FOTOT: Pamje marsiane në Francë

6 Shkurt 2021, 21:25Lifestyle TEMA
FOTOT: Pamje marsiane në Francë

Fotografitë nga Franca treguan qiej portokalli mbi shtresat e dëborës, ndërsa era me rërë nga shkretëtira e Saharasë, erdhi në Evropë disa javë më herët sesa pritej.

Ndërsa fotografitë e skenave surreale përmbytën mediat sociale të shtunën, francezët në të vërtetë janë mësuar edhe më herët me dukurinë vjetore.

“Era me rërë nuk është jashtëzakonisht e rrallë, por është e jashtëzakonshme që ka ardhur kaq herët këtë vit.” – shkruan Le Parisien. Era në fjalë vjen zakonisht në prill dhe çon në rritje të temperaturave.

Jugu dhe juglindja e Francës thuhet se janë zonat më të prekura deri tani, megjithatë qiejt portokalli pritet të përhapen në të gjithë pjesën tjetër të vendit në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje