Si e futi Berisha në burg Fatos Nanon: ‘Ushtarët’ që përdori, nga Blerim Çela tek Alush Dragoshi dhe montimi i akuzës

6 Shkurt 2021, 19:18Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Disa muaj pasi u zgjodh President, në fund të vitit 1992 dhe në fillim të vitit 1993, Sali Berisha nisi të shihte dy kundërshtarë si rrezik serioz për pushtetin e tij. Ata ishin kryetari i opozitës Fatos Nano dhe Azem Hajdari, i pari pretendent për kryeministër, siç edhe ndodhi më vonë, ndërsa i dyti gëzonte një mbështetje të ‘frikshme’ në radhët e demokratëve dhe ishte pa diskutim pretendent në hije për të marrë një ditë drejtimin e PD-së. Për të mbajtur nën kontroll Azem Hajdarin, Berisha angazhoi posaçërisht kreun e SHIK-ut famëkeq Bashkim Gazideden, për ta përgjuar dhe survejuar këmba-këmbas. Më 22 shtator 1992, Azem Hajdari, u ankua publikisht në Parlament se Bashkim Gazidede, ushtari i punëve të zeza të Berishës, e përgjonte.

Më vonë, Berisha e përjashtoi Azemin nga Partia Demokratike dhe grupi parlamentar demokrat, ndërsa e akuzoi si spiun. Nga ana tjetër, gazeta e PD-së, për rrjedhojë e Berishës, e quan Azem Hajdarin klloun mjeran të politikës shqiptare që udhëheq një tufë ordinerësh, përçarës, të dështuar si dhe e krahason me një kumarxhi. Berisha do të merrte frymë lirisht vetëm kur Azem Hajdari u ekzekutua në oborrin e Partisë Demokratike, në 12 shtator 1998. Që nga ajo ditë, Berisha e quan Azemin tribun të demokracisë, ndërsa vdekjen e tij, e përdori për të marrë pushtetin, përmes gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998.

Për të hequr qafet rrezikun tjetër, Fatos Nanon, Berisha gjeti një tjetër zgjidhje. Vendosi ta fuste në burg. Fillimisht, sapo mori pushtetin, Berisha tentoi ta izolonte Fatos Nanon, duke e goditur me polici dhe SHIK, duke i ndaluar mitingjet, të drejtën e fjalës në Kuvend dhe pjesëmarrjen në delegacione parlamentare. Në fillim të vitit 1993, nisi zbatimin e skenarit për ta futur në burg.

Lëvizje e para

Në 14 prill 1993, grupi parlamentar i PD-së, nën kontrollin e Berishës, thërrasin për interpelancë kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Blerim Çela, për të dhënë sqarime mbi një çështje të publikuar në media “për veprime abuzive dhe spekulime nga ana e shoqërive “Levante Co” dhe “Iliria Hollding” lidhur me sjelljen e ndihmave të qeverisë italiane për Shqipërinë”.

Në 27 prill 1993 Blerim Çela paraqitet në Parlament. Sipas Blerim Çelës, në nëntor 1990, Farudin Hoxha, në emër të Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik, lidh një marrëveshje me Ajdin Sejdinë, i paraqitur si president i firmës “Iliria Hollding”, për ushtrim aktiviteti në Shqipëri. “Farudin Hoxha i krijoi kushtet Ajdin Sejdisë për të sjellë në Shqipëri Xhuzepe Perniolën, presidentin e firmës italiane “Levante Co”, firmë italo-jugosllave, që u mor me livrimin dhe grabitjen e ndihmave italiane të akorduara për emergjencën”.

Akuzat për Nanon

Fatos Nano akuzohej se kishte autorizuar Ajdin Sejdinë të përgatiste bisedimet me kompani të ndryshme për përpunimin e naftës. “Veç sa më sipër, Fatos Nano, me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe Shkëlqim Cani, si zëvendëskryeministër, kanë kryer shkelje të tjera për të favorizuar firmën “Iliria Hollding””. Nano, me gjithë sinjalizimet që ka marrë për personalitetin e Ajdin Sejdisë, nuk ka marrë asnjë masë për sqarimin e tij, po përkundrazi, ka vazhduar ta mbështesë”, thotë Blerim Çela.

Sa i takon ndihmave, Blerim Çela tha se “Listat e mallrave sipas fondeve të akorduara nga qeveria italiane detyrimisht duhet të specifikoheshin nga Komisioni i Planit të Shtetit, Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Ministria e Tregtisë së Brendshme, të ngarkuara me këtë detyrë, që e njihnin dhe përgjigjeshin ligjërisht për plotësimin e nevojave të popullit me mallra ushqimore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shtetit. Ish-presidenti Ramiz Alia dhe ish-kryeministri Fatos Nano, jashtë funksioneve të tyre dhe duke shkelur ligjet e kompetencat e organizmave të ngarkuara për tregtinë e jashtme, caktuan dhe diktuan firmën nga e cila do të bliheshin mallrat. Pushtetarët, me dashje, kanë pranuar çmime tepër të larta, të diktuara nga firma shitëse, mbi ato të tregut, si shtegu dhe burimi për të krijuar fitime spekulative…”.

Qëndrimi i Nanos

Fatos Nano deklaronte në Kuvend, se “Që në fillim dua të deklaroj përpara Parlamentit Shqiptar dhe përmes tij gjithë popullit,me përgjegjësi të plotë personale, civile, qytetare dhe politike, se pseudoakuzat dhe shpifjet e paraqitura nga materialin e Blerim Çelës e kompani nuk janë gjë tjetër vetëm se një montazh i inskenuar politiko-elektoral, me synime të mbrapshta dhe të ulëta për të likuiduar dhe kufizuar lirinë politike, madje dhe fizike të Partisë Socialiste, të Kryetarit të saj dhe opozitën e vërtetë në Shqipërinë e sotme. Prandaj, bëj thirrje që autorët e këtij skenari t’i bëjnë llogaritë saktë. Kjo çorbë e gatuar në kuzhinë antishqiptare dhe të lobeve të lidhura me to dhe që përdorin si mashë Blerim Çelën dhe njerëzit që qërohen nga kjo sallë, si ushtarë “Shvejk”, nuk mund të bjerë veçse erë të qelbur por që, për fat të keq, nuk e ka gëlltitur vetëm z. Blerim Çela. Me paturpësi dhe deficiensë politike dhe profesionale, Blerimi dhe ekipi i tij, lëshuan bombën tymuese të korrupsionit të Fatos Nano dhe të qeverisë të tij”.

Shfaqet sërish Blerim Çela

Deputetët e PD sjellin sërish Blerim Çelën në Kuvend në 30 qershor 1993, për të shtjelluar më tej akuzat ndaj Nanos. “Më jepni kompetenca të tjera, t’i ushtrojë kompetencat. Kaq sa më keni dhënë, po i bëj. Prandaj, të mos kërkohet ajo që nuk bëhet. Më kapin njerëzit: fute Fatos Nanon në burg! Nuk e fut Fatos Nanon Kontrolli i Shtetit në burg, Kontrolli i Shtetit e ka denoncuar, hetuesia ta futë në burg tani, në qoftë se vërtetohen ato që thotë kontrolli i shtetit. Por të gjitha janë të dokumentuara katërçipërisht”, thotë ndër të tjera Çela.

Në lojë futet kryeprokurori Alush Dragoshi

Pas Blerim Çelës, në lojë futet kryeprokurori i atëhershëm Alush Dragoshi, një besnik që Berisha e përdorte si kamxhik jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe ndaj figurave të PD-së, të cilët për t’i mbajtur në rresht, u hapte herë pas here dosje penale. Me shkresën nr. 1117, datë 26.07.1993, Alush Dragoshi i kërkon Kuvendit që t’i heqë imunitetin deputetit Fatos Nano, me argumentin se “mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit në datën 06.05.1993, Prokuroria e Rrethit Tiranë ka filluar çështjen penale për krimin e shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal”.

Në kërkesën e tij, Alush Dragoshi thotë se “Si nga materiali kallëzues dhe hetimet e zhvilluara del se nga livrimi i ndihmave të dhëna për vendin tonë nga qeveria italiane për periudhën që ka qenë në detyrën e Kryeministrit Fatos Nano, është shkaktuar një dëm i rëndësishëm ekonomik në shumën 8 miliardë e 433 milionë e 064 mijë e 836 lekë. Në ardhjen e kësaj pasoje, krahas përgjegjësisë që kanë edhe personat e tjerë, del se ka përgjegjësi penale edhe deputeti Fatos Nano, i cili, me veprimet e mosveprimet e kundërligjshme, ka shpërdoruar detyrën, duke kryer veprën penale të parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal, si dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal”.

Kuvendi mblidhet menjëherë

Po atë ditë, pra në 26 korrik 1993, Kuvendi i kontrolluar nga Sali Berisha mblidhet për të diskutuar për kërkesën e kryeprokurorit Alush Dragoshi për t’i hequr imunitetin Nanos. Deputeti Arben Imami kërkon kohë pasi Komisioni i Mandateve sapo ishte njohur me materialin. Kuvendi u mblodh sërish të nesërmen, me datë 27 korrik 1993. Në këtë seancë, deputeti socialist Namik Dokle mban një qëndrim të fortë.

Dokle shprehet se “Në datën 26 korrik, pas një fushate të paskrupullt politike kundër Partisë së opozitës dhe liderit të saj Fatos Nano, të organizuara nga një klan revanshist partiako-qeveritar i PD-së, pas një presioni antiligjor dhe antidemokratik mbi drejtësinë, u arrit që të formulohej kërkesa për heqjen e imunitetit të deputeti Fatos Nano. Makinacioni politik duket qartë edhe në veprimtarinë e ngutshme të komisionit, pa i dhënë aspak kohë atij që të procedojë sipas rregullores së Kuvendit Popullor.

Pas Idajet Beqirit, ky është rasti i dytë që një kryetar partie përndiqet me mjetet politiko-policore dhe gjyqësore të një shteti me karakteristika të hapura totalitariste dhe neodiktatoriale, ndërkohë që shtypi zyrtar i PD-së ka nisur të formulojë kërcënimet për kundërshtarë të tjerë politikë….. Presidenti Berisha, në krye të PD-së blu, dirigjon dhe vëzhgon se si po shkatërrohet shteti i së drejtës dhe demokracia, duke marrë përgëzimet dhe shpërblimet e tallave të fshehta, të cilave u shërben me besnikëri…”.

Kuvendi i kontrolluar nga Berisha i heq imunitetin Nanos

Në emër të komisionit të mandateve foli Arben Imami, i cili u shpreh kundra heqjes së imunitetit të Nanos, duke hedhur poshtë akuzat si të pambështetura në prova. Megjithatë, shumica e deputetëve votuan për t’i hequr imunitetin Fatos Nanos. Me këtë vendim, Kuvendi i hapi rrugë arrestimit. Data ishte 27 korrik 1993.

Nano arrestohet pas tre ditës

Në 30 korrik 1993, tre ditë pas vendimit të Parlamentit për t’i hequr imunitetin, prokuroria arreston Fatos Nanon. Më 2 gusht 1993 grupi parlamentar i PS-së, duke e konsideruar si burgosje politike arrestimin e Nanos, nisi nënshkrimin e një peticioni në të gjithë vendin për lirimin e Nanos. Peticionin ua dërgoi përfaqësive diplomatike në Shqipëri. Ndërsa më gusht 1993, Fatos Nano shkroi një letër nga burgu, ku e shpallte veten të burgosur politik.

Nano dënohet me 12 vjet

Berisha kërkonte me çdo kusht të mbante Nanon në burg. Pasi deputetët e PD-së, kreu i KLSH Blerim Çela dhe Alush Dragoshi e kishin bërë punën e tyre, tashmë radha ishte e gjyqtarëve.  Më 3 prill 1994, Fatos Nano u dënuar me 12 vite burg. Apeli nuk e rrëzoi vendimin, por vetëm uli dënimin nga 12 në 11 vjet. Në vitin 1995, Nano kërkoi lirim të parakohshëm në Gjykatën e Kasacionit. Kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtarja Vitore Tusha, sot kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Fatos Nano la qelinë në vitin 1997, pas një amnistie. Më vonë, Nano rrëzoi të gjitha vendimin dhe procesin si të paligjshëm dhe politik, u konsiderua si i burgosur politik dhe mori dëmshpërblim për vitet e burgut.(Shqiptarja.com)

25 komente në “Si e futi Berisha në burg Fatos Nanon: ‘Ushtarët’ që përdori, nga Blerim Çela tek Alush Dragoshi dhe montimi i akuzës”

  1. Kim été says:

    Nano është i verbër, askush se din.

  2. servet says:

    Po perse paska qene akuze e montuar dhe denim politik,nuk vodhi Nano? !

    1. Sara says:

      O servet debili, pyet Alush loqen dhe genc gjokuten, se eshte i vetmi qe ka vjedhur “ne dobi te te treteve” sipas “jurisprudences” qe krijoi drejttesia e plepave te Saliut me katunare injorante si puna jote…

    2. Epirioti II says:

      Po Ilir Hotin dhe Vilson Ahmetin perse i futi ne burg Berisha? Ishin te dy burra shume korrekt dhe nuk vodhen 1 maje lapsi ne jeten e tyre.
      Po me Farudin Hoxhen cpati? E di ti mor Server qe Farudini ishte legjenda e hidrocentraleve qe na mbajne ekonomine dhe sot?

      Nano 3 muaj ndejti Kryeminister, por vetem 1 muaj prej verteti sepse u rrezua nga grevat. Veshtire se pati kohen dhe rrethanat per te vjedhur ndonje gje qe vlen 12 vjet burg. Por edhe nese supozojme se vodhi, asnje fakt nuk u zbulua ato kohe per ndonje abuzim te madh me ndihmat, dhe per me teper asnje fakt nuk kishte lidhje direkt me Nanon. Edhe Prokuroria Italiane e hetoi ceshtjen dhe nuk gjeti asnje fakt qe Levante Co kishte marre ndonje rryshfet.
      Nuk futet njeri ne burg pa fakte dhe per me teper per procedura administrative qe nuk vareshin nga ai. Shpejtesia me te cilat u bene veprimet juridike te lene pa fryme dhe cdo jurist me dy pare mend qe nuk shuronte ne breke nga Berisha e dinte mire qe ishte burgosja ishte politike njelloj si ato te Enver Hoxhes kur zbulonte “armikun e kllases punetore”.

  3. Trotski says:

    Po na del Vitore Tusha me Biografi te Mire !! Problemi eshte se vazhdon te sherbeje per Padrinot e Politikes Shqiptare Like Hajdutit dhe Sali Kermes.

  4. Arta says:

    Kur kujtoj keto gjera te tmerrshme dhe egersine e Berishes. Kur lexoj postimet e tij ne FB jam e sigurte se Shqiperia do te shpetoje vetem kur te vdese Berisha. Se ku i buron gjithe kjo urrejtje dhe helm atij njeriu eshte mister. Do te duhej nje psikanalize e thelle per te kuptuar se si nje njeri i vetem mund te jete gjenerator dinakerie, djallezie, keqdashesi e te gjitha te keqijat bashke. Fack Berisha!

  5. Sara says:

    O servet debili, pyet Alush loqen dhe genc gjokuten, se eshte i vetmi qe ka vjedhur “ne dobi te te treteve” sipas “jurisprudences” qe krijoi drejttesia e plepave te Saliut me katunare injorante si puna jote…

  6. Taulant says:

    Gjeja me e mire qe beri Berisha ishte qe futi ne burg kete kumarxhi dhe drurin qe i dha Imamit,Braces ,Rames & Co ne 1996.
    Koha tregoj qe keta e kane pasur hak dhe pak ate dru .
    I vodhen dhe vazhdojn ti vjedhin Shqiptareve milarda euro cdo vite.

    1. Epirioti II says:

      Zoti te ruajt ty dhe familjen tende nga truri yt !

    2. Bato says:

      Taulant, ske faj, tipat si ty,pjelle kryqezimi me ariun dalin ca si te mete, hibride jo fort te pershtateshme me civilizimin dhe demokracine. Ske faj, ne shpellat ku ke lind e rritur, vetem me kafshe u mesove, keshtuqe me gjuhen e tyre do flasesh

    3. MS says:

      Taulant na e shpife kombesine!

  7. L'imperatore Diocleziano says:

    Arta, Berisha eshte anti, antishqipar. Nje serb, me i keq se serbi me i keq qe i ka shkaktuar dem Shqiperise. Une nuk kuptoj o Arta DEBILAT qe e kane perkrahur e vazhdojme ta perkrahin. Kaq shume antishqipar shqiptare ka ne Shqiperine tone te dashur?

  8. gimi97 says:

    Alush Dragoti, nje spiun enverist e xhelat prokuror. Te birin, e kam pasur ne shkolle ne Lice, vetem pse ishte i biri i kryeprokurorit arriti te zgjedhej ne klasen e piktures. Perzgjedhja e kandidateve ishte shume e forte, por Tani ia arriti te zinte nje vend ne nje klase ku dhe ishte çuni i Arta Dades. Aspak talent nuk kishte, vetem miku i babit. Ai s’dinte as si vizatohej nje portret, dhe ja e mbaroi Liceun si çuni i babit.

  9. Bredhi says:

    Veting Muti si qendron Tusha!!!????Dhe me e keqja kryetare gjykates kushtetuse.!!!!!?

  10. taso kume says:

    Nuk eshte veting , gjuheti shtrigash per te shpetuar MAFJEN POLITIKANE, e keni vene re kane filluar nga te vegjlit kur KROACIA filloje nga peshqit e medhenje.

  11. Koqevari says:

    Kjo Sara
    Sikur ka nevojë për dy kara..
    Kush te dojë le të mos e besojë
    Por njerin .ar e don ne bythë
    Kurse tjetrin ne gojë

    1. Bato says:

      Or ti koqevar, po femrat e shpis tende sa kara duan?? Tere karat e shqupit i kan provu ato femrat te fisit tend e nuk u dalin, c’fis i pa ngopur per kar paskeni qene

  12. Kinez Kosovar says:

    Mlidhni mendjen, nuk e futi Berisha Nanon ne biurg. Nanoja u fut ne burg se ishte HAJDUT i ndihmave italiane.

  13. Shenjestra says:

    Shpresojm qe nje dite te bardhe te paguaj shtrenjet familjarisht te gjitha te zezat qe ka ber ketij vendi,ketij populli,kryekrimineli Sali Berisha. Po shikoni o njerez,a mund te votohet Sali Berishe,ky gjakprishur,ky maskara,ky vampir qe i prodhon mendja vetem te liga.? Kurre.Ata qe e votojn,o do jete vete kriminel ose do jen budallenj.

  14. Tomori USA. says:

    SHinjestra, sesht vetem kryekrimineli Sali Berisha e keqja e SHqiperis, po kaq i rezikshem, per shqiptaret, ka qene dhe mbetet fshastari i Cepanit Ilir mafjozi qe vetem me pushtet dhe para ska te ngopur.
    Esht kjo aresyja qe cdo nate me gruan e tij , ne darke thurin plane se si te mbaj Meta pushtetin dhe te vioje gruaja e tij ne pushtet ne zgjedhjet e25 Prillit.

  15. Patrioti. says:

    Cfar thoni ju sali berisha nuk eshte i keqe por eshte me i keqe se i keqi eshte Drakula. Ai eshte njeriu qe mendon si ta djege Shqiperine nga ta filloje nga jugu apo veriu. Ai eshte cetnik Serb. A SPAK qe spo ben aspak, tani saliun eshte nje mjeran i mbaruar pse se fusni brenda ai eshte thjesht nje horr me para te vjedhura.

  16. idiotit says:

    Alush Daragushi, nje rr..k..ari qe as per bari lopesh nuk vlente, ka drejtuar organin e akuzes ne kohen e regjimit te sales

  17. Arbërori says:

    Sa kohë që të jetë gjallë Saleh haleja, ai vend do lëngojë kohë të gjatë…

  18. Qerim Vidohova says:

    Mendoj se zoti Berisha nuk eshte nga ata burra qe fut njerez ne burg per vjedhje. Nese vjedh, Berisha te respekton. Bile mund te shtyhet edhe me tej, te bene deputet nga radhet e PD. Berisha te rreh, “te bene te shkasesh ne banje” si Dylber Vrionin, te fut edhe ne burg si rasti i Nanos, vetem po te beheshe rrezik per pushtetin e tij. Pikerisht kjo me bene te mendoj, se vjedhja nga zoti Nano eshte nje pune e stisur nga Berisha, i cili e futi ne burg thjesht per ta bere te pademshem per pushtetin e tij.
    Sepse kemi dhe rastin tjeter, qe na jep te drejte per cka u tha ne rreshtat e mesiperm, kur Berisha nuk e pati per gje te lepinte paturpsisht gjithe cfare kish thene per Nanon, duke dale se bashku me te ne pallatin e Brigadave per te sulmuar politikisht kundershtarin e radhes, Edi Ramen. Ate nate Berisha, per hater te rikthimit ne pushtet, zbathi breket dhe doli ashtu sic e kishte bere nena, lakuriq, me te gjitha veset dhe poshtersite qe e karakterizojne.

  19. Konjak says:

    Mundesia qendron edhe sot per tu hetuar e sqaruar . Kush dhe pse nuk deshiron te sqarohet perfundimisht kjo ngjarie !?.Lirimi nga burgu , eshte vetem falie . C’far fshihet pas peshtjellimeve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje