Brisejda Reka është një e re që në një periudhë të errët të jetës së saj gjeti një formë arti për ta tejkaluar atë periudhë, çka më pas iu kthye në pasion.
Pesë vite më parë ajo filloi punimin e aksesorëve me rezinë, një substancë që u jep produkteve pamjen 3D.
“Isha shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe doja diçka të re në jetë”, thotë Brisejda.
Në fillim ajo filloi të rregullojë aksesorët e saj me produkte që i gjendeshin në shtëpi.
Deshte diçka më specifike, ndaj u fokusua më shumë tek mbajtja e luleve në një gjendje të çelur, sepse ajo është një vajzë që e do natyrën ta ketë me vete kudo”.
Në fillim ajo bëri kërkime dhe mësoi se si punohet rezina.
“Duhet shumë kujdes me të sepse i bën dëm vetes nëse nuk di ta përdorësh dhe duhet patjetër të kesh doreza dhe maskë. Ajo kërkon një hapësirë shumë të pastër, të ajrosur, duke qenë se kemi të bëjmë me lëndë kimike dhe përzierja dhe ngërtësimi i tyre sjell më pas probleme. Në momentin që nxeh rezinën krijohet avull që shumë shpejt mund të bëhet i pashëndetshëm”, thotë Brisejda.
Brisejda tregon se punën me rezinë e konsideron si një çlirim shpirtëror, diçka për t’u qetësuar dhe kjo është diçka më e rëndësishme se sa të bëjë biznes të mirëfilltë.
“Unë punoj në aeroport dhe rezina vazhdon të mbetet si një pasion dhe vetëm në kohën time të lirë merrem më të”, thotë Brisejda.
Ajo ka shumë arsye pse nuk mund ta kthejë në punë me kohë të plotë. Një arsye është sepse në Shqipëri nuk gjenden gjithë materialet dhe sigurimi i tyre kushton kohë dhe para.
Për këtë, njerëzit që shikojnë punimet e saj në “Brisi’s Bijoux” në Instagram në fillim nuk ishin fare të njohur me rezinën dhe e shikonin si diçka të thjeshtë në pamje të jashtme dhe nuk e dinin se sa punë do një punim dhe sa kushtojnë materialet. 1800 apo 3500 lekë që mund të kushtojë një punim mesatar, në sytë e klientëve duket shumë.
“Në pamundësi të tilla, punoj për disa njerëz dhe mbaj gjallë shpirtin tim artistik”, thotë ajo.
Fillimi i procesit të punës nis me gjërat që Brisejdën e frymëzojnë duke filluar nga natyra, ngjyrat e saj, nga bota e modës, kombinimi i ngjyrave etj.
Ajo bën vëthë me lule natyrale, varëse apo byzylykë, përjetëson valët e detit dhe ka krijuar murale të ndryshme duke bërë dete dhe plazhe të vendit tonë.
“Në pranverë do të filloj të bëj piktura të mëdha sepse dimri nuk e favorizon shumë punën me rezinë dhe për shkak të procesit të nxehjes”, tregon Brisejda.
Së fundmi ajo ka filluar të bëjë dhe buqeta lulesh me rezinë, një teknikë që shumë persona as nuk e njohin. Përfundimi është ky: buqeta e lules, dhuruar për një rast të veçantë, jeton gjithmonë pasi punohet me rezinë.
Është art që me të gjitha vështirësitë që ka, mbetet i veçantë.(SI)
Nji pune Artistike shume e bukur e Autores
ngjyrat qe perdor percjellin emocion ,ke foto e pare ,
me kujtoj Kakomene , pamje bregdeti e ngjashme .
Krijimet jane nji emocion i vecante njellos se ne cfar Arti ti punon .
Bukur e suksese …
Nji pune Artistike shume e bukur e Autores
ngjyrat qe perdor percjellin emocion ,ke foto e pare ,
me kujtoj Kakomene , pamje bregdeti e ngjashme .
Krijimet jane nji emocion i vecante njelloj se ne cfar Arti ti punon .
Bukur e suksese …
Shiko pak kete se cfare mund te besh me rezine
https://www.youtube.com/watch?v=16yIdoa48UI&ab_channel=Positivecouple.%D0%9F%D0%BE%D0%B7%D0%B8%D1%82%D0%B8%D0%B2%D0%BD%D0%B0%D1%8F%D0%BF%D0%B0%D1%80%D0%BE%D1%87%D0%BA%D0%B0.