Basha në instagram duke gatuar: Kujt i duhet imazhi i burrit të mirë?

7 Shkurt 2021, 14:32Politika TEMA

Ndonëse në imazhet e shfaqura në Instagram, Lulzim Basha dëgjohet duke i thënë bashkëshortes “Mos e hidh në instagram”, duket qartë se pamjet e tij në kuzhinën e vilës duke gatuar një të shtunë për familjarët e vet, janë një operacion i kalkuluar marketingu. Së pari, kjo “rrjedhje e padëshiruar” në rrjetet sociale po bëhet në prag të fushatës elektorale. Së dyti, ky nuk është rasti i vetëm që lideri i opozitës shfaqet me profilin e një babai dhe burri shembullor.

Për vitin e ri ai ai uroi me një foto përkrah vajzave dhe Aurelës duke mbajtur në sfond bredhin e zbukuruar të krishtlindjeve. Më pas u shfaq me një foto në në kravetain e së bijës duke i lexuar përralla përpara gjumit. Dhe tani së fundi me një video në instagram duke gatuar.

Pra nuk është aspak rastësi, por një këmbëngulje që tenton ti veshi Bashës imazhin e një familjari shembullor.

Nga këndvështrimi i teorive të marketingut politik gjithçka duket si një taktikë e huazuar nga librat shkollorë të strategëve të fushatave elektorale. Kandidatit, për të fituar zgjedhjet, për ta bërë më të pranueshëm për publikun, i skicohet pamja e një lideri familjar, të butë, të pranueshëm që mund të futet kollaj në vatrën e shtëpisë së gjithkujt. Në këtë kuptim nuk është çudi që kjo të jetë një shpikje e këshilltarëve të tij izraelitë.

Por, problemi me Bashën është se imazhi i tij nuk mund të rindërtohet me skema të gatshme të përzgjedhura nga manualet e fushatave, por me realitetin shqiptar dhe me anti propagandën që kanë përgatitur kundërshtarët e tij.

Në këtë kuptim, nëse rivalët e pikturojnë si një njeri që “fle më shumë sesa punon” nuk dihet se sa produktive është fotoja në krevat duke i lexuar përralla të bijës.

Nëse kritikët brenda PD e akuzojnë se mendon më shumë për interesat e familjes së vet biologjike, sesa për ato të asaj politike, fotoja duke u përpjekur për të ushqyer të vetët në rastin me te mire pa efekt.

Pra, nëse ka një gjë ku Basha nuk ka nevojë për ndihmën e strategëve të marketingut politik, ajo është ndërtimi i portretit të tij prej babai shembullor dhe familjari model.

Promblemet e tij në perceptimin publik janë se sa forcë ka për ti qëndruar vendimeve që merr, sa i vendosur është për të luftuar me kundërshtarët, se sa mund ti rrezistojë presionit të oligarkëve, sot në opozitë dhe nesër nëse fiton zgjedhjet.

Prandaj, për ti shërbyer imazhit që i duhet në zgjedhje, ai ka pak nevojë për tu dukur burrë i mirë, përpara urgjencës për tu shfaqur si lideri i fortë.

Fjala nuk është për tu shfaqur si Berisha duke thyer rekorde noti apo duke ngjitur maja malesh, as në palestër duke ngritur pesha, apo duke vrapuar maratonë, por ama një gjë kuptohet lehtë, ai nuk ka më nevojë për foto mbi krevat dhe pranë tiganit.(lapsi)

24 komente në “Basha në instagram duke gatuar: Kujt i duhet imazhi i burrit të mirë?”

  1. Katunari says:

    E keqja asht se ata qi e njekin ma se shumti jane burra me mustake qi se pliqejne hiq zanatin e Lules
    . Po ska gja se koka ban e kaka peson,mire ti bahet

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Lul Kuzhinieri
      .
      Sa paaftë dhe karsbush që je ti
      e dinë mirë të gjithë shqiptarët
      s’të heqin nga goja o ditëzi
      sa herë përkujtohen 21janarët.
      .
      Sa kuzhinier/kamarier i aftë je ti
      të panë live me Tortën shqiptarët
      po rriji larg kuzhinës o pocaqi
      se do helmosh edhe familjarët!

  2. Moni says:

    Ska reputacion. ..ky eshte I mire per punet shtepiake. ….te laje enet. .te laje dyshemene. .te laje rrobat. .te beje pazar. …dhe kaq! !!….nje cope mishi pa shkolle te marry me para……

  3. Tirona says:

    Ene grun e paske rence si ty. Te rejti se ve ne Instagram te Tha. Hi hi hi. Femra qe rejn I bojn te gjitha thot populli.

  4. Fotografi says:

    Zogu-zogu! Buzëqeshni pak. Ashtu bravo! Shtrak! Ja ku u bë! Më bukur s’ka ku të vejë. Tani niseni në instagram.

  5. Me prokurë të posaçme says:

    Vajzat e babit, kur të bëhem unë kryeministër do hani me lugë të florinjtë. Pyesni mami Aurelën po s’më besuat. Ky nuk është një premtim, është një angazhim. Unë e di që gënjej, të gjithë e dinë, por kurrë ju!

  6. Tok e Xanun says:

    Mos u lodh kot te gatuash, por bashke me Gjekn, moterqirin e provinces qe mbajne lidhur poshte brekeve te varura te Armines, hani corben e prishur dhe te vjellat e gomarit plak te ballsamosur ne PD dhe qe ju shet njerin per lider dhe tjetrin per intelektual.

  7. Petrit says:

    Shqiptarët nuk e pelqejnë liderin familjar.
    Shqiptarët e duan liderin vulgar , te dhunshem , qe ka nda nja 3-4 gra , qe akuzon te atin se eshte babai i te birit, e te tjera si keto.
    Njeriu i ndershem ne shqiperi nuk i duhet askujt.

    1. armand says:

      Ne fakt na pelqente me shume kur vriste ne mes te bulevardit , si minister i brendeshem , kur vidhte ne rrugen e kombit si minister i Transporteve , apo kur firmoste per ti falur detin greqise si minister i jashtem.
      Ty ne c’version te pelqen me shume se shoh qe ti paska prekur telat e zemres ne versionin me luge ne dore .

    2. Me prokurë të posaçme says:

      Do kishe bërë mirë që atë epitetin i ‘ndershëm’ ta kishe zëvendësuar me ndonjë më të gjetur për të si psh, i ri, i gjatë, guinplen, flokëbrilants, gaztor etj. Këto i kanë qejf njerëzit. Sa për ‘ndershmëri’, s’ka të dytë. Lulëzimja e ka nisur gjithmonë ditën me gënjeshtrln, e ka vazhduar me abuzimin në detyrë, korrupsion dhe deri në killer për llogari të ustait të tij. Këtë klloun populli mezi pret ta zgjedhë në 25 prill kryeministër. S’e beson?

  8. Din says:

    Ky Bumci null novosej gjrida,ai gabelkrrici ajo vokcja e do tipa tjer te ta ftohin tajaren e kur thote ai rrota Brumbull se do marrim 18 deputet ne Tirane keta krejt jane per estrad

  9. Skenderbeu says:

    Po meson te skuqe vezet sepse dhe ato nuk di ti beje Ky dhenderi I teto Ollges qe ka gelltitur okllaine.

  10. Vrkrt says:

    Shif Luli .
    Po pergatitet qi,masi t hupi zgjidhjet e 25 pidhit,t futet me konkurrue ke ai emisjoni televiziv ,kush osht guzhinjeri ma i majr.
    Brravo Lul ,qi nuk i le vetes pa alternativ rezerv.
    Tamom pulitikan moderrn mo…
    Hajt,dhe mos harro me zi groshen dhe pilafin per ata qi do t vijn per ngushllim zije zgjedhore..

  11. Skenderbegasi says:

    Qenka I kompletuar per “kryeminister” qerataj edhe kamarjer edhe guzhinier

  12. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Lul Kuzhinieri
    .
    Sa paaftë dhe karsbush që je ti
    e dinë mirë të gjithë shqiptarët
    s’të heqin nga goja o ditëzi
    sa herë përkujtohen 21janarët.
    .
    Sa kuzhinier/kamarier i aftë je ti
    të panë live me Tortën shqiptarët
    po rriji larg kuzhinës o pocaqi
    se do helmosh edhe familjarët!

  13. Kujt i hyn ne pune nje burre bythqir si Lyli says:

    Askujt nuk i hyn ne pune perjashto nje mashkull pederast qe do deshironte nje martese mes burash (bythqirash)
    Shiko stanin e Lylit
    Gaze Bardhi, Xeni me sex perzier , kunati
    Aldua, Paloqja, nardi,
    Ska Zot qe i ndihmon jshteqitjet e Saleh Qenef Bërishës

  14. Franz Kafka says:

    si ka mundesi qe nuk i thote dikush ketij qe ne cdo gje duket shume fallco dhe bosh

  15. Sudja says:

    Ky eshte shejtan budalla,po mos u merni shume me te

  16. Ano says:

    Po ju duhen burra kriminele normal…..vazhdoni se mire jemi.. te fundit per cdo ghe …tani u kthyem dhe nga lindja qe nga 1990….

  17. pilo says:

    Noooormal qe eshte skenar. Po nuk ka ndonje gje per tu kryqezuar. Eshte ne te drejten e tij te perpiqet me çdo lloje menyre te terheq vemendjen e publikut. Kap ç’te kapi.

  18. Mirëdita says:

    Ruajna Zot nga hipokrizia!!!

  19. Jimi says:

    Lider lind dhe jo behesh ! Vertet ne shkollat me prestigjoze te botes studiojne me mijra e qeindra mijra, per t’mos thene miliona. Sa 00% e tyre behen lider? Nje lider i lindur i ka te ngjizura qe ne gjeneze virtytet dhe cilesite e duhura te nje udheheqesi, sic jane trimeria, zgjuarsia natyrale, energjia e pashtershme, vendosmeria per ti cuar gjer ne fund punet e nisura e tje. Pa tjeter qe nje lider i lindur duhet qe keto cilesi ti perfeksionoje nepermjet studimit. Ka edhe raste qe lideret e lindur jane mjaftuar me dhuntite natyrale, te cilet nuk kane preferuar, ose rasti e ka dashur qe keta t’mos kryejne studime ne shkollat e larta! Se paku keshtu thuhet per Curcillin, qe nuk kishte mbaruar ndonje shkolle te larte.
    Mbaro sa te duash fakultete me qellimin e vetem per tu bere lider dhe kurr nuk ke per tu bere. Lulka jone jo vetem qe nuk eshte i prere per drejtues, pa lere lider, por ai edhe ate fakultet qe e nisi nuk e bitis, ai ende edhe sot nuk ka publikuar diplomen e laureimit ne Hollande dhe kerkon te behet Lider!? Duke ndjere inferioritetin Liderit, ai ne menyre te sforcuar ne heshtje kerkon te imitoje njerin ose tjetrin.
    E di qe shum nga keta qe po me lexojne nuk jane dakord per sa po them, po duam, apo nuk duam ne, me te mirat, apo te keqiat, Rama eshte Lider. Lulka kete e di shum mire dhe ne nje fare menyre, ashtu heshturazi ai kerkon qe ta imitoje Ramen, ne menyre te tille qe t’mos duket si nje plagjiature. Por kjo eshte si puna e asaj copes se zeze te qepur me pe’ te bardhe! Edhe kopjimi eshte art, madje kur e kopjon perfekt eshte i lavderushem, por kur ky kopjim calon ngado qe ta shikosh, atehere ai mbetet nje shfaqje e shemtuar.

  20. Lulushi says:

    Pse o karafil ashtu mbahet Luga.

  21. Konjak says:

    Imazhi i burrit ( njeriut ) te mire u duhet gjithe njerezve te mire ; imazhi i njeriut te keq , u duhet vetem injoranteve dhe barbareve . Besojse gjith njrezit e mire , jan dakort .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje