë mendoj që LSI sot është e vetmja parti që ka filluar të mendojë për programin, duke u bazuar se si mund të rritet buxheti. Pika kryesore është rimbursimi me 5 për qind të të gjitha faturave që qytetarët harxhojnë më muaj.
Këtë e bëjmë përmes kartës së solidaritetit dhe bashkëpunimit të shtetit, biznesit dhe qytetarit. Është një rimbursim mujor, të ardhura mujore që shtohen në buxhetet e tyre.
Në cilindo diskutim, pikat e programit të LSI-së janë të panegociueshme. Është koha që politika shqiptare të mbajë një premtim. Është plotësisht e realizueshme.
Të gjitha pikat e programit tonë janë të prekshme dhe të llogaritura deri në hollësitë më të vogla, në mënyrë që nesër të jenë të implementueshme.
Kjo është një garë. Partitë dalin me programin e tyre, ne jemi bashkë. Pasi të përfundojmë këtë garë, do të ketë edhe tryeza, ku do të bëjmë bashkë programin qeverisës.
Kemi disa pika ku kemi rëndë dakord, kjo është pikërisht taksa e sheshtë dhe taksa e biznesit VIP. Për LSI-në, 4 pikat e tjera do të jenë të panegociueshme.
Janë disa pika, të cilat nuk mund t’u thuhet JO”, deklaroi Gjosha!
E pyetur se si e sheh fushatën e socialistëve dhe premtimet e kryeministrit Edi Rama, ish-deputetja tha se rilindasit po ushtrojnë presion të madh mbi zgjedhësit.
“Vijoj ta shoh një fushatë mes tepsisë dhe timonit. Ka një presion shumë të madh tek zgjedhësit. Pra, është shumë e dhunshme si fushatë, psikologjikisht.
Tregon edhe faktin sa frikë ka sot “Rilindja” për humbjen e pushtetit; e shoh një fushatë që më shumë në terren shikon drejtorë që mundohen t’u imponohen qytetarëve nëpërmjet pushtetit, sesa nëpërmjet ideve dhe alternativave”, tha Gjosha!
Ne xhep e ka fitoren LSI , ne programin e saj prej 5 pika , do shtoje pervec thaseve me miell e ndonje zarfi me leke , dhe vaj per te bere petulla , qe te mare me te mire elektoratin e SHQUP it , per te votuar per te , si e djathte reale ne vend .
Keta te LSI-s jane kaq budallenj sa mendojne se do genjejn dhe do mashtrojn popullin me bemat e tyre bajate.Jo more jo! As programi i LSI as programi i tyryfyçit Basha nuk jane te realizueshme.Ato programe jane per te hedhur hi syve te popullit,te marin pushtetin dhe pastaj te dhjefsha kalin sa te kalojne lumin.Nuk u ha njeri keto kokra ulliri se jante hematisura.Prandaj opozita ta mbledhin mendjen,edhe kter vjete ne opozite.
Aty qendroni te “Piket”…dhe mbajini “Sekret” se mos jua “Vjedhe” Rama…po ky duket se nuk merret me pikat e tuaja….shikoni se mos njua merre Basha..ai merret edhe me Qokat tuaja…qe jane “Mrekullite” e Monikes…qe na “Qane” Hallin e Pjeshkes ne Itali…lol
Populli ju urren of lsi. …bastarde. …njerez batakcinj. ..mut do hani. ..morret fund. ..
???????
A te shkretet juve.Qani hallin e kalorsit perse i varen kembet.Rama e mbajti 8 vjet pushtetin me bindjen se do te fitoje prape por dhe po se fitoje nuk ka ndonje gje te madhe dhe nuk eshte turp ta humbesh tani por mjere ju qe jeni mesuar te kaloni sa ne nje ane ne anen tjeter dhe mburreni se keni fituar tamam si ajo miza ne byth te kalit qe kur kali ecen me vrap i duket asaj sikur ecen dhe i hap gare kalit se kush do te eci me shpejte.