Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar arkeologun, politikanin dhe diplomatin e shquar Neritan Ceka me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Kjo dekoratë u dha me motivacionin: “Në vlerësim të veprës së çmuar dhe punës së palodhur si shkencëtar dhe arkeolog i përkushtuar në ndriçimin, vënien në dukje, ruajtjen dhe promovimin e thesareve të rralla të trojeve tona, të historisë së lashtë, gërmimeve intensive e afatgjata të qytetërimit ilir.
Me mirënjohje të lartë shtetërore për kontributet e vyera e të pamohueshme, si politikan aktiv dhe diplomat, qysh në shembjen e diktaturës, vendosjen e sistemit pluripartiak si dhe më pas, në konsolidimin e institucioneve të reja demokratike në vendin tonë”.
Në fjalën e tij përshëndetëse ndaj familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të pranishëm në ceremoni, Presidenti Meta u shpreh se Ceka është një nga përfaqësuesit më emblematike të atij brezi, që u quajt i pasçlirimit, brez që i mbijetoi mungesave dhe padrejtësive të periudhës së diktaturës komuniste.
“Është kënaqësi e madhe, që në ditën e 80-vjetorit të lindjes së tij, të vlerësoj një nga personalitet më të rëndësishme të vendit tonë, arkeologun, politikanin dhe shkencëtarine shquar, Neritan Ceka.
Duke vlerësuar profesor Cekën synoj t’i transmetoj atij detyrimin e respektin, që ne kemi dhe duhet të kemi për të gjithë ata, që ia kushtuan jetën e tyre konsolidimit dhe përparimit të institucioneve kulturore të vendit tonë por edhe atyre politike.Profesor Neritani është një nga përfaqësuesit më emblematike të atij brezi, që u quajt i pasçlirimit, brez që i mbijetoi mungesave dhe padrejtësive të periudhës së diktaturës komuniste.
Pavarësisht nga kushtet e vështira, ky brez diti të formohet me trashëgiminë e albanologëve më të mëdhenj të kombit, si Aleks Buda, Hasan Ceka, Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Selim Islami, Gani Strazimiri, e shumë të tjerë, ku do të jepte kontributin e tij të shquar në formimin e arkeologjisë shqiptare.Me veprimtarinë e profesor Cekës janë të lidhura krijimi i Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe i kompleksit monumental antik të Selcës së Poshtme, krijimi i muzeve arkeologjike në Apolloni, Fier e Tiranë, ekspozitat ndërkombëtare arkeologjike në Hildesheim, Mynih e Romë, botime të rreth 15 librave e katalogëve mbi arkeologjinë e Shqipërisë, si dhe shumë kontribute të tjera, të vlerësuara, brenda dhe jashtë vendit.
Po aq sa profesion, arkeologjia ka qenë një pasion i ngulitur edhe nga babai i tij, themeluesi i arkeologjisë sonë, profesor Hasan Ceka.Arkeologjia ka qenë profesioni i jetës së tij, që nuk e braktisi dhe e vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Dua të kujtoj me këtë rast kënaqësinë që pata, kur në fund të tetorit të vitit të kaluar, e gjeta profesor Cekën të punonte në gërmimet arkeologjike në Bylis dhe kjo vetëm një muaj pasi kishte kaluar sëmundjen e rëndë Covid-19.
Profesor Neritan Ceka është po aq i njohur edhe si politikan i një lloji të veçantë, si për kontributin e tij të vazhdueshëm në formimin e shtetit demokratik, që nga Lëvizja Demokratike e dhjetorit ‘90, por edhe nga profili i tij i karakterizuar nga serioziteti, ndershmëria dhe përkushtimi qytetar.
Do të mjaftonte vetëm njëri nga aktet e tij, për t’i bërë vend në historinë, po aq epike, sa edhe të turbullt të tri dekadave të fundit.Kujtoj daljen e tij tek Ura e Lanës, për të evituar përplasjen e popullit me Gardën e regjimit, apo hyrjen në mes të rebelimit të Shkollës së Bashkuar, për të kërkuar bindjen e ushtrisë ndaj proceseve demokratike.Profesor Ceka do të kujtohet përherë, në rolin e tij të rëndësishëm, si pjesëmarrës aktiv në formimin e Partisë Demokratike, si partia e parë opozitare si dhe nënkryetar i saj, si deputeti i parë i opozitës, që hyri në parlamentin e parë pluralist, si kryetar i grupit parlamentar të PD më 1991, një nga grupet më mbresëlënëse të deputetëve, për sa i takon cilësisë dhe që na mungojnë edhe në ditët e sotme.
Po ashtu, do të kujtohet si bashkëthemelues i partisë Aleanca Demokratike, si një nga lëvizjet më qytetare dhe europianiste në politikën shqiptare, si ministër i brendshëm i periudhës më të vështirë për rivendosjen e rendit dhe të qetësisë në vitet 1997-1998, por edhe si kryetar i komisionit për Rendin dhe Shërbimin Inteligjent për gati 8 vite.
Profesor Ceka e mbylli këtë pjesë të karrierës së tij në institucione, në postin e ambasadorit në Romë, ku unë kam marrë përshtypjen personale, nga shumë personalitete të larta të shtetit italian, por do të veçoja atë që më kanë mbetur në mendje nga Presidenti i Senatit të asaj kohe, Pietro Grasso, i cili më tha: ‘Ju falënderoj në mënyrë të veçantë, që keni dërguar në Romë një ambasador si Profesor Neritan Ceka’.
Profesor Ceka vazhdon të mbetet një zë shumë aktiv dhe qytetar edhe në këto kohë të vështira për demokracinë shqiptare.Unë uroj që të vazhdojë të japë kontributin e tij të vyer edhe në vitet në vazhdim, siç e ka dhënë deri më sot!
Dhe nuk dyshoj për këtë, pasi dhe forma e tij fizike është e shkëlqyer.Për gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në fushën e arkeologjisë, me zbulimin, ruajtjen dhe promovimin e thesareve tona të rralla, si dhe për kontributet e vyera, si politikan aktiv dhe diplomat, në këtë ditë të 80-vjetorit të lindjes, kam kënaqësinë të vlerësoj Profesor Neritan Ceka me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit.Edhe 100 pranvera të tjera profesor!”
Nejse ,pamvarsisht qe dekoratat ky i ka bere si ato teneqeckat e arixhofkave,,Neritani e meriton per kontributin qe ka dhene ne Arkeologjine dhe historine shqiptare,te cilen ne duhet ta cmojme shume.Figure intelektuale per mua e respektuar dhe e nderuar te cilat i duhen vendit tone.Kam konsideraten me te lart per Neritanin qe prej viteve 80,por duke perjashtuar aktivitetin e tij politike.Jete te gjate!
Ky ILIRI me kujton Kryetaret e Emulacionit Socialist ! Fatkeqesi!
Kurse ky Neritani me dhimbet! Mosha ben te veten…..
A ka ndonjë vlerë të vërtetë ajo dekoratë nga dora e këtij farë “presidenti”? Të isha Ceka apo Cekja nuk do ta pranoja.
O Meta ! Dakort per arkeologun e shquar. Edhe pak po i shtoj asaj te politikanit qe ti e ke fryre kot por te diplomatit te shquar???? Nuk ma kishte marre mendja. Ku shquhej Neritani ne diplomaci??C’fare ka bere qe nuk e dime ne?? Hajde koqe Prsident bej dhe ca qoka se do te vije fundi pak nga pak edhe ty.
tani i erdhi radha Monikes,palio mut i thare!
Po Neritan Ceka eshte turpi i kombit shqiptar dhe Ballkanas. Parlamenti ri duhet te mblidhet te heq dekoratat ketyra palaçove qe Ilir Meta u jep se e ka felliqur fare dhenien e dekorates , ky dhe mustaqelliu qe ja rruajti muqtaqet Edi Rama.
oLili je bere qesharak me ato dekoratat , kacolet e bires , ato jane komplet te pa vlera ,dekoratat e Metes si stemat e kinezeve qe me kish mbushur tim ate shtepine nga montimi i katrave silurus ne durres , dit per dite me sillte nga nje cante me stema , keshtu dhe Lili ……..do shifni qe per pak kohe dikush qe eshte nderuar nga hajduti kombetar do ta kete per turp qe eshte dekoruar nga nje hajdut ordiner , nga nje lamash qe per pak meshire dhe per pak vota ngeli duke dekoruar dhe qent e mecet e lagjeve ……turp o pis qe na turperove si komb ne sy te Botes me nivelin qesharak qe mbart …….