Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të rinjve të ndahen nga politika e përçarjes dhe urrejtjes dhe t’i bashkohen forcës së vetme që punon për të ardhmen e tyre.
“Politika e punës, e dashurisë për njëri-tjetrin, e ndihmës dhe e solidaritetit fiton gjithmonë. A jemi abonuar te kjo politikë? Apo tek ajo e përçarjes dhe urrejtjes? Ju jeni të gjithë një skuadër: skuadra e të ardhmes së Partisë Socialiste të Shqipërisë,” u shpreh Veliaj gjatë takimit me të rinjtë në Rrogozhinë.
Ai ka kërkuar të mos iu besojnë më atyre që me “ndryshimin” duan t’i rikthejnë të rinjtë në kohën e “Kristalit” e “Vitrinës”.
“Dikur të rinjve u ofroheshin alternativa si “Kristali” e “Vitrina”. Mund të ishe në burg dhe të dilje me doktoraturë nga këto universitete! Kur shikon që ata njerëz sot thonë duam ndryshim, ne u themi: Faleminderit shumë! Ne kemi nevojë të shkojmë përpara, jo mbrapa,” u shpreh Veliaj.
Ata që flasin sot për ndryshim, – tha Veliaj – u dhanë kredi të buta deputetëve, zv/ministrave e gardistëve të 21 Janarit, jo çifteve të reja.
“Kreditë e buta në kohën e Lulit i morën deputetët, zv/ministrat, drejtorët dhe gardistët që vranë në 21 Janar. Për Lulin, njerëzit me paga me mbi 1 milionë lekë quheshin shtresë në nevojë. Për mua, në nevojë është çdo djalë dhe çdo vajzë që, me meritën e vet, pa parë mbiemrin, pa parë familjen, por duke parë notat, duke parë talentin, punën dhe dëshirën për të krijuar një familje për t’ia dalë me sukses, kërkon ndihmën e Bashkisë së Tiranës dhe do ta ketë ndihmën e Bashkisë së Tiranës,” deklaroi Veliaj.
Ndërsa i deleguari i PS në Rrogozhinë, Etjen Xhafaj u shpreh se PS është e vetmja forcë që bën sot diferencën. “Ju jeni e ardhmja dhe data 25 Prill është hapi i parë për ju. Vetëm PS është partia që bën sot diferencën,” u shpreh Xhafaj.
Erion, ke vendosur nje drejtor te Ujesjellesit ne Tirane. Mire ke bere.
Po edhe ky ka marre nje kredi te bute nga bashkia, por ka bere dhe nje gafe tjeter. Shtepine e ka shitur dhe ka blere nje shtepi tjeter.
E ka gruan shume tekanjoze ky hajduti i vogel Elton dhe eshte i babezitur shume.
Pyetja eshte : ku eshte ndryshimi ?