Rama tallet me programin e PD-së: Unë s’di gjë, por ata do të bëjnë sauna, pishina, SPA. Po japin sapunin për djathë, kush ta hajë ta hajë

6 Shkurt 2021, 11:45Politika TEMA

Gjatë bashkëbisedimit me një mjeke që punon në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ironizoi programin e Partisë Demokratike.

Mjekja, e zhvendosur nga Tirana në Gjirokastër e pyeti Ramën nëse kategoria e saj mund të përfitonte bonus qiraje, por kryeministri tha me ironi se për këtë nuk kishte ende një përgjigje dhe se vetëm programi i PD-së mund të adresonte diçka të tillë.

“S’di të jap një përgjigje tani për këtë. Pasi programi i partisë demokratike mund ta akomodojë këtë. Mund të ketë dhe bonus për të shkuar në masazh, në fizioterapi private, pishina, SPA, që do të ndërtohet sipas programit”, tha Rama

Më tej kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek çështja e pensioneve, duke iu referuar programit ekonomik të PD.

Rama tha se PD mund të rrisë pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ulë dhe sigurimet. Lidhur me këtë Rama solli një shembull, ndërsa tha se do të ulet prodhimi i qumështit, dhe të rritet prodhimi i djathit dhe shtoi se ‘sapunin do e hanë për djathë’.

“PD mund të rrisë pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ul sigurimet dhe të rris pensionet. Duke ulur prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e djathit. Ka një formulë se si mund  të ndodhi kjo. Ai që të jepet për djathë, në fakt është sapun. Kush ta marri ta marri, kush ta hajë ta hajë.

Po e hëngri shumica, ‘fiton Shqipëria’. Ne e kemi rritur listën e barnave të rimbursueshme. As këtë dhe as atë që themi s’dua që të jenë si tema fushatë, pasi nuk jemi në fushatë. Atë do ta bëjmë se jemi para popullit në funksion të zgjedhjeve”, tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje