“E ç’kuptim do ketë jeta/ Pa nxjerrë katërqind dekreta": U japim një dorë këngëve për prijësat

11 Shkurt 2021, 17:30Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Po trokasin ngjarje të mëdha. Do të jenë muaj të mbarsur me përplasje, grindje dhe brohorima.

Nuk kemi punë me grindjet ne, qejflinjtë e këngëve popullore. Ne jemi në shërbim të harèsë. Është stina e pjellorisë më të bollshme të artit popullor, të rapsodëve, të instrumentistëve popullorë, nga Preveza në Mitrovicë.

Pardje dëgjova një këngë të re me çifteli për Lulzim Bashën.

Nuk mbaj mend se ç’thuhej por këngëtari kish zë të mprehtë, jehonin malet dhe mua tani më vijnë në mend vetëm fjalët që rimonin me të. Ishin me dhjetra: Basha, masha, hasha, të trasha …

Thonë që janë më të bukura këngët për Ramën.

Edhe për Ramën, o burra?!!! Besohet se rimat për këtë, duhet të kenë qenë më tingëlluese: xhama, flama, kallama, bërthama, Obama…

Dhe këta dy krerë të politikës i mirëpresin. Pa dyshim. Ku ka gjë më të bukur se sa kur populli të këndon që më të gjallë! Unë për vete e kam ëndër të dëgjoj mes kërnetave një këngë për mua, sidoqë të jetë ajo, përshembull: “O Filan, o burrë i vjetër/Kur hesht, na pëlqen më tepër.”

Më vrafshin mua, po gjete një popull më prodhimtar për këngë udhëheqësash. Kemi traditë, ne. Çiftelitë dhe gajdet tona u kanë kënduar aq sa prijësve tanë, po aq edhe miqve të shquar, Titos, Stalinit, Maos, Ho Shi Minit, Bushit, Berluskonit… Krijimtaria popullore e viseve tona është e begatë.

Ka zëra, se këto ditë janë porositur këngë për sejcilin nga deputetët, për kryetarët e bashkive, ministrat dhe ministreshat. Do të ketë këngë dhe për ambasadorët që kalojnë shkarazi mbi këto troje, do të ketë për kryetarë shtetesh, Merkelin, Makronin, Erdoganin…

Kanë mbetur përgjysmë këngë për këta italianët, që vijnë në krye të qeverisë dhe bien prapë, pa mbaruar rapsodi i shkretë as strofën e parë!

Po vëmendja kryesore do të jetë për të këtushmit, për Presidentin, për Teatrin që u prish dhe për atë që do të ngrihet, për Opozitën që doli nga parlamenti dhe për atë që hyri… Për Covidin, dymbëdhjetë miljet e Greqisë… Po të kërkosh gjen këngë për SPAK-un dhe për këstin e tretë të të përndjekurve…

Sa mirë! Folklorit tonë i zgjerohet fjalori. Ai po zbraz hambarët e mbushur me turqizma dhe i mbush me të bukurat terma euroamerikane, diplomatike dhe juridike. Tani nëpër këngë gjen: konsensus, elektorat, supermarket, korrupsion…

“Po sodis-o prej ballkonit/ veturat e korrupsionit”

Nuk ka më vjetërsira, si, sebep, vatan, derman, sevda! Epërsi kanë fjalët e reja që shndrisin nga shkenca dhe oksidentalizmi, si bekgraund, metastaza, dializa, koalicione, fejsbuku…

“Ja seç thotë ai farë kopuku/ drejtpërdrejt-o nga fejsbuku!”…

Po ngrohen kërnetat, po temperohen çiftelitë, po fryhen gajdet dhe tërhiqen lëkurat e dajreve.

Poetëve popullorë u del gjumi natën. Ata zgjasin krahët e çveshur mbi komodina dhe zhgaravisn vargjet që u jep muza. Nxitojnë, se mos harrojnë.

Ja, tamam për këtë, unë kam punuar një çikë e nga një çikë dhe kam përgatitur për botim këtë Fjalor të Rimave Poetolitike (FRP), për rapsodët, një fjalor që ka munguar tërë jetën, qyshkur lindën vargjet e para të poezisë popullore. Por, sot, rimat… Rimat, thashë, jo vrimat!

Ato, rimat, duhen më shumë se në çdo periudhë të lumtur të historisë së popullit tonë. Shumë parti, e shumë udhëheqësa! Dhe asëll-asëll, pas përmbysjes së komunizmit, ai i himnizimit të politikanëve është i vetmi sektor që ka prodhim të begatë. Nuk kanë ecur as sektori i minierave, as i naftës, as sektori i bujqësisë. E vetmja fushë ku nderohemi, ja, kjo e këngëve për prijësat!

E deri sa të botohet fjalori, e meqë do ketë gjithmonë një palë zgjedhje përpara, unë po jap si paradhënie rimat më kryesore, ato më të ngutshmet, që u duhen rapsodëve. U nevojiten atyre, siç u nevojitet oksigjeni të sëmurëve! Le të jehojnë këngët! Le të jehojnë sot ndër pllaja e lugina të viseve arbërore…

Hapim fjalorin dhe lexojmë:

Për Rama: Fama, piskama, panorama, bërthama, harama… (Le librin mënjanë). Ja, të sajojmë dy tri vargje: “Tunjatjeta Edi Rama,/ Kot rri veshur me pizhama./ Mos përto e mos kij zor/ Rregullo Kodin Zgjedhor!”

Për Meta: Paketa, kuleta, njatjeta, stafeta, vërteta, videokaseta… Pas asaj që këndohet nga Skrapari, “Kush i qan hallet e mia/ Ilir Meta, LSI-ja…” mund të këndohet “E ç’kuptim do ketë jeta/ Pa nxjerrë katërqind dekreta/ Na hyri si pykë Venecja/ Pa s’do ndalja, nuk do ngecja…

Për Gramozin: Bajlozi, tetanozi, rrogozi…Qenë votat e Patozit / Që i dhanë zemër Gramozit. /Zu kryet e parlamentit/ U bë njeriu i momentit. /Zoti Ruçi burri i fjalës/ Ia preu mikrofonin Salës./ Boll foli tridhjetë vjet./ Foli sa për treqint vjet!

Kaq, hëpërhë, nga unë… Ishte një reklamë e shkurtër për fjalorin që po del së afërmi.

15 komente në ““E ç’kuptim do ketë jeta/ Pa nxjerrë katërqind dekreta”: U japim një dorë këngëve për prijësat”

    1. Kelmend Jezerca says:

      O redaksia, mos jeni sklerotikë e me memorie të fikur ?
      Në orën 15.32’, po këtë shkrim, e keni botuar, por kësajë rradhe, i keni nderruar vetëm titullin.
      Ju jeni seriozë, e jo si ca çapaçulë mediatikë….
      Korigjojeni këtë lapsus.

  1. Nje qytetar neutral says:

    Eh mer Pellum, na dhjeve gazit si gjithmone, si atehere kur beje skece per Estraden e Fierit. Meqe nuk ke dhene ne fjalorin tend rima per veten po te jap ca une:

    Pellumi: Kacarrumi, i pallumi, i dallumi, koqeplumi, etj Kulla: Pulla, Llulla, Shpulla.

    E shef nuk eshte edhe kaq zorr me gjet rima me vrima edhe pa ndihmen tende.

  2. E verteta says:

    Mos fol me se i ke thene te gjitha, po ato qe thua bien ne terren ku nuk ka me njeres me tru, po u ka mbetur vetem tallash.

  3. sorra says:

    Per Saliun s’the nje fjale
    Or Pellum me nam te dale!
    Thuj se na merre malle,
    per at prijsin tend te ralle!

  4. Ai says:

    Fantastik Si gjithmone. Humor i holle, mendje e ndritur.Falemnderit!

  5. Monika hajdute me cizme says:

    Dhe per keta rapsod ,ilir meta ka bere gati nga nje dekorate si ajo e maces sasha.

  6. mik says:

    Bravo Kulla.
    Ke goditur nje fenomen servilues. Populli i jone me shume kendon me nota servile se me nota muzikore.
    Nuk ka popull qe i kendon se keqes me shume se ne.
    Un jam prej Veriut dhe me vjen turp kur thurin kenge me çifteli per kriminelet ( megjithese ne shume raste paguajne per kete ) te cilet vetem pse mendojne se dikush ka marr gjakun e dikuj meriton nje kange !! Kujtojne se kanga ka johone dhe ngelet ne perjetsi.
    Jugu e ka ma ndryshe. I kendon Erdoganit dhe udheheqesave te tjere n’kalim.
    Askush nuk i kendon Nane Terezes, por vetem kriminelave dhe horrave politik.

  7. hendri says:

    Boll Pellumb se ca nga komentusit kane qeshur aq shume sa po thone vete qe u dhien ne breke….
    Keto qe thua ne pergjithesi jane bere nga shpellare e katundare dhe jo nga shkrimtare. Por e keqia nuk qendron ketu se rastet jane me teper te tekstet e kengeve qe kendohen sot ku banaliteti eshte evident.
    Pa le pastaj te emrat e rrugeve, kur te vini ne Shqiperi kalo nga kamza dhe do shikosh cfar emra rrugesh ka vene shpellari Xhelal DERZIU te miratuara nga shpellari doktor Saliu qe ka nje jete ne kryeqytet u rrit ne bllok dhe prap mbeti shpellar…..

  8. Pokeristi says:

    Pellumb o i rralle i shpendëve!
    Thuaj ç’të duash
    Ke filluar t’a kruash
    Qe t’a kruash me politikane
    Duhen nja katra a pesë hajvanë
    Njeri te tunde sahanë
    I dyti të rahë havanë
    I treti me lule pe vërteti
    I katërti Salë sherbeti
    I pesti ai kadeti …… (Luan Rama
    Bjerju asnjë s’të prish punë
    Te hanë të gjithë munë

  9. Haxhi Qamili says:

    Z. Kulla! Ne jemi një popull, i “stërvitur”, t’ju këndojmë e thurim lavde, atyre që na pinë gjakun.
    Më e lezetëshmja është, se ata që nuk e bëjnë dot punën e “prapanic lëpirjes”, janë pak. Si të tillë, nuk kanë të drejtat e mjaftueshme të drejtojnë, të shndërrojnë “skëterrën” që sa vjen dhe bëhet më e theksuar, në dritë e.t.j.
    Pse? Se ata që shkojnë, dhe hedhin ata fletët në kutitë e votimit (të cilët mjaft, kanë filluar të venë gishtin, se nuk munden më të arsimohen), kanë mbi supe, një, që duket si “kokë”, si gjithë të tjerët, por brenda e kanë bosh.
    Edhe nëse ka ngelur diçka “brenda” ( e me siguri, ka ngelur diçka, ndryshe nuk do gjenin rrugën deri te “kutitë”), është ajo pjesa ndijuese e të “shijuarit”. Pra, me fjalë të tjera, është ajo pjesa, që i drejton te “prapanic lëpiria”.
    Kjo na bën të besojmë plotësisht, që edhe në datën 1 Prill ( e cila është zgjedhur mbas kokës ), këtë “detyrë”, do ta realizojnë me “sukses”!
    Mbas katër vitesh, është shumë e mundur, që rritja e popullsisë, të jetë minus 50%!
    Gëzuar! Gëzuar! Gëzuar!

  10. besi says:

    S,po pushoj dot se qeshuri, Pellumb. Sa po me dhembin brinjet. Kur themi rtofsh sa malet, per ty themi vertet. Kur vjen prape nje humorist si ti? Me humor te holle, te kulturuar, te ngritur. Edhe njehere rrofsh sa malet.

  11. Populli says:

    lere popullin te shprehet e meru me arsimin per te bere vensd lider ne ballkan persa i perket dijeve teknologjike.Eshte detyre e elites te beje rolin e liderit .Turma ,turme ngelet.

    Ke te drejte o pellumb Kulla
    Shko mbill floke se te doli dulla.
    Iku vrulli,hareja e djaleria
    Mbete ti, skleroza e tullaceria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje