"S’ka kohë për gjumë", Rama bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë: Rruga e nisur solide, duhet të vazhdojë puna

7 Shkurt 2021, 09:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se shëtitorja në këtë qytet pritet të jetë gati për sezonin turistik, ndërsa shton se disa zona ende janë të paprekura dhe pritet të transformohen.

“Nuk do ja vlente që të linit diçka tjetër që po bënit sot, për të ardhur për folur si për televizor. Duhet të flasim hapur. Nuk dua të them sa shumë kemi bërë për Sarandën, por ta fillojmë aty tek ato gjëra që nuk kemi bërë. Unë dua të përsëris që edhe Saranda, edhe qarku i Vlorës, pavarësisht investimeve të bëra, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në të gjitha aspektet e tjera.

Do ju thosha që të parafytyroni, pamjen e kantierit sot në Thumanë, në Fushë-Krujë apo kudo tjetër në perimetrin e zonës së prekur nga tërmeti, ku pamja është krejt e ndryshme nga dita e nesërme e tërmetit i cili ishte një moment tragjik. Janë pastruar rrënojat, është hapur puna për sistemin nëntokësor, janë hapur themelat e ndërtesave por nuk janë ende banesa për të jetuar. Kështu janë të gjitha aspektet e tjera në arsim dhe në shëndetësi.

Besoj që përpara një kantieri ndërtimi, është e qartë se puna vijon, nuk ka kohë për gjumë. Thjesht projektet janë solide, rruga e nisur është solide. Natyrisht është e lehtë ta thuash, shumë e vështirë ta bësh.

Arsyeja se përse duhet të jemi në kontakt, është se pse duhet të vazhdojmë dhe të bëhet një balancë mes atyre që janë bërë dhe ato që nuk janë bërë. Shëtitoret nuk janë vetëm transformimi infrastrukture, por është një rritje në aspektin ekonomik. Po të shohësh xhiron e pronarëve që shfrytëzojnë ambientet në Lungomare janë më të larta se çfarë kanë qenë. Nuk dua të zgjatem më tutje” – tha Rama.

(TemA)

1 komente në ““S’ka kohë për gjumë”, Rama bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë: Rruga e nisur solide, duhet të vazhdojë puna”

  1. Kroreza says:

    Çfarë bene me Sarandën dreqi e mori vesh. Në vend që rrugët dhe bulevardi të bëheshin andej nga duheshin bere U futen në det duke prishur ambientin dhe bukurinë natyrore. Te dali njeri dhe të më thotë se në cilin plazh të botes rrugët ose bulevardet bëhen në plazh dhe në breg të detit. Lunguemare duhet të fillonte na porti I doganës të merte përpara ata që ndërtuan pa leje dhe të dilte në fund të rrugës të paktën deri tek bunkevilia. Kjo do të ishte tamam lunguemare si në Vlorë dhe pa prekur bregdetin. Në qoftë se e patë që tani shkallët me beton ishin mbushur me myshk ku njerëzit dhe turistët do të thyejnë qafen. E cdryshim pati hoqën gurë dhe vunë gurë të tjerë. As su zgjerua me shume dhe as su zgjat më shumë po një soj, vetëm U hodhën gurë e beton duke prishur faunën e detit që dreqi e di se sa vjet duhet që të re gjenerohet që kur futeshe me maskë brenda ndiheshe sikur ishe ne Karaibe. Peshk të gjithë llojeve me ngjyra të vegjël , sfungjere, algat që të mbulonin, qefuj tufa tyfa. Ik hure tani llum, shishe,hekura, plastika, goma etj etj dhe asnjë gjurmë peshku. Te shohim se ku do harriet akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje