Nga Niko Peleshi
Pa i shpëtuar kompleksit të paragjykimit që mbulon një politikan sa herë që sjell në vëmendjen e opinionit publik shembuj pozitivë, po e them që në fillim se të rinjtë për të cilët dua të flas e do të flas pa u lodhur, janë produkt i punës së tyre, i mundit dhe peëpjekjes për të ecur përpara në vend që të presin një vend pune në shtet.
Merita jonë nuk është ajo çfarë ata kanë arritur. Meritën ne mund ta fitojme kur të jetësojmë projektet për të cilat do të shkruaj më poshtë. Ata kanë zbuluar mundësitë që teknologjia ofron sot dhe i kanë kthyer në burim pune e të ardhurash duke ofruar shërbime në tregun global përmes internetit.
Zhvillim e mirëmbajtje web site-i, menaxhim i rrjeteve sociale, dizajn grafik, optimizim i motorëve të kërkimit, Google ads, fushata marketingu dixhital në facebook, linkedin, instagram, pinterest, tik-tok, zhvillim software-i, shërbime arkitekture, përkthime, data entry e shumë shërbime si këto, sot ofrohen nga të rinj shqiptare në tregun global nga Shqipëria.
Duke qënë se ky treg nuk të paguan sipas standartit të pagave në vendin ku jeton, por sipas çmimeve të shërbimeve në tregun global, është lehtësisht e kuptueshme pse të ardhurat që mund të realizosh jane sa një ofrues shërbimesh në Itali apo Angli apo SHBA.
Po, po.
Ka shumë të rinj që fitojnë mijëra euro në muaj. Dhe nuk janë pak.
Vetëm në Korçë janë trainuar të paktën 300 të rinj nga Online Marketing Academy e mbi 300 të tjerë nga platforma e trainimit online e Laidi Ferrunit, një sipërmarrës i hershëm i bizneseve online. Shumë fëmijë janë trainuar në programim nga ICTSlab, një klasë nxënësish të klasave të 9-ta janë pjesë e programit 3-vjeçar të kodimit e design thinking nga Code for Albania e BetaPLAN etj.
Kjo nuk është një parajsë e fshehur. Edhe në këtë hapësirë mundësish për pune dhe sipërmarrje vlejnë të njëjtat parime për suksesin – NJOHURI TE SPECIALIZUARA, KEMBENGULJE e ORE TE GJATA PUNE.
Ashtu si në sipërmarrjen klasike, disa zgjedhin të punësohen apo vetëpunësohen, të tjerë marrin më shumë risk dhe hapin biznesin e tyre në fushat e reja dhe të pakufishme të teknologjive të informacionit. Por në ndryshim nga sipërmarrja klasike, këtu tregu është global, çmimet janë globale dhe te ardhurat janë si ato në tregun global.
Në Korçë po bëhet një punë e madhe për ta bërë qytetin një qendër të vërtetë të inovacionit. Biblioteka e re dhe ndërtesa ku më parë ishte vendosur prefektura dhe këshilli i qarkut, po kthehen në një hub të madh, një qendër për freelancer-at, startup-et dhe sipërmarrësit e inovacionit.
Do të ketë hapësira pune, trainime e kualifikime të shpejta në profilet më të kërkuara në internet, mentorim dhe programe akselerimi. Bashkia po punon për tër ndërrtuar një ofertë të parezistueshme për kompanitë që operojnë në këto fusha në Tiranë apo jashtë vendit për të mundësuar hapjen e degëve të tyre në Korçë. Kryeministri ka konfirmuar mbështetjen për ta pilotuar së pari në Korçë këtë model zhvillimi dhe rritjeje personale për të rinjtë.
Dhjetra të rinj që hynë në këtë rrugë pa bujë e pa mbshtetje sot meritojnë të thirren në skenë.
Ata janë të heshtur në sukesin e tyre, të pakuptuar nga të rinjtë e bareve ku edhe ata shkojnë shpesh, jo për llafe, por për të punuar nga laptop-i i tyre për klientë në Amerikë, Spanjë, Angli, Itali, Gjermani, Australi e kudo tjetër pa kufij.
Shembulli i tyre duhet të na shtyjë të investohemi si institucione e si shoqëri në ndërtimin e një ekosistemi që përfshin rishikimin e sistemeve të edukimit, rishkimin e kuadrit ligjor të sipermarrjes dhe punës (një ligj për start-upet inovative është në rrugën e miratimit) , ngritjen e fondeve per inovacionin, ndërtimin e hapesirave fizike te inkubatoreve e aksereatoreve si Hubi i Inovacionit ne Korce dhe Tumo tek Piramida ne Tirane, promovimim e organizatave që mbështesin inovacionin dhe eliminimin e burokracisë së zyrave.
Le ti mbështesim të rinjtë në këtë kohë mundësish dhe transformimesh të mëdha e të mos i tërheqim në rrugën e mbijeteses gënjeshtare dhe nihilizmit politik. Të kërkosh votën e të rinjve duke iu premtuar sukses pa pune, pa dije, pa mund, është një mëkat që paguhet shtrenjtë nga vetë të rinjtë. Nëse i pengojmë apo keqorientojmë sot, ata nuk do të na i falin neser.
Shqipëria e së nesërmes është misioni i tyre.
Me ne fund,mbas 8 vjetesh politike me sllogane tallava pordh-it me O-pordh-it, ku nga njera ana udheheqsi i ´´madherishem´´,numeron vec suksese(por belbezon ama dhe ndonjehere,qe kemi dhe gabime,por pa i permendur kurre me emer ato,duke i lene fare jetim)na cfaqet dhe nje qeveritar me nje profil te kultivuar modern,qe ne nje menyre cilesore, profesionale dhe pragmatike u tregon te rinjve,me laps ne dore,rruget e punes,per te hyre ne boten e zhvilluar si i barabarte,nga ana ekonomike.
Respekte te vecanta zoti Peleshi!
Je nje specie fare e rralle ne kete vilajet te bytymosur.
Ne se ju do te ishti ministri i punes dhe perkrahjes sociale , artikullit tuaj nuk do ti hiqja asnje presje , por ju ini minister i mbrojtjes dhe mendoj se shqetesimet tuaja duhet te fokusohen ne kete aspekt . P. Sh , te rinjte tane nuk bejne sherbim te detyruar ushtarak si ne greqi , austri apo gjetke . Studentet tane mbarojne universitetin te dhe nuk dine te zbazin armen. Dje kam cuar cunin ( ka mbaruar shkollen e larte ) ne poligon me leke per te mesuar se si zbrazet pistoleta ( me minimalja) Edhe keto vende te NATOS jane . Studentet pas mbarimit te universitetit duhet te bejne t epakten 3 muaj zbor ku te marin njohuri ushtarake te edukohen me rregull e te kaliten fizikisht.
Shefi 55,
jam plotesisht Dakord persa i perket rendesise se Njohurive fillestare te te Rinjve tane ne Edukimin Ushtarak……..3-6 Muaj do te ishte nje Kohe plotesisht e mjaftueshme per Universitaret te kishin Expriancat-Fizike ne perdorimin dhe praktikimin e mjeteve Mbrojtese (Arme te kalibrave te ndryshem sidhe Ushtrime Fizike etj, etj.)
Persa i perket Suportit qe Niko Peleshi ju ben te rinjve Korcare ne Fushen e IT dhe mosperputhjes me Dikasterin qe drejton, mendoj se duhet kujtuar edhe afersia/predispozicioni qe Niko ka me Korcen, si Vendlindja dhe Qyteti ku ka drejtuar Qarkun/Prefekturen (gati 1 Vit) pastaj Bashkine Korce per me shume se 6-Vjet…….jane Fakte reale te te rinjve Korcare qe me siguri kerkojne mbeshtetje nga gjithe Klasa Politike Shqipetare, sepse perfitimi eshte shume i kosderueshem jo vetem per te Rinjte por edhe per Shtetin Shqipetar………nje Shembull real…..
Estonia eshte nje Vend shume i vogel ne Europe, me e vogel se gjysma e Shqiperise (1,3 Miljone Banore)…….eshte ne majen e Teknologjise Kibernetike ne Europe e Bote, i vetmi vend ne te gjithe Boten qe kjo Teknologji eshte perqafuar nga gjithe Shoqeria e Rinia e vendit, bile e ka Internetin te siguruar (FALAS) per cdo Qytetare te tij.
X-Roder eshte nje IT-Technologji qe siguron mbrojtjen e te gjithe Sistemeve Kompjuterike e qe tashme shitet si “Buka ne Shqiperi”………ne te gjithe Boten Digitale…….gati te gjitha marrdheniet e Institucioneve Shteterore me Qytetarin behen ON-LINE….e plot te tjera Histori suksesi……jane gati 2-Miljard Euro ne Vit te Firmave IT, te krijuara ne te gjithe Estonine…per kete arsye, ne Vitin 2018, Estonine e kane vizituar Vendim-marres nga Firma te Technologjise se larte, nga me shume se 90-Vende te Botes……………………IT Estoneze eshte sot per sot NUMBER ONE IN THE WORLD.
I permenda ato qe shkruajta me siper, sepse te rinjte Korcare jane Filizat e pare te drejtimit Digital te Rinise e Shoqerise Shqipetare….por duhet shume Pune e Djerse e mbi te gjitha mbeshtetje dinjitoze e pa burokracira te Shtetit Shqipetar……..
KLM Shefi 55
Nikua Pe Leshi, si pronar legjitim i Prespes dhe Pazarit te Korces ka kohe qe i ka hyre IT -se. [Mqs eshte i pa diplome dhe e ka fiksim]
Ai eshte bere pjese e eksperimentit “Modulet Quantum te Budallallekut Artificial” . Ky program rrezon perfundimisht Inteligjencen Artificiale [IA] dhe promovon Artificial Stupidity [AS] ose ne gjuhen e pazarit te Korces Budallalleku Artificial. Prandaj eshte rregjistruar tek kursi i gaztorit Mamaqiu. Njekohesisht [Nikshi eshte shume puntor] si ushtarak qe ben “cheap propoganda” ne ministrine e mbrojtjes ka shpallur sfiden:
Mqs kompjuterat po behen dita dites shume powerfull, ti organizojme ne komitete dhe organizata baze. Cdo komitet te kete nje buton me portretin e Niko Pe Leshit alias Steve Jobsi i Prespes.
Taulant Palla na rrofsh pallen.