Brataj paralajmëron kufizime të reja: Rishikojmë shkollat, baret e restorantet

10 Shkurt 2021, 10:14Sociale TEMA

Teksa shifrat e të infektuarve me Covid po rriten javët e fundit, gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për ashpërsim të masave.

Pas kryeministrit edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se ka ardhur koha të rishikohen masat anti-Covid, per te parandaluar agravimin e situates:

“Ashpërsim mase është logjika. Duke parë kaq muaj, kuptohet që edhe njerëzit kanë një stres, lodhje, frikë, ankth dhe dëme.

Një gjë që harrojmë gjithmonë, sepse themi gjithmonë masa për njerëzit, por jemi edhe ne midis njerëzve që kemi një stres dopio nga ajo që kanë njerëzit dhe nuk po e mendojmë asnjëherë.

Kështu që edhe mbyllja totale nuk të prodhon aq efikasitet sa të prodhon një miks masash në kohë, pa bllokuar të gjitha aktivitetet, sipas meje”.

Sipas Bratajt shkollat, baret dhe restorantet janë kthyer në shqetësim për përhapjen e infeksionit.

“Këto masa që thamë janë nga më të efektshmet, rishikim të orareve të shkollave, respektim të hapësirave, sidomos në restorante dhe bare”.

2 komente në “Brataj paralajmëron kufizime të reja: Rishikojmë shkollat, baret e restorantet”

  1. xhepa says:

    po mire cfare po prisni ? te behen njerezit kapi mbi rruge ….ketu papergjeshmeria eshte ulur kembe kryq qysh mbas 90 , vetem dhuna ligjore mund ta frenoje kete milet. Kemi kafen dhe lloqet neper bare me te rendesishme se shendeti.

  2. lesh e li says:

    Ju qe caktoni masat merrni dhe rrogen. Po koston e humbjes se bizneseve kush e paguan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje