FAKTI/ E vërteta e studentes së “shkëlqyer” të Kryemadhit, Floida Kërpaçi, e ka përfunduar universitetin me notën 5

7 Shkurt 2021, 14:42Politika TEMA

Në zonën e Kombinatit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po promovon fuqishëm Floida Kërpaçin, të cilës duket se i ka besuar Njësinë 6. Në çdo dalje krah Floidës, Kryemadhi e cilëson atë si “studentja e shkëlqyer e farmacisë”, duke dashur të tregojë se LSI-së i bashkohen të rinjtë ekselentë, dhe përmes këtij truku, të shtjerë në rrjetën e birrave të Jalës, të rinj të tjerë, që të shohin tek Floida vajzën e re, studenten ekselente, që merret me politikën e Madhe, pranë Kryemadhit.

Por, a është vërtet Floida “studentja e shkëlqyer e Farmacisë”, siç e promovon Kryemadhi? Në fakt, nëse i hedhim një sy listës së notave të diplomës së saj, të cilën e ka përfunduar në 2019, na del krejt ndryshe. Floida nuk është studentja e shkëlqyer e Kryemadhit, por një nxënëse mesatare, e cila e ka përfunduar shkollën me shumicën e notave 5.

Për shembull, në të gjitha lëndët e rëndësishme të profilit të saj, siç janë: Farmakologjia, Analiza Farmaceutike, Kimi Farmaceutike, Biokimi, Farmakognozi dhe Fitoterapi, Farmakologji Klinike, Biofizikë, Anatomi e Njeriut etj, të gjitha këto lëndë janë vlerësuar me notën më të ulët 5. Sigurisht, duke pasur kaq shumë nota 5, mesatarja e Floidës nuk mund të jetë e njëjtë me studentët e ekselencës.

Në fakt, mesatarja e saj është 7.6, që do të thotë se ajo është një studente mesatare e farmacisë, dhe aspak e shkëlqyer, siç përpiqet ta prezantojë në publik Kryemadhi. Që të quhesh student ekselent, mesatarja jote duhet të jetë mbi 9.

Megjithatë, nga lista e notave spikat lënda e Edukimit Fizik, ku e shkëlqyera e Kryemadhit ka shkëlqyer me notën 10.

Notat e Kërpaçit:

Farmakologji      5

Analiza Farmaceutike     5

Kimi Farmaceutike           5

Biokimi 5

Farmakognozi dhe Fitoterapi      5

Farmakologji Klinike        5

Biofizikë               5

Anatomi e Njeriut            5

Njohuri mbi sëmundjet 6

Teknologji Farmaceutike          6

13 komente në “FAKTI/ E vërteta e studentes së “shkëlqyer” të Kryemadhit, Floida Kërpaçi, e ka përfunduar universitetin me notën 5”

  1. Ben says:

    Ja,kjo tip farmaciste te merr ne qafe neser.

  2. Ne pune dore 10 .
    Muzike 10 .
    Vizatim 10.
    Fiskulture 10.
    Keto kane rendei per mesataren , me qe ka mbaruar per farmaci .

  3. Lea says:

    Si mund te pretendosh te vish ne pushtet dhe te udheheqesh te rinjt, kur je nje deshtake ?

  4. raul says:

    Sharebajga e haremit te Jales kjo Floida surratalienja komandantja e lristave naziskine te Doktoreshes horoskopike histerike leshelike femra shpifarake me e urryer ne Tirane. Bllokoi mesimin ne fakultete dhe bllokoi unazen per nje vit duke jua nxire jeten qytetareve Tiranas. Per skrap leshelija dhe doktoresha horoskopike e leshelise.

  5. Roberto says:

    Eeee mos ja fusni kot tani. Vertet ne deftese ka patur nje shenim qe Nota me e vogel dhe mjaft per kalim eshte 5-sa por kjo i takon kohes se shkuar ???. Me cmimet e reja nota 5 eshte shkelqyshem???.

  6. Din says:

    Kjo praktiken e mbrojtjen e temes e ka bere kur e bane deputete nje sharabajk

  7. Andi says:

    Kjo eshte fytyra e vertet e lsi keta vetem me % jan absolit

  8. manjola says:

    Me 5 do bëjnë shtet këta llojët e injorantëve

  9. Lindi says:

    Kur i thot kesaj ekselente ajo imagjino tjeret si jane

  10. Koli says:

    O mjere ne me keta o zotni i madh imagjino ca i bejne vjedhjeve keta ne pushtet … Fare e keqe

  11. manjola says:

    Me 5sa fillon shpresa o popull keta jane e ardhmja e asaj qe duan te sjellin me pushtetin qe pretendojne te marrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje