Fatos Nano, pasqyra ku mund të shohim mëkatet tona dhe krimet e Berishës

7 Shkurt 2021, 11:44Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Pasi e ndoqa intervistën e Fatos Nanos ditën e enjte dhe pasi kam parë thuajse të gjitha reagimet në formë komentesh që, në të shumtën e rasteve, ishin të mbushura me asgjësim total dhe, në të paktën e rasteve, disa prej autorëve ishin më seriozë dhe e tregonin Fatos Nanon ashtu siç ai është dhe siç do të më pëlqente mua ta identifikoja: pasqyrë e mëkateve tona dhe e krimeve të Berishës.

Dalja në publik pas një kohe aq të gjatë e bëri intervistën e Fatos Nanos më shumë një tekst të tranzicionit shqiptar të shkruar nga një prej personazheve kryesore të saj i cili jo vetëm është autor i kësaj periudhe, por, gjithashtu, edhe aktor edhe viktimë e saj.

Njihet një e vërtetë që, më së shumti, është bartur nga Bibla: ajo e fatit të dyfishtë të njeriut dhe historisë së ndërtuar prej tij. Siç dihet, ky fat është shenjuar nga konflikti mes Kainit dhe Abelit, vrasësit dhe të vrarit, të dënuarit me qëndrim, me moslëvizje dhe atij tjetrit të mallkuar me mërgim, me ikje. Në formë mitike, ajo që ndodh sot me emigrimet e mëdha nga njëra anë, dhe me ngulitjen e disa të tjerëve në anë tjetër, duket se është mallkimi i krimit fillestar të njeriut. Më tej akoma, hamendësimet tona, edhe pse janë pak të kërkuara, mund të shtyhen edhe në përqasjen me dy modelet e jetës: Apolonit dhe Dionisit, Arsyes dhe Ndjenjës, vetëpërmbajtjes dhe kënaqësisë. Për të ardhur në territorin tonë, më duhet të përmend se i pari që vizatoi këtë diadë në mënyrën se si është ndërtuar fati i shqiptarëve në rrymë të shekujve, ishte Sejfulla Malëshova, i cili, në fjalën e tij të famshme që e mbajti në Korçë me rastin e 28 Nëntorit e që pastaj e botoi në Revistën « Bota e re » – Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme – mes të tjerash shenjoi edhe frazën fatale që e ndau Shqipërinë dhe historinë e saj në dy pjesë, me dy palë aktorë, njëra që e kishte mbrothësuar Shqipërinë dhe tjetra që e kishte tradhtuar dhe e kishte shitur te të huajt, pa e ditur se edhe ai vetë shumë shpejt do të vendosej në anën e tradhtarëve.

Ai shkruan: « Ne jemi trashëgimtarët e vërtetë të Skënderbeut, të Kongresit të Prizrenit, të luftës patriotikë gjer më 1912, ne jemi trashëgimtarët e Kongresit të Lushnjes dhe të luftës së Vlorës më 1920, ne jemi trashëgimtarët e luftës së rëndë që bëri populli ynë nga 1924-a e gjer më 7 prill 1939 kundër regjimit të Zogut, i cili e kish futur Shqipërinë nën vasalitetin e Italisë fashiste, ne jemi trashëgimtarët e rezistencës së armatosur të ditëve të para të okupacionit fashist, ne jemi trashëgimtarët e demostratave heroike të qyteteve tona më 1939, ’40 dhe ’41. Ata që e quajnë veten « nacionalistë » tradhëtorët si Mustafa Kruja, Kol Bib Mirakaj, Gjon Marak Gjoni, tradhtarët e «Ballit» dhe të «Legalitetit» janë trashëgimtarët e vërtetë të Ballaban Pashës në kohën e Skënderbeut…etj. (Revista « Bota e Re », nr 1, Tiranë 1945).

E bëra këtë hyrje të gjatë për të treguar se politika shqiptare ende nuk ka kapërcyer fazën e saj ideologjike tradicionale. Projektimi me dy kahje i forcave politike është jehonë e kësaj sindrome që vjen nga e kaluara dhe që është ngulitur edhe në zhvillimin e sotëm politik. Shqipëria, gjithnjë sipas mendimit tim, ende nuk ka hyrë në fazën e zhvillimit demokratik dhe të pluralizmit të ideve, sepse forcat kryesore politike janë ende në fazën e organizimit të vjetër në formën e diadës, pra, të atyre që e duan Shqipërinë dhe të atyre që e shesin te të huajt. Dhe nga kjo pikëpamje, narrativa e Fatos Nanos e risolli edhe njëherë të plotë fillimin e kësaj ngjizjeje dhe aktorët kryesorë që e luajtën atë dramë në fillim.

Fatos Nano dhe Sali Berisha u shfaqën në fillimet e tranzicionit shqiptar si dy simbolet e atyre grupimeve që shenjonte Sejfulla Malëshova në vitin 1945. Të dy erdhën nga ajo që studiuesit perëndimorë e kanë quajtur elita e borgjezisë komuniste. Sali Berisha, me karizmën dhe dhuntinë e pushtetit u vu në krye të shtresave të mëdha që në atë kohë përfaqësonin progresin. Populli antikomunist dhe i zhgënjyer nga diktatura ishte në anën e drejtë të historisë dhe në krye të tyre u ngjit Berisha, një ish-komunist që kishte marrë përsipër tani të përmbyste dogmën. Ndërsa Fatos Nano, një liberal tipik dhe përfaqësuesi më i dalluar i elitës intelektuale të borgjezisë komuniste, u vu në krye të popullit që nuk e pranonte humbjen dhe që rënien e dikaturës komuniste dhe krimet e saj i relativizonte sidomos me vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare dhe me

Shqipërinë që kishin ndërtuar shqiptarët në rreth 40 e ca vjet. Kështu, Fatos Nano gati e zgjodhi me dëshirë sakrifikimin dhe mori mbi vete, po me bindje, edhe gjithë baltën që do të hidhej mbi të dhe mbi trashëgiminë e forcës që ai mori përsipër ta rinovonte. Ndërsa Sali Berisha, që siç tha Nano – hyri si intelektual në lëvizjen e madhe politike, duke qenë edhe për nga natyra asket dhe racional, kallëp i virtyteve komuniste dhe imazh i njeriut të ri që lufton veset dhe përqafon virtytet, e nisi ushtrimin e pushtetit me modelin e praktikave komuniste të cilat ai, siç e tregoi koha, jo vetëm që i kishte në gjak, por i kishte provuar edhe si shumë të suksesshme. Fatos Nano, qoftë edhe nga natyra e tij liberale dhe jeta private me vese dhe epikurane, nisi menjëherë që ta çlirojë Partinë që ai mori përsipër ta drejtonte nga dogma dhe kallëpet e ngurta komuniste. Berisha, i frymëzuar edhe nga afshi i luftës së klasave, që në fillim, shpalli si të keqen e historisë, as më shumë e as më pak, por kundërshtarin e tij politik – Fatos Nanon, të cilin e arrestoi dhe e burgosi. Berisha pastroi partinë e tij nga të gjithë kundërshtarët dhe e thau dhe e ngriu atë forcë politike duke luftuar sa majtas (grupin e Pashkos me shokë), sa djathtas (të përndjekurit politikë me Kurt Kolën).

Dhe të gjitha këto i përzjeu me çuditë e ekonomisë piramidale që do ta zhvillonin këtë vend jo me punën komuniste, por me rehatinë dhe me apatinë kapitaliste të frymëzuar nga mjeshtrat e piramidave. Ndërkohë që Nano ishte në burg, Sali Berisha u bë shkak që vendi të përfshihej në konfliktin social më të egër dhe më të pamëshirshëm në historinë e tij. Viti 1997 është periudha më e përgjakshme e rebelimit të armatosur të shqiptarëve, të cilët, si në asnjë rast tjetër, gati e zhbënë këtë vend. Dhe ky ishte rezultati i angazhimit politik të dy liderëve kryesorë, të dy simboleve që u vunë në krye të dy palë shtresave të shqiptarëve – Nanos dhe Berishës. Fatos Nano e pagoi reshtimin në anën e të mundurve me burg, ndërsa Sali Berisha e dogji Shqipërinë pikërisht se u vu në krye të fitimtarëve dhe aplikoi metodën dhe filozofinë komuniste në ndërtimin e tranzicionit shqiptar. Pas daljes nga burgu, Fato Nano pati shumë pak kohë që të vinte në jetë programin e tij. Në ato pak vite që qeverisi, atij dhe forcës që ai përfaqësonte, iu desh të rindërtonte

institucionet dhe shtetin e shkatërruar. Pastaj, brenda partisë së tij iu desh të formatonte dhe të ridimensiononte mendjet e atyre që kishin trashëguar PS-në. Në gjithë ato vite qeverisjeje ai, ashtu siç e tha edhe vetë, u soll si një liberal i pandreqshëm dhe nëse në jetën private shfaqte vese që dënoheshin nga organizatat e komuniste të partisë së punës, pra ishte më shumë se ç’duhet epikurean, në politikë dhe në qeverisje ai nuk kishte asnjë ves diktatorial. Mirëpo shoqëria shqiptare ishte e papërgatitur për të pranuar një figurë të tillë dhe disa herë ai u bë objekt refuzimi jo për shkak të vlerave në drejtimin e vendit, por për shkak të mungesës së normës në drejtimin e egos së tij. Në anën tjetër rrinte i strukur në zyrën e tij Berisha, që në jetë i mahniste të gjithë se e shtynte gjithë ditën si murg me një kafe, se ishte modeli i njeriut të virtytshëm komunist. Dhe të gjithë harronin për një çast se ai ishte autor i vdekjes së mijëra shqiptarëve në rebelimin e armatosur të vitit 1997, se ishte autori i burgosjes së liderit opozitar, se ishte njeriu që instaloi vjedhjen e votës dhe masakroi opozitën në shesh. Të gjitha këto krime të tij e përndiznin një pjesë të shqiptarëve dhe tek ai shihnin jo nevojën për t’u qeverisur, por dëshirën për revansh e për hakmarrje.

Fatos Nano, ndërkaq, e kishte kthyer gati në një lojë angazhimin e tij për të reformuar forcën politike dhe i nisur nga ideja se personaliteti i tij nuk rrezikohet nga askush dhe i mbrujtur me filozofinë e hapjes, në vend që të përjashtonte kundërshtarët e tij, u jepte atyre pushtet. Ilir Metën e bëri Kryeministër dhe pastaj edhe Majkon, por, për t’i sfiduar të dy, ftoi Edi Ramën në PS dhe sot kjo forcë politike jo vetëm që ka rezultuar më e suksesshmja, por të ngjan se edhe filozofia e Nanos është realizuar. Për ta bërë gjithë këtë revolucion në forcën politike që ai mori përsipër ta ndryshonte në vitin 1990, ai përdori si armë ironinë dhe vetironinë, satirën dhe sarkazmën. Me asnjë prej atyre që ai mori dhe la në Partinë socialiste nuk pati marrëdhënie si në vaj. Përplasjet në KPD, përplasjet me batuta dhe me ironi e sarkazëm edhe me Edi Ramën na tregojnë sot se Nano është një politikan që aksionin politik e mbështet te hapja dhe të dialogu dhe jo te mbyllja dhe asgjësimi. Në anën tjetër, sot, PD-ja është bërë imazhi i partisë së punës me të përjashtuar e me grupe armiqësore.

Trashëgimia që la Berisha në forcën që ai e mori për ta drejtuar në vitin 1990, është historia e një partie që solli vitin 1997, vrau protestues në Bulevard dhe përjashtoi gjithë krerët më të rëndësishëm të saj. Fatos Nano u largua nga politika duke treguar dinjitetin e një njeriu të realizuar e të vetëmjaftueshëm, Berisha nuk largohet dot sepse karriera e tij politike është një konflikt i vazhdueshëm që kërkon ushqim. Ndaj, për sa kohë që ai qëndron aty, Shqipëria nuk mund të shkëputet nga paraqitja në formë diade dhe tradicionaliste e të vjetëruar të skenës politike. Ndërsa, sa herë që Fatos Nano shfaqet në publik, ne të gjithë kujtohemi se njeriu që po vazhdon të na mbajë të mbërthyer në konflikt dhe ai që nuk e lejon opozitën që të vijë në pushtet, quhet Sali Berisha.

24 komente në “Fatos Nano, pasqyra ku mund të shohim mëkatet tona dhe krimet e Berishës”

  1. Taulant says:

    Eshte e thjesht te flasesh mbas 30 vjetesh.
    Fakt eshte qe Berisha e PDja fituan ne zgjedhjet e 1992-it per inerci te ngjarjeve te kohes.
    Populli ishte injorant elita ishte komuniste Nano ishte perfaqesues i tyre.
    Dhe 4 muaj mbas zgjedhjeve te para demokratike te 1992 ne zgjedhjet lokale te korrikut 1992 partia Socialiste fitoj.
    Populli donte te hante akoma bar por vetem te drejtohej nga Socialistet qe i kujtonin popullit PPSH.
    Berisha&Co qe drejtuan vendin 1992-1996 menduan se do vinin ndihma nga jashte por erdhen vetem disa ndihma ushqimore.
    Plus dhe gabimet me piramidat qe cuan ne rrezimin e tij.
    Socialistet (ata qe drejtonin lart pasues te komunisteve) nuk pertypnin dot renien e sistemit te vjeter.
    Ne nje menyr apo tjetren edhe me lufte do merrnin pushtetin.
    Si ndodhi ne 1997.
    Nano u gjykua dhe u denua per vjedhje ….koha tregoj qe ai eshte hajdut dhe e meritonte nje denim te tille.
    Cila mund te kishte qen alternativa Berisha 1992 -1997 dhe bastardet e tjere qe erdhen mbas tij si Nano Rama &Co.
    Ndoshta te ishte krijuar nje qeveri me njerez nga diaspora.
    Dikush mund te thote qe edhe ideja e Rames (sipas Ngjeles) e vitit 1991 per ekzekutimin e elites Komuniste mund te kishte qen me vend …. por ishte ide shume ektremiste.
    Nanoja 1997-2005 institucionalizoj korrupsionin ne Shqiperi.
    Gjendja e sotme ka dy pergjegjes Berishen dhe Nanon qe prodhuan me mbas edhe Ramen si shkaterruesi final i vendit.

    1. Shenjestra says:

      TAULANT! Na rrofsh bythen se ti vertet nga bytha flet.Nuk fole njehere nga a mbara o derezi,por ngale bythlepires i Sali Berishes.Te gjithe i dine krimet e Sali Berishes dhe e urrejn me te drejte,kurse ti qe behesh si qeni besnik i tij dhe leh dite e nate.Berisha vrau,vodhi,dogji gjithe shqieperine dhe qenka i mire per ty maskara,kurse Fatos Nano as vrau e as vodhi por e ndihmoj me deputet Salin,qenka i keq.Ja nga keta lloj kafshesh si ty nuk do fitoi kurre pushtetin PD-ke.Hajt te fala.

    2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Fejzullahi vero pasardhes i Iskanderit(sipas larove)!!!!??
      O Zot cfare tjeter cmenduri do te na shohen site!?
      E dyta,Nano nje kristian dhe teper i zgjuar thjesht ka tall(dhe vazhdon edhe sot) me turkoshaket sali,metin etj……

      1. Taulant says:

        O mavri te kane shkerdhyer fisin SUNITET qe te paskan terrorizuar kaq shume.

  2. Kim été says:

    Menduam se Nano kishte vdekur që prej 3 Korrikut 2005, por paska ngelur pa lek arixhiu.

  3. Konjak says:

    Berisha nese ka kryer krime , vet do ti paguaj . Nuk kuptohet c’hyn ne pune opozita ne krimet e Berishes , — nese i ka kryer –. Sigurisht , ju s’e keni hallin nese Berisha ka kryer krime apo jo , ju gjithe problemin e keni tek perbaltia e opozites , qe ta pengoni sa te mundni , te mos marre pushtet . Shqiperia eshte e te gjitheve , si e tille i takon gjysmes tjeter te popullsise , me ne krye opoziten , te qeveris ; mbas 8 vjeteve te qeverisies se Rilindies . Kjo qeverisie e mbaroi ciklin e saj qeverises , mir apo keq , nese eshte nevoja , le te behet nje diskutim mbarepopullor . Nese beri propagante Nano per PS-ne ne intervist , mir beri , ka qene lideri i pare i saj , dhe nje sjellie e tille e tij ,, sigurisht qe pritej . Nese propagandon Rama , punet qe ka bere , gjat qeverisies , dhe aftesite e tij , dhe te partise se tij , mir ben , keta jane politikan dhe jane ne punen dhe detyren e tyre . Edhe Basha me Moniken jane ne te drejten e tyre per propagant , per te fituar zgjedhiet e radhes , shume mir bejne , bejne detyren e tyre . Problemi eshte tek individe qe nukse bejne detyren e tyre por mundohen te mashtrojne popullin per interesa te tyre personale .

    1. nardi says:

      konjak mos fol kurre kur je tap

  4. SON says:

    Panamera dhe bisneset e Nanos jane pasqyra jone!!!!! Imja jo.cka pare Kasinoja e Konfuzit?!

  5. Besa says:

    Pershkrimi qe eshte bere per ngjarjet dhe jo analiza ka nje defekt serioz.Pika e referimit per te gjitha fatkeqesite eshte komunizmi.Ne komunizem funksiononte nje shtet ku ndertohej,arsim-shendetesi ishin falas,korrupsioni nuk njihej.
    Si nuk vleresohen keto.Keta edhe mbas 30 vjeteve deshtim ne cfare premtuan,asnje pergjegjesi nuk do pranojne ? Ja lene popullit pergjegjesine,hanalistet llafosin…

  6. Jola says:

    Nje analize shume e bukur e shfaqjes se Fatos Nanos.
    Komplimente per shkrimin zoti Ilir Yzeiri.
    ??????

    1. Realpolitika says:

      BRAVO Z.ILIR.
      SALI BERISHA KRIMINEL QE DIKTON DHE DO JET NE KRYE TE PD SA TE JET GJALL..
      ILIR META KRIMINEL E BATAKCI SA TE JET GJALL.
      FATOS NANO LIDET HISTORIK, REFORMATOR ME SHPIRT DEMOKRAT.
      EDI RAMA , SOT I MATURUAR PER TE QENE KRYEMINISTRI ME I MIRE I 30 VITEVE.
      SHQIPERISE I DUHET EDI RAMA TE PAKTEN PER KETO 4 VJET.
      …TE BEHET REFORMA NE DREJTESI
      …TE DENOHEN KRIMINELET ME KOLLARE.

  7. Shenjestra says:

    TAULANT! Na rrofsh bythen se ti vertet nga bytha flet.Nuk fole njehere nga a mbara o derezi,por ngale bythlepires i Sali Berishes.Te gjithe i dine krimet e Sali Berishes dhe e urrejn me te drejte,kurse ti qe behesh si qeni besnik i tij dhe leh dite e nate.Berisha vrau,vodhi,dogji gjithe shqieperine dhe qenka i mire per ty maskara,kurse Fatos Nano as vrau e as vodhi por e ndihmoj me deputet Salin,qenka i keq.Ja nga keta lloj kafshesh si ty nuk do fitoi kurre pushtetin PD-ke.Hajt te fala.

    1. Taulant says:

      O debil nuk mbrojta Berishen.
      E pata fjalen qe te tjeret qe kane drejtuar vendin per rreth 20 vjet nuk kane bere gje me shume se sa ai.
      E urrej Berishen se politikat e gabuara te tij sollen ne pushtet plehrat si Nano,Meta,Rama qe e katandisen vendin ne kete gjendje.

  8. Niazi says:

    Nano revolucionarizoi PS dhe i dha shoqërisë shqiptare dhe shumë më tepër PS të drejtën e të.qënit.një parti europiane me vizion të qartë perëndimor ,që sot.po e çon më tej Rama ! Njerëzit si Berisha apo Meta janë të.destinuar të dështojnë në përpjekjet e tyre për të kthyer Shqipërinë në një vënd tribal !

  9. Cipini says:

    O z. Konjak… nuk shkon fjala “ e pengoni opoziten te marre pushtetin”. Opozita duhet te jete e zonja te binde shqiptaret, ta mbroje voten nga “vjedhja” dhe ti fitoje zgjedhjet. Nuk jepen zgjedhjet po fitohen. Po me ke me Lul Bashen e Sali ketmen ne parlament, apo Vokshin e Dumen?

  10. Hygoi says:

    Bravo zoti Yzeiri! Nje analize e shkelqyer.Shqiperia ngelet peng e sharlatanit dhe e demagogut te pa skrupullt te shkaterimtarit te pa shebullt te Shqiperise, skizofrenit te ashtu quajturit dr. Berisha qe nuk e meriton ate titull. Shqiperia ngelet peng e pseudoanalisteve te cilet i shohim c’do nate neper televizionet duke thene brockulla dhe harrojne c’fare i beri Shqiperise i pafytyri Berishe. Ai kishte rastin e arte per t’a bere Shqiperine.Ai e gjeti Shqiperine shtet, me fabrika,uzina , me hidrocentralet te fjales se fundit. Por c’fare beri Donkishoti Berishe?! I shkaterroi. E coi ne zero. Me thoni ju pseudoanaliste qe dilni c’do nate ne TV ,ne cilin vend te shteteve ish komuniste u shkaterrun fabrika, uzina, u dogjen pyje e plantacione me frutikulture? Ne asnje. Dhe sot ju beni thirrje per inate personale me Ramen qe t’i jepet pushteti perseri PD-se se Berishes,shkaterrimtarit te ketij vendi.

  11. Ndroqi says:

    Nuk ka nevoj per komente te gjata per kriminelin me te madh te kombit shqiptar Sali Berisha, ato dihen te gjitha dhe nga te gjithe,duke perfshire dhe ata qe e mbrojne.Ketu problemi eshte se detashmenti kriminal i tij PD pretendon te kthehet ne pushtet. Detyra e jone eshte te ndricojme te pandricuarit, se duke votuar pd keni votuar Saliun, njeriun qe e ka shkaterruar disa here Shqiperine.

  12. Patrioti. says:

    Do analizojme dy karaktere, i pari sali berisha na u shtire si njeri serioz i veshu shik me floket sic tha Nanua model malesori sikur ky njeri nuk ha nuk pi nuk ben sex por vetem mendon per Shqiperin.Por nuk ishte kushtu, brenda ketij njeriu fshiheshin shume intriga, pabesira,armiqesira, tradhetira qe i vuri ne funksion te tije dhe keto ligesi ky perbindesh i perdori tek populli i tije e vodhi e vrau e shiti shtetin te fqinjet e cfar nuk i beri ky eshte sali kremineli. I dyti
    eshte Z.Fatos Nanua une nuk e kam pelqyer Fatosin per ceshtjen e kombit shqipetar qe nuk beri aq sa duhesh , por te rim shtremer e te flasim drejte Fatos Nanua eshte si nata me diten me sali berishes.Fatosi si njeri di te jetoje jeten si qytetar del ha pi levis lirshem takohet me njerez te cdo rangu dhe kjo tregon qe eshte shume tolerant the liberal.nuk thone kote ne jete ruaju nga njeriu I mbyllur se te gjene ajo qe se panden. Kuse nga njeriu i hapur sic eshte Nanua mos ki frike kur se ste gjene gje. Ilir Yzeiri respecte analize e shkelqyer .

  13. Djemte e Tropojes says:

    Cfardo qe te beje SB,nuk mund ti shpetoje hakmarrjes pe krimet e bera,kudo te fshihet,me cfar do marifetesh te ruhet,ai do jete viktime e krimeve te tija,ate ai e di shume mire,po aq mire sa e dine dhe pjestaret e familjes se tij,qe i ka lene nje borxh te madh ne shpine,borxh qe heret a vone do ta lajne.

  14. Dull tropoja says:

    Nanoja eshte nje horr qyteti ndersa Berisha e Meta jane horra fshati.Rama eshte horr European.

  15. shqiptar tirone says:

    Nje korrigjim te vogel per autorin. Kurt Kola nuk ka perfaqesuar asnjehere te djathten. Karrikja e kryetarit i mbeti rastesisht ne dore, sepse pati nje perplasje ndermejt dy grupimeve te shoqate. Kurt Kola en shkaterroi ate shoqate,. Shume bashkekohes te Kurtit, qe nuk jetojne me, u terhoqen nga shoqata, sepe Kurti beri me ta ate qe beri Berisha me perfaqesuesit e te djathtes se vertete qe merrnin pjese ne PD.

  16. drini says:

    Mua me pleqen kjo analize e Ilir Yzeirit. Por eshte fakt se liberalizmi i Nanos shkoi deri ne neglizhence dhe instaloi korrupsionin ne cdo qelize.
    E meta me e madhe e Berishes eshte futja e precedentit te vjedhjes se votave.
    Keto dy fenomenet te futura nga Nano dhe Berisha jane plaget me te medha , te cilat nuk u mbyllen per 30 vjet dhe po vazhdojne sot e kesaj dite.
    Do ta shikoni perseri kontestimin e votes ne zgjedhjet e Prillit.

  17. Pokeristi says:

    Para se gjithash z.Yzeiri te pergezoj per kete analize ne shume aspekte te sakte.
    Te gjithe duhet t’a kemi te qarte se ne te gjithe zhvillimin historik te çdo shteti,perveç shume faktoreve,dominon,predominon lufta per pushtet.
    Te dy personazhet politike postkomuniste , qe analizon z.Yzeiri u zgjodhen nga partija e punes.Jo pak domethenese.
    Pa zberrhyer gjate pse? !!!,mund te themi se i takonin sakte elites se borgjezise komuniste.
    Berisha nje sekretar fanatik partije,nje komunist super i devotshem me etje dhe deshira karjeriste ekstreme,gjithmone brenda kornizes te forminit intelektual provincjal,fatkeqesisht te larget,te larte e te thelle.
    Nano nje pjestar po i elites borgjeze komuniste.Profesjonist
    teoricjen i dalluar dhe i kualifikuar ne institutin e studimeve marksiste leniniste.Ndoshta aksidentalisht,a ndoshta objektivisht i takoji te zgjidhet ,te percaktohet nga Ramizi dhe Nexhmija si kryetar i partise kryesore ne sistemin e pseudopluralizmit shqipetar.Nano liberal ne vehtvehte i ritur ne kryeqytet ,sigurisht mbartete dhe perçoi vlera mjaft me demokratike nga Berisha.S’mund t’i heq nje presje çfare analizon z.Yzeiri.
    Pikerisht liberalizmi i Nanos beri dhe u vertetua qe gjate zhvillimeve historike,partija socialiste qe trashegonte kryesisht vlerat regresiste komuniste,te transformohej gradualisht dhe te behej promovuese e vlerave demokratike,kjo dhe per merita te pamohushme,te padiskutushme,ndoshta te veçanta dhe ndoshta te paperseriteshme te z.Rama.
    Ajo qe me shtyn me teper te bej kete koment dhe te them se z.Yzeiri jo saktesisht nenvizon fitoren e PD-së ne rradhen e disa pale zgjedhjeve,eshte fakti se asnjehere ne Shqiperi nuk jane bere zgjedhje plotesisht ose pak demokratike.
    Eshte jo e plote thenija e z.Yzeiri qe Berisha instaloji vjedhjen e votes.Instaloji,kultivoji dhe ne menyre te perseritur vodhi komplet zgjedhjet,te ashtuquajtura demokratike.
    Historikisht deri me sot ndoshta zgjedhjet e fundit mund te kosiderohen si me te sakta.
    Fatkeqesija me e madhe per vendin tone eshte se ne mesataren kombetare,niveli i kultures se pergjitheshme eshte i cunguar dhe kultura demokratike na mungon plotesisht.

  18. Konjak says:

    Zoteri Cipinit dhe nje far Nardi . Shkrimin tim me lart , lexojeni me vemendie . Them : gjithe politikanet jane ne te drejten e tyre per propagant , sidomos ne kohe zgjedhiesh . Them : Asnje qytetar , pa parti , nuk duhet te beje agjitacion e propagant , si me qen partiak . Ne mund te bejme kritik apo japim mendime si qytetar te thjesht . Individ te vecant ngaterrojne qellimisht Berishen dhe Meten me PD-ne dhe LSI-ne . PD dhe LSI , jane parti qe perfaqesojne popullin e ndershem ,nukse jane parti , prone e Berishes dhe Metes . Nuk mund te sulmoni nje popull te ndershem sepse mbeshtetet tek opozita ; Per qefin e Berishes e Metes .
    Ky eshte opinioni im , per Partite , per Popullin dhe per Individet . Per bemat e Berishes dhe Metes , sulmoni personalisht ata , dhe jo partite , dmth popullin qe meshtetet tek ato . Pershendetie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje