Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri

6 Shkurt 2021, 17:53Politika TEMA

Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) si një katalizator i zhvillimit ekonomik kombëtar dhe rritjes së bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të rritet ndjeshëm.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Serbi-Kosovë, të miratuar në Shtëpinë e Bardhë më 4 Shtator 2020, qeveria amerikane po e sheh me prioritet Ballkanin Perëndimor. Korporata Ndërkombëtare e Zhvillimit Financiar (DFC), që është banka e zhvillimit të Shteteve të Bashkuara, hapi në shtator zyrat rajonale, me qendër në Beograd.

Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, z. John Jovanovic, drejtori i zyrës së përhershme të Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar (DFC) flet për planet e DFC-së dhe mundësitë e financimit të projekteve të mëdha, të kombinuara me tërheqjen e investimeve private amerikane në rajon. Për Shqipërinë, z. Jovanovic thotë se fokusi do të jetë energjia.

“Në Shqipëri, DFC planifikon të ndihmojë në sjelljen e investimeve private, me synim zgjerimin dhe stabilizimin e energjisë së rinovueshme në të ardhmen dhe t’ju ndihmojë të bëheni një lider rajonal në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë”, thotë ai.

Dy janë projektet e mëdha që synohen. Së pari është ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, për të cilin është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qeverinë shqiptare. Projekti i dytë lidhet me kthimin e termocentralit të Vlorës me gaz (sot është me naftë dhe jashtë funksioni). “Një projekt specifik, që ne po mbështesim në Shqipëri është plani për të kthyer Vlorën në një impiant energjie të gazit natyror, të mundësuar nga furnizimi me gaz nga Shtetet e Bashkuara”.

Z. Jovanovic shton se mënyra më e mirë që rajoni të tejkalojë krizën e shkaktuar nga COVID-19 është nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit mes tyre.

Cili do të jetë roli i zyrës së përhershme të DFC-së në Beograd, Serbi?

Qëllimi ynë kryesor është të krijojmë një mbulim rajonal të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë – Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi) dhe Egje (Qipro, Greqi, Turqi) nga zyra jonë në Beograd, për të identifikuar dhe për të ndjekur mundësitë e financimeve, që përmbushin qëllimet e zhvillimit të DFC-së dhe objektivave strategjike të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht nga sfidat e pandemisë globale COVID-19, kam arritur të udhëtoj në vizita zyrtare, në mbi gjysmën e vendeve në rajonin tim të mbulimit dhe të angazhohem në mënyrë konstruktive me sektorin publik dhe privat. Vizita ime në Tiranë ishte një përparësi kryesore dhe u largova prej saj i inkurajuar dhe i emocionuar nga mundësitë për DFC-në në Shqipëri.

DFC po punon edhe për të zgjeruar burimet financiare në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ata vazhdojnë përpjekjet e bashkëpunimit. Qëllimi ynë është të jemi mbështetës në punën e vazhdueshme të udhëhequr nga homologët tanë europianë dhe të gjejmë mënyra të reja për të katalizuar investimet e sektorit privat.

Cilat janë planet e DFC për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik në vendet e Ballkanit?

Bashkëpunimi ekonomik midis vendeve në Ballkanin Perëndimor ka qenë “rruga optimale drejt prosperitetit” duke pasur parasysh rritjen dhe përfitimet që sjell integrimi ekonomik rajonal. Duke pasur parasysh pasojat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19, bashkëpunimi ekonomik është “rruga e rimëkëmbjes” më e vlefshme për rajonin.

Qëllimi ynë strategjik në Ballkanin Perëndimor është një dhe i njëjti: Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e secilit vend drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Nuk ka asnjë alternativë praktike ose më tërheqëse për një të ardhme Trans-Atlantike për secilin vend në rajon, dhe integrimi ekonomik është një gur themelor. Kjo është një temë ku ne jemi më të lidhur se kurrë me partnerët tanë europianë. Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) është ai që ne mbështesim për të ndihmuar rajonin të kuptojë, para së gjithash, përfitimet e veta.

Si do ta vlerësoni bashkëpunimin ekonomik në rajonin tonë dhe çfarë duhet të bëhet për ta rritur atë?

Ulja e barrierave në lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve është thelbësore. Tashmë, vlerësojmë që rajoni duhet të bashkëpunojë për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike pas ndikimit negativ të COVID-19.

Si do t’i ndihmoni kompanitë amerikane të investojnë në vendet e rajonit?

DFC do të identifikojë kompanitë dhe projektet në Shqipëri që kanë plane rritjeje, të cilat do të krijojnë vende të reja pune dhe do të përputhen me qëllimet tona të zhvillimit, duke përfshirë qeverisjen e mirë dhe respektimin e vlerave mjedisore dhe sociale. Në momentin që i identifikojmë këto mundësi, do të përdorim pjesëmarrjen tonë financiare për të hapur rrugën që kompanitë amerikane të bashkohen me ne, duke realizuar investimet dhe duke sjellë njohuritë dhe përqasjen e tyre të biznesit.

Ballkani Perëndimor është pjesë e Axhendës së Ndërlidhjes dhe Planit Ekonomik të Investimeve, të iniciuara nga Komisioni Europian, që tërheqin grante dhe investime nga bankat e zhvillimeve. Cilat janë planet tuaja për të punuar me partnerët europianë dhe bankat e zhvillimit?

DFC ka partneritet të rregullt me bankat e tjera të zhvillimit, të cilët ndajnë vlerat dhe parashikimet tona për të ardhmen në të gjithë globin. Bankat kolege europiane të zhvillimit janë partnerët më idealë në këtë drejtim. Jam mirënjohës që kam një marrëdhënie të shkëlqyer pune me homologët e mi, të cilët drejtojnë zyrat e tyre përkatëse rajonale dhe ne po kërkojmë mundësi konkrete për të punuar së bashku. Në një nivel personal, do ta konsideroja një arritje të rëndësishme për DFC-në që të kishte partneritet me një nga bankat europiane të zhvillimit në vitin tonë të parë të operacioneve në rajon.

Cilat janë planet tuaja konkrete për Shqipërinë? Cilët janë sektorët që ju duken më tërheqës?

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në industri të ndryshme. Duke pasur parasysh objektivat tona të zhvillimit, një fushë kryesore e fokusit është sektori i energjisë. Shqipëria është e bekuar me një bollëk të energjisë së rinovueshme. Në fakt, ju prodhoni energji të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën tuaj vjetore, pothuajse tërësisht nga burime të rinovueshme.

Le të ndalemi dhe të mendojmë rreth kësaj për një sekondë. Ju jeni të rrethuar nga vende që po përpiqen të largohen nga një sistem elektrik me bazë linjiti, për një sërë arsyesh shumë të mira, ku shëndeti publik dhe mjedisi janë përparësi kryesore. Në Shqipëri, DFC planifikon të ndihmojë në sjelljen e investimeve private, me synim zgjerimin dhe stabilizimin e energjisë së rinovueshme në të ardhmen dhe t’ju ndihmojë të bëheni një lider rajonal në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë.

A jeni i interesuar të financoni projektin e hidrocentralit të Skavicës? Nëse po, ju do ta financoni atë 100% apo do të ketë edhe të tjerë? Kredia do t’i jepet qeverisë shqiptare se do të jetë një kredi tregtare për kompaninë KESH (prodhimi i energjisë elektrike)?

Kolegët tanë në Bankën Amerikane të Eksport-Importit po luajnë rol kryesor në projektin e hidrocentralit të Skavicës. Ne jemi të kënaqur, që Bechtel, një kompani shumë e mirë amerikane me një histori të besueshme, që ndërton projekte në shkallë të gjerë në të gjithë botën, të angazhohet për Skavicën. Fakti që Banka Amerikane e Eksportit dhe Importit dhe Bechtel janë partnerë në këtë projekt duhet t’u japë njerëzve në Shqipëri një ndjenjë entuziazmi dhe optimizmi se një projekt strategjik si Skavica do të realizohet.

A keni projekte të tjera të mëdha të kësaj shkalle për energjinë në rajon?

Ne jemi duke punuar në vlerësimin e mundësive dhe gjetjen e mënyrave që mekanizmat tona të orientuara drejt sektorit privat, të kenë ndikim të madh në hapësirën e energjisë. Ne shpresojmë që puna jonë ta përgatisë Shqipërinë dhe fqinjët për anëtarësimin në Bashkimin Europian si ekonomikisht, ashtu dhe nga ana mjedisore, dhe të ndihmojë në sigurimin e një energjie të qëndrueshme dhe të vazhdueshme në të ardhmen.

Një projekt specifik që ne po mbështesim në Shqipëri është plani për të kthyer Vlorën në një impiant energjie të gazit natyror, të mundësuar nga furnizimi me gaz nga Shtetet e Bashkuara. Isha me shumë fat që prita ministren Belinda Balluku dhe ekipin e saj në një vizitë në Hjuston në dhjetor, për të vizituar një nga kompanitë kryesore amerikane të energjisë dhe për të vizituar një nga objektet tona më të mëdha të eksportit të gazit në Gjirin e Meksikës.

Nëse realizohet, Vlora ka potencialin për të ndihmuar në stabilizimin dhe sigurimin e së ardhmes së energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Ne parashikojmë të bëjmë progres në Vlorë, në partneritet me kompanitë e nivelit të lartë amerikan në javët e ardhshme.

19 komente në “Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri”

  1. komi says:

    Kur do fillojne shekullin tjeter….. Cdo pune ka nje fillim dhe nje mbarim jo si hekurudha Tirane Durres e cila eshte si trase, ka 30 vite qe thuhet do te, do te por kur dote dhe ky hidrocentral apo te tjerat….. Diktatori thoshte kete 5 vjecar do te behet ky hidrocentral dhe mbaronte ne kohe…. Keshtu punohet……

    1. Kris says:

      Ne kohen e diktatorin veprat mbaronin para afatit?. Ndryshe shkonin ne burg si armiq te popullit. Kurse ne kohen e gjoja demokracise ekonomia shqiptare nuk ka as burse stoqesh per te mbrojur çmimet e prodhimeve apo per investime te huaja etj.
      Na thane se do sillnin kapitalizmin por na sollen firmen Gabi?

  2. ilir says:

    PO C’PUNE KA TE KTHEHET VLORA NE IMPIANTE ENERGJIE TE GAZIT , KA VENDE TE TJERA ATY AFER VLORA ME BUKURINE QE KA ,I DUHET VETEM RURIZEM E PERMIRESIM TE INFRASTRUKTURES,MOS E KTHENI NJE PERLE NE NJE VEND KU TE QELBET NGA GAZI OR TUNXH

    1. Shefqet Cela says:

      GJETKË FLE LEPURI !
      NËSE VJEN GAZI NGA AMERIKA, NEVOITEN DEPOZITA GJIGANDE, QË DO TA RREZIKOJNË DHE SHPËRFYTYROJNË
      BUKURINË E ASAJ ZONE.
      ADDIO TURIZËM !
      PO PËRSE TË MOS PËRDORWETGAZI I GAZSJELLËSIT T.A.P. PA DEPOZITA?

  3. Per kujtese ! Edhe keto si ato 300 mije vende e pune te rilindjes, qe u kthyen ne 300 mije refugjat.

  4. .... says:

    KANE HAPUR THESIN TE MAJTE E TE DJATHTE PER VOTIME.
    GJITHE BOTA NE KRIZE PO PERPIQET TE MBAHET NE KEMBE KETA THONE DO VINE PER INVESTIME
    PERFUNDIMISHT NA KANE MARE VESH QE JEMI POPULLI ME KOT NE BOTE

  5. Fakt says:

    TEC -i i Vlores deshtoj me mafiozlliqet e BB ne kohen e Berishes. Por deshtoj me keq gjate ketyre viteve , ku per kete TEC jane bere tendera dhe vetem tendera, dhe si perfundim asgje , por miliona euro dem nga taksat e popullit.
    Ky shkrim pasqyron thjesht nje reklame per kompanine Bechtel.
    Mos harrojme qe tunelin e Kalimashit e rishemben me qellim gjate punimeve per ti grabitur popullit shqiptar edhe 90 milion euro

    1. Beni says:

      Pa le po do ta sjellin gazin nga Teksasi kur TAP eshte ngjitur

  6. Drino says:

    Shakara amerikane qe na servirin edhe nga selite e e tyre ne Beograd. Reklamen per Skavicen qe do te na e ndertoi BEKTELI e beri Rama ku u firmos edhe nje marrveshje qe firma qe do ta ndertoje Skavicen do te jete vetem Bekteli dhe vetem Bekteli pa tender dhe pa konkurs nderkombetar per projektin e tij.( dhe kjo quhet ndihma qe na jep “falas” Amerika). Ky Jovanoviçi do te na gjeje ca banka apo shoqeri qe do te na japin kredi!!! kuptohet tregetare. Dhe kjo mund te shkoje keshtu se ne e kemi haruar se si u ndertua Rruga e Kombit me kredi tregetare dhe me BEKTELIN qe vlefta e saj e kaloi trefishin e parashikuar. Atehere nuk u mor parasysh oferta e Bankes Boterore. Per ndertimin e hidrocentraleve BB financon me kredi te buta dhe nuk ka nevoje per seksere, vetem se ato financime kontrollohen ne menyren me rigoroze dhe nuk behen dot vjedhje.

  7. taso kume says:

    NUK na u nda SERBIA qenga joha e Zogut ,Dulla me Mugoshet ,Tani amerikanet na lidhin pas qeres se kolegeve te millosheviçit,duket si ironi e fatit SHQIPTARE.

  8. Haxhi Qamili says:

    Ore, para zgjedhjeve, “hapeni thesin”, si gjithmonë, se kështu “do populli”, derisa të merrni “ato fletët që ju duhen”.
    Por mos i “hidhni”, futini në “thes përsëri”, se ju duhen përsëri mbas 4 vjetësh!
    Këtë të fundit për ti “ruajtur” e thashë për inerci, se këto i “keni parasysh vetë ju”, nuk j’ua ha “qeni shkopin” ju.

  9. LWS28 says:

    Nuk besoj që SHBA do të investojë pa përfitimin e saj dhe kjo është e logjikshme.
    Gazi amerikan i cili eksportohet në formë të lëngëshme (LNG) nëpër botë dhe rikthehet në formën e tij në destination do blihet nga Shqipëria për tu djegur në TEC-in e Vlorës.
    Vërtetë që TAP aty është , por SHBA mbas ndërtimeve të gazsjellësve me origjinë furnizimi nga ish vendet sovjetike për vendet Europiane dhe për më së tepërti së fundmi nga Rusia / Nordstream 2 për në Gjermani e shikon që kërkesa për gazin e saj do fillojë të bjerë edhe sadopak. Ajo e ka kritikuar projektin e furnizimit të Gjermanisë me gazin rus , sepse thotë që Gjermaninë e bën të varur në energji nga Rusia dhe vë në pikëpyetje sigurinë në Europë dhe SHBA. Edhe pse eksporti ì LNG amerikane në Shqipëri do të jetë tepër i vogël në krahasim me atë që eksporton në Europë e botë dhe ndoshta më ì shtrenjtë se sa gazi ì TAP kjo mbase është mënyra më e sigurtë. Kushedi,mbase Rusia e pushton Azerbajxhanin apo bashkohet me të në të ardhmen?.

  10. Besa says:

    Kjo eshte dhjemokraci! Shqiptaret te bejne kokrren e qejfit se vjen amerikani,turku etj na ndertojne e na lumturojne…
    Kush te fal pa interes?
    Shqiptaret duan zhvillim,por me kembe ne toke e mendje ne koke.Duhet per brezat qe te ndihen ne shtepine e tyre..

  11. Arabi says:

    PROPAGANDE PER TE BALANCUAR MARVESHJET E QEVERISE ME SHEIKET E ARABISE.

  12. Nik says:

    Po me vlorèn çka?Pak ishte fabrika e çimentos,Teci,Pvc Soda,Ekstratanini,Depot e rafineris nè Tri Port shkatèrruan ambientin nè vlorè dhe kèta na paskan projekte pèr helmuar edhe njèher vlorèn.Nuk mund tè jetojn sè bashku turizmi dhe ndotja e detit.

  13. rexha 10 says:

    Do ti pranojme te gjithe planet e Serbise ,per ndryshe na bllokon edhe importin e millit te bukes.Pse nuke fillohen projekte per punimet e tokes per prodhimet e dritherave te bukes,dhe prodhime te blektorise. perse nuke ndertohen rruge lidhese me fshaterat qe jane te bllokuara vetem preje rrugeve ,ku te levizin njerzit me prodhimet e tyre??perse nuke beni importin e makinerive bujqesore ,ku te ndihmohen fermeret ekonomikishte me fonde per te sistemuar tokat e tyre ,apo keni ndermende qe te beni vetem gradacela si ne keneten e Durresit ,ku pallati u zhduke kompelet ,dhe u gropose.Sa per digat e hidrocentraleve duhet patur kujdes ,sepse dicka tjeter kerkohet ne kembim .te pakten sote te kesaje dite ku po e jetojme ,c’do gje po behet E THJESHTE vetem ne saje interesit qe te kerkojne.per kete pyesniSaliun ,Ramen Floririn se sa para kane dhene per te bere nje reklame meBushin,Berluskonin , Bler ku ka punuar edhe se sekretar i Edvinit,pore mori nen kontrolle PORTIN E DURRESIT.Mose e mbani ate vende penge ,dhe ate popull vetem me mashtrime.Rinia nuke po martohen se fshaterat nuke kane rruge.Te tjeret ja mbathin neper Europe per te gjetur djallin e humbur ,sepse djallin me te keqe e kemi ne vendin tone.

  14. Kuq e zi says:

    Nuk po e kuptoj
    Zyra ne beograd me ne krye jovanovicin po fut duart te skavica?
    Pse ska amerika zyren e saj ne tirane?
    Se mos na del pastaj qe skavica ndertohet me kapital serb!!!
    Nqs po, kjo tregon qarte pse rama eshte i kycur ne minijusllavine e re

  15. Niku says:

    Mjerre shqipot qe jane katandisur me keq se majmunet e pyjeve dhe lepijne levozhgat e bananeve qe u hedh padroni, me devotshmerine e hyzmeqarit servil e te perulur deri ne vjellje… Gazi amerikan shume me i shtrenjte se gazi i TAP, qe e kemi te pragu i deres…!!! O tempora, o mores… dhe majmunet me 25 prill do te shkojne te lumtur per te votuar…KRYEMAJMUNET qe hane bananet dhe neve na japin levozhgat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje