Një roje në kopshtin zoologjik në ishullin Borneo, është vrarë pasi dy tigra të rrallë Sumatran u arratisën. 47-vjeçari u gjet i vdekur afër derës kryesore me plagë kafshimesh në trup.
Tigrat 18 muajsh arritën të largoheshin pasi rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në zonë, dëmtoi kafazet e tyre.
Arratisja e kafshëve të egra shkaktoi shumë trazira në qytetin Singkaëang pasi atraksionet turistike u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndronin në shtëpi.
Tigrat Sumatran janë specie në zhdukje dhe ruhen me fanatizëm pasi besohet se kanë mbetur vetëm më pak se 400 prej tyre.
Me kete preshne pas flales Borneo ma hoqet trurin fare ??
Edhe ti e ke qare fare ne 4 fjale dy gabime preshne(me duket se i thone presje po ajo flales ca eshte mos eshte fjala)
Edhe 400 paskan ngelur. Bo bo ç’bëhet keshtu atje?
Atje tigrat e ketu virusi. Atje armiku i dukshme e ketu armiku i padukshem.