“Ik q**”, 31-vjeçarja rrezikon dy vjet burg e 140 mijë dollarë gjobë për këtë sms

8 Shkurt 2021, 10:42Lifestyle TEMA

Një gruaje britanike në Dubai i është thënë se mund të përballet me dy vjet burg dhe rreth 140.000 dollarë gjobë, pasi përmendi “fjalë të pista” në një mesazh WhatsAppi drejtuar shoqes së dhomës.

Sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, gruaja përballet me akuza për krimin kibernetik.

Çfarë u tha në mesazhe?

Ajo akuzohet se shkroi “F*ck you”, pas një debati për përdorimin e tavolinës ku hanin ushqimin.

Gruaja 31-vjeçare pranon se e ka dërguar mesazhin tetorin e kaluar, por prokurorët ende nuk kanë sjellë një çështje zyrtare ligjore. Ata po presin një raport në telefonin e gruas, përpara se çështja të shkojë më tej.

31-vjeçarja u arrestua kur po përpiqej të shkonte nga Dubai drejt Londrës, sipas The Independent. Që atëherë është përpjekur të kontaktojë me ish-shoqen e saj të dhomës për të zgjidhur situatën, por kërkesa e saj u refuzua.

Gruaja britanike, e cila punon si menaxhere e burimeve njerëzore, i tha MailOnline se ajo ka pak para, dhe ka frikë se mos humbet punën.

Radha Stirling, CEO i një firme ligjore në Dubai, e ka përshkruar situatën si një “makth”.

Në një njoftim për shtyp, ai tha:

“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kriminalizuar praktikisht çdo vizitor në vend nën ligjet e tyre të paqarta dhe të hartuara dobët për krimin kibernetik. Lajmet e sotme me të vërtetë goditën gruan, e cila nuk ka qenë kurrë në telashe në jetën e saj.”

Kjo nuk është hera e parë që një shtetas i huaj arrestohet sipas ligjeve të rrepta të krimit kibernetik të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në vitin 2019, Laleh Shahravesh u arrestua pasi dyshohet se e quante gruan e ish-burrit të saj një “kal” në Facebook.

Insider

5 komente në ““Ik q**”, 31-vjeçarja rrezikon dy vjet burg e 140 mijë dollarë gjobë për këtë sms”

  1. qytetar says:

    o zot … sa politikane do denoheshin ne Shqiperi me kete ligj !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. zerion says:

    Po a eshte ankuar shoqja per kete fjale? Se ndryshe ska kuptim.

  3. dardan says:

    Te gjithe ata qe shpifin, shajne, kercenojne, vrasin, vjedhin shesin detin dhe nderin e femijev te tyre,
    le te kerkojne strehim ne Shqiperine 390-vjecare te Sali Vuk Berishovicit…

  4. Qinani says:

    N anglisht rrugve, n çdo tre fjal nji esht fuck…,por kjo sdomethon qi ka t boj me t qimen si akt seksual i penetrimit biollogjikisht te hajdarsal penisit ne GridaMona vexhajnën…
    Fuck ka t bej me ,qerrohu,zhduku,ndyrsir,qelbsinllik,e dhjer,i poshter,maskarallik,te kqinj ,ligsi,..etj…
    Por shqiptart si komb debil qe jan,pra komb qe vu nga autizmi xhvillimi me vones,siç thot dhe prof Qosja “kombi i vonuar”…,pra autistet shqiptar,te çekuilubru seksualisht nga ndalimi shekullor i pallimit lirshem,plus ndalimi komunist i qirjes rinore ,kto qenije çude pra,pas çdo anglishteje fuck shofin veç nji kar n ngref gati m u fut n pidh…pidh i cili esht i trubullt per shqiptaret pidhpapar!..ose pidhendrrimtar…sepse vec n ondrra kan pa pidh ata..dhe tash n tv…
    Edhe ata dubajistet,si shqiptart jan ,myslo gjenetik,ku ndalimi i pidhit n publik i bente njerzit pidhuritur.
    Per hir t s vertetes fjala fuck eshte nje univers i madh n krahasim me ate shqiptare,qi we osht nji parcel koprative me nji mullar bari ku pallohwj fshatçe kurva e fermes me traktoristin pararoj.

  5. Goni says:

    Kemi edhe fjalen shqipe PIRDHU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje