Nga Zonjë e Parë e Amerikës, në “pronare supermarketi”

10 Shkurt 2021, 11:51Lifestyle TEMA
Nga Zonjë e Parë e Amerikës, në “pronare

Ish-Zonja e Parë amerikane Michelle Obama, do të nisë një shfaqje gatimi për fëmijë në Netflix.

Obama do të jetë ylli dhe producentja ekzekutive e “Waffles + Mochi”, i cili do të nisë transmetimin duke filluar nga 16 marsi.

Drejtuar një publiku në moshë të re, shfaqja do ketë si protagoniste dy kukulla me emrat Waffles dhe Mochi, dhe Obaman si pronare e një supermarketi. Shfaqja do të tregojë udhëtimin e tyre ndërsa ata përpiqen të bëhen shefa të kuzhinës.

“Me ndihmën e fytyrave miqësore si pronarja e supermarketit, Znj. Obama, dhe një karrocë magjike blerëse si udhërrëfyese, Waffles dhe Mochi udhëtojnë në kuzhina, restorante, ferma dhe shtëpi në të gjithë botën, duke gatuar receta me përbërës të përditshëm së bashku me kuzhinierë të njohur, fëmijë dhe njerëz të famshëm”, tha Netflix në një deklaratë duke përshkruar shfaqjen.

Tema e shfaqjes përputhet ngushtë me programin “Le të Lëvizim” të ish-presidentit Barak Obama. Fushata e shëndetit publik, kishte për qëllim frenimin e mbipeshes së fëmijëve dhe u përpoq të ndihmojë familjet të kenë qasje në ushqime të shëndetshme, të përballueshme dhe të rrisin aktivitetet e tyre fizike.

“Waffles + Mochi” është vetëm një nga ndërmarrjet e shumta të ish-Zonjës së Parë në media. Dokumentari i saj “Becoming” është tashmë në Netflix dhe në vitin 2020, ajo nisi një podcast në Spotify.

3 komente në “Nga Zonjë e Parë e Amerikës, në “pronare supermarketi””

  1. shtellunga says:

    Thjeshte, pa pordhe e pompe. Ksaj i ka hije e lezet, tas mbush ekranin edhe mendjen. Jepi motra, Amerika eshte e bekuar qe ka njerez si ti!

    1. WuFlu says:

      Cfare flet o budalle ajo dhe i shoqi kane rreth $ 200 million tani pa asnje lloj kulifikimi dhe duke bere vetem pordhe si keto neper revista dhe reklama per njerez pa shume tru si puna jote….

  2. fukaraji20 says:

    Kete duan ta pompojne me zor si person me rendesi, e kush ja var ne americe asaj, vetem ata te saj she te verberit ?? shikoni sa libra u shiten ne botimin e saj??!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje