Dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, shtohen masat në spitalin e burgut

11 Shkurt 2021, 12:33Kronika TEMA
Dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, shtohen masat në spitalin e

Dritan Dajti

Masa shtesë sigurie janë marrë në spitalin e burgut ku po qëndron aktualisht për trajtim mjekësor Dritan Dajti, një nga emrat e njohur të botës së krimit.

Sipas burimeve për A2, dy shkresa kanë mbërritur nga Shërbimi Informativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku flitet për një dyshim rreth një plani për arratisjen e Dritan Dajtit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 efektivëve të policisë.

Për këtë arsye, në ambientet e spitalit të burgut janë shtuar efektivët e policisë si dhe civilët që ruajnë ambientet e jashtme të tij.

Dritan Dajti u dërgua dy javë më parë në spital pasi dyshohej se ishte infektuar me koronavirus, ndërsa në këto momente po qëndron në spitalin e burgut.

1 komente në “Dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, shtohen masat në spitalin e burgut”

  1. Dritana Dajti says:

    Futini ndonje semundje tjeter ketij biri k*rve.
    Mos e vrisni por bejeni te vuaje shume. Surrat plere dhe biri k*rve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje