Analistët Ilir Yzeiri dhe Agron Gjekmarkaj kanë folur në “Top Talk” për zgjedhjet e 25 Prillit dhe votën që do të japin shqiptarët.
Teksa kanë filluar të bëhen premtimet e para për qytetarët, Yzeiri dhe Gjekmarkaj kanë treguar nëse më 25 prill, vota do t’i jepet individit apo premtimeve.
Ilir Yzeiri: Pikërisht për këtë do votohet sepse në themel të akteve premtuese është individi, ai që bën premtimin. Prej atij varet realizimi ose kthimi në një akt i premtimit.
Dhe votuesit, të gjithë pa përjashtim do të shikojnë personalitetin, karakterin, dinjitetin, forcën e atij që premton.
Nga kjo pikëpamje më duhet të themi që Lulzim Basha për fat të keq sipas mendimit tim gjithmonë ka treguar në këto vite që nuk është personaliteti i duhur për të premtuar ato që ka ndërmend të bëjë një lider i forcës politike më të madhe në opozitë, nuk ka treguar deri tani pjekuri politike të duhur, nuk ka treguar forcën, vullnetin dhe karakterin, por në krye të Partisë Demokratike, e copëzoi atë forcë politike dhe në krye të Bashkisë së Tiranës kur ishte për 4 vjet ndërtoi vetëm 500 metra rrugë këtu nga Filologjiku në Sauk dhe nuk bëri asnjë punë tjetër.
Për fat të keq, përshtypja më e madhe për Lulzim Bashën është se ai nuk i mban dot premtimet dhe nuk i kryen dot punët deri në fund.
Këtu po i citoj akuzat që i bën një nga kundërshtaret e tij, Jozefina Topalli, e cila thotë që premtimet e Lulzim Bashës jo vetëm që nuk realizohen, por nuk ka asnjë performancë për t’i mbajtur ato.
Agron Gjekmarkaj: Mbi të gjitha besoj se do jetë një votë gjykimi, votë gjykimi për punët e qeverisë në 8 vite dhe si e tillë do të jetë një votë kundra me ndonjë shumicë, do jetë një votë ndërmjet njeriut mesjanik dhe njeriut që i di të gjitha duke shfaqur një lloj arrogance, herë simpatike dhe herë jo sic është kjo e Edi Ramës dhe njeriut normal sic është Lulzim Basha.
Do jetë një votë që do gjykojë sigurisht programet dhe vërtetësinë e tyre në raport me kohën dhe realitetin në të cilin jetojmë dhe sa i përket Bashës, mendoj se mund ti përmenden disa gjëra pozitive. Nuk e di në kanë qenë premtime, por janë gjëra pozitive që do ta gjykojnë qytetarët, sic është koha kur ai ishte ministër i transportit për rrugën e Kombit, kur ishte ministër i brendshëm për liberalizimin e vizave dhe integrimin në NATO si ministër i jashtëm dhe kryetar i Bashkisë Tiranë që nuk i bëri dëme qytetit. Në këtë kontekst mendoj që do të prevalojnë një votë pro Bashës dhe opozitës.
Me mire hidhem nga kati i 4 i shefqet ndroqit se te votoj luli bashen.
Ke shume te drejte, po Rama eshte me fat se senatoriumi nuk ka kat te peste!
Nme anormal so Gjakamark-aj thote se Luli eshte normal! Pika provincoalit qe s’ka arritur ne Tirane!
Kerkese tv: E nxirrni ne ekran me koke te madhe! Ju lutem me shume stil! Duket i papranueshem qe figure!
Problemi eshte si tek nje shprehje ne Shkoder : Kur dojne me e feju nji vajze pyesin per dhenderrin si eshte si djale ? dikush thote ——————nuk eshte i keq dreci ——- kur mundet te cilesohej si nje njeri i mire …… ketu eshte problemi ku e ka te miren Luli cka ka ba te mire Ai se te keqijat ja dime ndersa Gjon Markaj mundohet me ja eliminu te keqijat se per te mira as nuk ja ven re vetem thote se eshte djale i mire dreci
Shqiptaret do te votojne edhe per gabimet dhe te mirat e qeverise por edhe per kriminelet e PD me Salen ne krye! Gjekmarkanizimi i PD ehste nje mediokritet qe vetem Basha me Saliun mund te pranojne sepse ky eshte niveli i shoqerise qe mbeshtet PD! Servilizmi,Mediokriteti spiunet,Vrasesit,kriminelet dhe te shiturrit tek serbija dhe me gjere jane votuesit gjekmarkajgjoni! Cfare mjerimi PD!