Tre infermiere dhe një sanitare, të cilat së bashku me Tire Alldervishin kishin krijuar një skemë me qëllim që të përfitonin në kurriz të pacientëve të sëmurë me koronavirus në Spitalin Shefqet Ndroq, morën të gjitha masën e sigurisë arrest me burg, me afat 45 ditë.
Prokurori u shpreh se të dyshuarat kanë fshirë bisedat në telefonat e tyre. “Pas ndalimit të 4 të dyshuarave dhe sekuestrimit të telefonave të tyre, është vërejtur se të gjitha kanë fshirë komunikimet që kanë pasur me Tire Alldervishin, tregues i qarte se kane dëshiruar fshehjen e tyre”.
Ndërkohë, sanitarja Rukie Hoxha, është shprehur se nuk ka marrë asnjë lekë nga Tirja. “Unë nuk kam marrë asnjë lek nga Tirja. Tirja nuk mund të më bëjë shoqe të saj”.
Tre të tjerat nuk dhanë asnjë deklarim. Përmes avokatëve përkatës, ato kërkuan masa më të buta sigurie se “arresti në burg”. Megjithatë, gjykata vendosi masën e sigurisë me 45 ditë burg për Mira Bushin, Sheqerie Koçin, Sidorela Çelën dhe Rukije Hoxhën.
Gjykata çmon se kjo masë është dhënë për t’i dhënë kohë prokurorisë te kryeje veprime të tjera sa i përket zbardhjes së komunikimeve që kane pas personat me sanitaren Tire Alldervishi. Gjykata i kërkon prokurorit t’i vërë në dispozicion gjykatës prova të tjera për sa i përket veprave që ato akuzohen.
Bizanti i njihte me mire shqiptaret sec ato njohin veten e tyre . Gjate pushtimin per 10 shekuj ata neper arkivat e tyre kane shkruar per shqiptaret:Shqiptaret jane nje popull grabitqare te mallkuar pleshta dhe mekatare.
Historianet tone duhet ti hapin keto arkiva per te gjithe shqiptaret. Qe te mos cuditemi kur te degjojne per kesisoj monstrash.
Mesazhi u bë publik, kapitull i mbyllur. Duhet shmangur depresioni dhe vetvrasja.
O torobelle Tirja skishte pse te jepte leke ty por te futi ne grupin e zhvatjes se njerzve ne spital dhe ju paguanit nepermjet personit te trete.Tirja nuk ishte budallaqe te te mirrte leke ty drejt persedrejti.Tirja mund tia hedhi por peshku i madh e ha te voglin.