Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?

10 Shkurt 2021, 09:12Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ja ku jemi: Çfarë po ndodh me temën ‘Nano’? Po me temën ‘kthimi i PD në ditën e parë’? Po me dilemat nëse do të kandidojnë për deputetë heronjtë e rremë?….

Të gjitha gjurmët na çojnë në një skenë fshatçe ku ‘master Iks’ nis e lidh  grykën e thesit: Kaq ishte për këtë stinë! Duket sikur gjithë periudha prej tre dekada e Demokracisë sonë, ka zbritur në fusha dhe po mbledh duajt e të korrave. Kaq ishte ‘Demokracia’ që më shumë na mundoi me idenë se me vetë ekzistencën e saj.

Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?

Fatos Nano po projektohet si president i ardhshëm i Republikës sonë- kjo është.

Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe kryeministër i Republikës, është i vetmi i burgosur politik në epokën e Demokracisë. Këtë e pranuan të gjitha forumet e larta të Bashkimit Evropian, gjykatat, mediat, kishat, dhe vetë pushteti që e burgosi dhe që sot ndodhet në opozitë. Kur pushteti i dalë nga ëndrra demokratike ( PD) burgosi kundërshtarin politik, krejt për motive politike, që në atë moment e lidhi qafën me bishtin e vet, dhe po e mbyste. Në atë moment u kujtua që ta afronte viktimën e vet në disa  takime që i quajti ‘negociata’, dhe me kaq mendoi se i lau duart nga ndryshku i prangave.

Nanon e paketoi mirë e mirë, e la në harresë dhe mori rrugën drejt revanshit të ri: Viktima mbeti atje, nmdërsa autori në majë. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në raste të tjerë të mëdhenj, kur të burgosurit politik i zunë bishtin regjimit që i kishte dhunuar, por kjo ndodhi jo në sisteme demokratike. Ndodhi, për shembull, në Afrikën e Jugut të aparteidit, me Nelson Mandelën, i cili nga i burgosur u kthye në president të vendit. Ndodhi edhe me Pjetër Arbnorin, i cili nga i burgosur politik, u kthye në president të Parlamentit të Shqipërisë. Por edhe Pjetri ishte burgosur politikisht nga diktatura komuniste- më e egra që provoi Evropa Lindore.

Ndërsa në rastin e fundit, Nano është i burgosur politik në periudhën e regjimit anti- komunist që e quajtëm Demokraci. Ai duhet të marrë fronin e kryetarit të shtetit, me se s’bën, se përndryshe demokracia mbetet e pa korrektuar, ose non- ekzistente. Edhe në momentin kur Nano do të bëhet president i Republikës, vetë akti do ta kthejë ‘demokracinë’ aty ku ishte, në pikën Zero. Kjo është hera e dytë kur ndodh që viktima kthehet në majë të piramidës së shtetit teksa diktatori i tij është ende i gjallë, madje në funksione politike. Hera tjetër ndodhi me Mandelën, kur presidenti jugo- afrikan ia lëshoi vendin për së gjalli.

Po me kthimin e  PD në ditën e parë të lindjes?

Në fakt, jo tamam në ditën e lindjes; lindja për së dyti do të kishte me vete disa shpresa. Partia Demokratike, në vitin 2019 e lëshoi përtokë ngrehinën e saj, doli nga Parlamenti dhe deklaroi se ‘më gjeni në rrugë’. Në rrugë, edhe bleta e re nëse nuk gjen shpejt zgjua, vdes ose e egërsuar ose e vetëvrarë. Që nga dita kur PD lëshoi mandatet, u provua se ‘si të ishte, si të mos ishte’, kjo nuk ka ndonjë lidhje me Demokracinë. Demokracia, sipas kësaj optike dhe vetë sjelljes së liderëve të PD, e shpalli të panevojshme agregatin që nisi jetë në fillesat e demokracisë.

Kështu u kthye demokracia në ‘bazën’ e saj të anarkisë, duke zënë shkas nga dorëzimi. PD qe e detyruar dje të mblidhte 400 mijë firma, aq sa u mblodhën ne Dhjetor 1990, dhe të trokasë në derën e KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje. Por kjo nuk është më PD e atëhershme; këtë duhet t’ua thotë hapur militantëve të vet. Ajo ‘demokraci’ që u shpall atëherë, u gëlltit po nga bijtë e vet; tani kemi një qenie tjetër që ka manipuluar emrin e vet, nga ‘një parti pa emër’ në ‘PD’.

Po me deputetët ‘gjigandë’ të politikës, çfarë po ndodh?

Në fushë kanë zbritur tre ose katër elementë që po luftojnë në garë:

Elementi i parë është Shtetet e Bashkuara, që për hir të së vërtetës, po kërkon aplikimin e një ligji moral në vend të ligjit juridik: Përjashtimin e disa politikanëve të mëdhenj, si psh., Berisha dhe Vasili, për shkak se ndodhen në listën e zezë të SHBA.

Elementi i dytë është ligji. Ligji ose nuk ekziston deri tani, ose është aq infantil saqë trembet nga viktimat e tij. Deri më sot, me gjithë investimet e mëdha, Drejtësia nuk arrin dot të thotë qartë: ‘Këta që kanë kryer krime shtetërore, ky e ky e ky, ndalohen’. Ende nuk kemi arritur në nivelin e kodeve të Hamurabit, mbreti i Babilonisë.

Elementi i tretë është frika e vetë Partisë Demokratike për të vendosur sipas drejtësisë. Nëse PD, për shembull, përjashton kandidimin e kryetarit Berisha, atëherë kryetari pasardhës Basha, bie. Nëse ndodh e kundërta, atëherë PD pëson goditje të thellë.

Jemi prapë në kushtet kur demokracia po ha vetveten.

Kjo ndodhi edhe në sistemin kapitalist, edhe në sistemin socialist, edhe në tiranitë e mëdha. Por ndërsa sistemi kapitalist nisi ‘të hante veten, këtë e bëri për shkak të zhvillimit të teknologjive dhe të përsosjes së marrëdhënieve. Socializmi nisi të hajë veten që në ditën e parë, kur ndali shpejtësinë dhe eliminoi të bijtë…

Ndërsa për demokracinë, modeli ynë duket se është leksioni i parë.

11 komente në “Çfarë qëndron pas fenomenit ‘Nano’?”

  1. Seldon says:

    Frroku eshte bere totalisht i pabesueshem! Zerion.net

    1. Shenjestra says:

      Zoti Frrok je bere plotesisht i besueshem dhe ato qe thua jane shume te verteta te cilat jane ngulur forte ne mur si ajo gozhda 20 pontshe.Ne kete shkrim ke prekur zemrat e zhurritura te njerzeve qe duan demokracine e vertete,duan drejtesine dhe duan nje parlament te paster me njerez te paster moralisht dhe me ndjenja te larta patriotike.Mos degjo disa qener te PD qe lehin kundr teje, se atyre nuk u intereson e verteta, por genjeshtra dhe mashtrimi,dredhia, intrigat dhe gjakderdhja.Ata jane vampir.Juve zoti FRROK CUPI,per sa shkruani ne vlerat e nje njeriu inteligjent,jo vetem qe u jep shprese njerzeve,shqipetareve per nje demokraci te vertete,per nje drejtesi te saket,por shton dhe respektin tend te njerzit qe te nderojne dhe te respektojne.

  2. Mali says:

    Bravo Frrok. Njerezit duhet te mesohen te lexojne realitetin. Mali

  3. De GOL (ose Gol..de) says:

    Zoti Frrok, a mund te me thuash po te bleje telebingon a e fitoj ? (nese nuk e fitoj nuk po e blej)
    Te lutem me jep pergjigje o Nostradamusi mirditor dhe me floke moderne per panelin TV.

  4. vani says:

    Frok Cupi je gjigand, sigurisht qe shpellareve nuk ju vjen mire sepse duhet kohe qe te qyteterohen por Tironcit thone KATUNAR SURRAT PARUR QYTETAR NUK BEHESH KURRE…

  5. Frrocku says:

    O Froçk, ti je nje kone qe leh vetem per nje cope kocke. Po mir mor laper burre, flet ti qe ulje breket ne toke sa here ta kerkonte Saliu me sharabajgat e tij? Ti duhet ta fusesh koken ne hale per te kaluaren tende, o piso gazekar.

  6. Konjak says:

    Pas Nanos , qendron , servili dhe sahanlepiresi Frrok !.. Po si ste vjen rend , mbete pas Berishes , Nanos , e te gjithe lidereve partiak e shteteror , per ndonje kocke . Pa shiko , po me ate vepren ( librin ) kushtuar Trampit si i vajti halli !?. Te vajti per dreq gjith mundimi , e tash detyrohesh qe gjithe ate mendie qe hodhe , per tju lepire edhe Trampit , perfundimisht ta hodhen ne skupidhie . Keshtu te gjen kur mbivlereson veten .

  7. Kol says:

    Frrok kurva eshte leshu pee fushate.

  8. Shenjestra says:

    Zoti Frrok je bere plotesisht i besueshem dhe ato qe thua jane shume te verteta te cilat jane ngulur forte ne mur si ajo gozhda 20 pontshe.Ne kete shkrim ke prekur zemrat e zhurritura te njerzeve qe duan demokracine e vertete,duan drejtesine dhe duan nje parlament te paster me njerez te paster moralisht dhe me ndjenja te larta patriotike.Mos degjo disa qener te PD qe lehin kundr teje, se atyre nuk u intereson e verteta, por genjeshtra dhe mashtrimi,dredhia, intrigat dhe gjakderdhja.Ata jane vampir.Juve zoti FRROK CUPI,per sa shkruani ne vlerat e nje njeriu inteligjent,jo vetem qe u jep shprese njerzeve,shqipetareve per nje demokraci te vertete,per nje drejtesi te saket,por shton dhe respektin tend te njerzit qe te nderojne dhe te respektojne.

  9. Frocku-gol-konjak says:

    Me mir mos komentoni o shergane letyra pabuksa e pa brek…..qe te mereni ju me frokun haaaaaaaaa po ju ini lemishte para tij o shpellar m… ptuuuuu te zgerlaqur spurdhjake…

  10. Konjak says:

    Ti fitirebajge , qe kerkon te ofendosh ne , per kritikat ndaj shkrimit te me siperm , pyet ata qe kan tru ne koke , se ti e ke fjasko , te kuptosh vet se cili eshte Frroku . Ky njriu it i madherishem Frrok , kur ishte Berisha ne pushtet , ne shkrimet e tij lavderohej e pergezohej se Berisha , shpetoi popullin , nga ” barbaret” komunist ; lshte nje Skenderbe i dyte i shqiptareve , ishte njeriu i duhur dhe i pa zvendesushem , ne krye te demokracise , etj si keto ; Ttani , ofendon te parin dhe i lepihet udheheqesit te radhes . Ku e shikon madheshtine e Frrokut more derdemen i pa gdhendur !?. Si dhe me c’te drejte merr inisiativen te ofendosh komentues , more zagar e barbar i pa skrupullt . Nese do vazhdosh me trurin e hiemes qe ke , do te felliq me gjithcka qe te rrethon . Keput qafen , injorant e primitiv , cop zhele e felliqur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje