FOTOT: Rita Ora vihet sërish në qendër të kritikave

7 Shkurt 2021, 20:45Lifestyle TEMA
FOTOT: Rita Ora vihet sërish në qendër të kritikave

Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes pas thyerjes së rregullave kundër koronavirusit. Këngëtarja shqiptare organizoi një festë të paligjshme në një restorant në Londër, por pasi skandali bëri bujë në media, ajo kërkoi ndjesë publike ndërsa pagoi dhe një gjobë prej 10 mijë paundësh.

Ndërkohë, së fundmi autorja e hitit “Anywhere” është vënë sërish në qendër të kritikave për shkak të zgjedhjeve të saj të stilit për “The Masked Singer”. Mirëpo pas reagimeve të shumta, 30-vjeçarja argumentoi se për të e rëndësishme është të ndihet rehat me veshjet që zgjedh.

Unë me të vërtetë mendoj se stili është një gjë krejtësisht personale. Nëse dikujt nuk i pëlqen diçka që unë vesh, nuk ka pse, kjo është krejtësisht në rregull. Ajo që është e rëndësishme është që unë të ndihem e sigurt me veten. Kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua dhe stilin tim.”, u shpreh këngëtarja për “The Sun”.

1 komente në “FOTOT: Rita Ora vihet sërish në qendër të kritikave”

  1. !!!!! says:

    ” rita ora vihet serish ne qender te kritikave ” !!
    ose per 2 klikime me tepr genjeni si karagjoze ose e keni ne program baltosjen e shqipetareve me emer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje