Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar paraditen e sotme me të rinj të Kombinatit , ku prezantoi projektin “mëso dhe fito” për punësimin e kësaj kategorie. Sipas saj ndër 5 prioritete e LSI-së është edhe rimbursimi me 5% i shpenzimeve familjare.
“Mungesa e një vizioni nga ana e qeverisë, ose ndërtimi i një strategjie për të folur në bazë të batutave, ose duke u marrë me të tjerët, nuk është se ne na krijon hapësira për të rritur punësimin, për të rritur cilësinë e arsimit, për të krijuar hapësira më shumë për vende të reja pune të mirëpaguara, përkundrazi i demoralizon njerëzit.
Ne si LSI jemi shumë të qartë në politikat tona. Ne kemi 5 prioritete, shumë të thjeshta, të cilat janë të prekshme dhe të realizueshme menjëherë, duke filluar nga 5 për qind rimbursim të shpenzimeve familjare.
Më pas për të vazhduar te projekti ‘Mëso dhe Fito’ i të rinjve që është një nga projektet shumë më të mira, për shkak sepse të rinjtë që janë në shkollat profesionale kanë mundësi që edhe të rriten profesionalisht, por njëkohësisht edhe të paguhen dhe të kenë mundësi të ndihmojnë familjen e tyre, ose edhe veten e tyre ekonomikisht”.
Kryemadhi theksoi se një tjetër investim i LSI-së është taksa 1 për qind për të ardhmen, ndërkohë që përmendi se LSI është e fokusuar te Rinia.
“Duket si e vogël por krijon një efekt, një impakt goxha të madh për buxhetin për arsimin. A duhen taksuar më shumë të pasurit më shumë për taksën e arsimit? Ndoshta po. Por le ta fillojmë njëherë sepse nuk taksohen. Ta fillojmë njëherë të vendosim një taksë 1 për qind, që nuk është vetëm për të pasurit, por kushdo do ta paguante taksën e arsimit, në momentin që do të shikonte që kjo do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në arsim.
Një shoqëri që nuk mendon për të ardhmen e vet, normal që do të jetë e destinuar për të ‘vdekur’, ose për tu shuar, prandaj edhe ne si LSI fokusohemi shumë tek rinia. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën, na pëlqen të punojmë me të rinjtë. Mua personalisht më pëlqen të punoj me të rinjtë për shkak të energjisë, pozitivitetit që kanë, por edhe ëndrrave”.
Një nga pikat kryesore të LSI-së është edhe arsimi, i cili sipas Kryemadhit ka ardhur duke u rrënuar në vitet e tranzicionit. Sipas saj ai ëhstë parë si një xhep që mendohet vetëm ëpr rrogat dhe joi për kërkimin shkencor.
“Arsimi për ne është nuk quhet kurrë në politikat tona shpenzim, por quhet investim. Një shtet, një shoqëri, që nuk investon në arsim, sigurisht që nuk mund të ketë të ardhme. Arsimi shqiptar ka ardhur duke u rrënuar në vitet e tranzicionit, e tashmë po merr dërrmën përfundimtare, sepse nuk e kanë parë kurrë si një element që e rrit, e zhvillon shoqërinë dhe e fut konkurrencën për punën, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
E kanë parë si një xhep që mendohet vetëm për rrogat e mësuesve thjesht sa për të ngrënë bukë, dhe asnjëri nuk mendon për kërkimin shkencor, për laboratorët, për rritjen e cilësisë së mësimit, për rritjen e kurikulave, për krijimin e kurikulave konkurrente. Ajo që na ka bërë përshtypje është fakti që etja e shoqërisë shqiptare për arsimin është e jashtëzakonshme, sidomos e brezit të ri.
Shumë të rinj dhe të reja studiojnë jashtë, jetojnë dhe punojnë jashtë. Studiojnë në SHBA, njëkohësisht edhe punojnë, si dhe në Angli, Francë apo Gjermani, Danimarkë”.
Floriri, floriri, floriri…. Nxirni floririn moj karakurve…
ne shpenzime familière perfshihen operacionet plastike dhe detyrimisht perfitusi me i madh i ketij programı eshte familja e Like floririt, pra o mete per vete.
Qe ka akoma shqiptare qe u shkojne pas ketyre delenxhinjve injorante e te pacipe, genjeshtare, hajdute e kriminele…, ky eshte nje turp per vendin tone…!!!
Kjo rimburson cdo gja me gop e shreku me turinin e majunit
Falenderojmë “zonjën” baxhellë ,por do ishte më dëfryese sikur të ishte 7% rimbursimi.
Po nejse kjo eshte tu mubduar me rrejt sa me shume se mos eshte vetem kjo…..te gjith partite ne shqiperi jane te pa afte mendrejtuar vendin te gjithe jane te korruptuar te gjithe jane maskarenj drogaxhi palace…edhe kjo thote hajde mos i mashtroj keto budalla Shqiptare
Po eshte shume e vertet qe kjo e ka merak rinin duan ta bejne rinin si veten e tyre ti futen politikes se nuk ju del Keq, ju futen politikes pa punuar as nji dite vodhen dhe shkateruan pasurin e populli dhe tani genjen rinin Duke I cuar ne jale Duke u. Borocitur rinia pa I dhene arsimin e duhur po me diploma false, keto Jane prioritetet e mender monies pika qe sju, bie atyre qe vazhdoj e e ju shkoj e nga pa’s ketyre familjeve hajdute