Minaretë e Rilindjes të zhytura në thes

11 Shkurt 2021, 19:27Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Çdokush që e ndjek me vëmendje fushatën e Rilindjes, me siguri që vë re një anomali: sa më shumë që qeveritarët flasin për arritjet dhe sukseset e këtij 8 vjeçari, aq më pak duan të përmendin transformimin e Tiranës, kullat e rokaqiejtë që po lartësohen përditë në kryeqytet.

Erion Veliaj është i gatshëm të përgatisë minuta të tëra me kronika televizive edhe kur mbjell një lule të vetme, por nuk është shfaqur kurrë në prerjen e shiritit për fillimin e punimeve të një grataçiele. Edi Rama nuk lë katundari pa i dhënë kyçet e shtëpisë 50 metër katror, por nuk pozon asnjëherë përkrah një biznesmeni të ndershëm që është duke ngritur në ajër me mijra të tilla.

Asnjëri prej të dyve, që është i aftë të shndërrojë në 3D edhe fantazitë më të çmendura, nuk ka treguar me mburrje projektin e një pallati të ri.

Rilindasit po sillen sikur nuk i llogarisin mes sukseseve të tyre rreth 3 milionë metra leje që kanë dhënë në kryeqytet, duke i hapur rrugë një biznesi që i kalon mbi 3 miliardë euro.

Nëse të gjithë flasin nën zë për kullën e atyre të Hollandës, për lejen e ndërtimit që morën çunat e Kolumbisë, për objektin e xhamtë që po lartësojnë ata të kumarit, kjo “politikë e madhe zhvillimi” nuk pasqyrohet në manualet e fushatës së rilindjes. Aty nuk ka asnjë fjalë, qoftë edhe për zhvillimin e qytetit. Asnjë lavdërim për nxitjen e biznesit të ndërtimit. Madje, çuditërisht, as edhe një mburrje për hapjen masive të vendeve të punës për muratorë, teknikë, inxhinjerë.

Hiç dhe hiç. Të gjithë sillen sikur “minarja duhet mbajtur e futur në thes”, megjithëse ajo është në sy të të gjithëve. Dhe këtu nuk është fjala për minaren e xhamisë së Et’hem beut që po zhduket nga peisazhi dita ditës, por për simbolet e reja të narko kapitalizmit që po përjetojmë prej tetë vitesh.

Natyrisht, ky stërmundim për të mbajtur të mbuluar një të fshehtë publike që ulëret, nuk ka të bëjë as me skrupujt e betimeve të Erion Veliajt, se ai do të firmoste “zero ndërtime në qendër të Tiranës” dhe as me ëndërrat e tij se do të donte të mbahej mend si “kryebashkiaku i pemëve dhe jo i betonit”.

Kjo heshtje nuk është e lidhur as me përgjime si ato të Ndraghetas, sepse, në fund të fundit, këta “specialistë” që na premtuan me gojën e tyre se do vidhnin më pak se paraardhësit, 20- 30%-shin e marrin në çdo firmë që vënë dhe jo vetëm për lejet e ndërtimit.

Prandaj pyetja që shtrohet është, pse ata që nuk kanë cipë të mbrojnë PPP si ato të Check-Up dhe laboratorëve, koncesione ai ato të traut të rrugës së kombit dhe inceneratorëve, përgjysmimin e dividentit për më të pasurit dhe faljen e pasurive të nëntokës, nuk i dalin zot asaj që po bëjnë në Tiranë?

I vetmi krahasim që mund t’i shkojë për shtat kësaj dileme, është ai me investimin më të madh që ndërmori rilindja në fillim të mandatit të parë: atij të kanabizimit të vendit. Edhe atëherë, megjithëse të gjithë e kishin parasysh atë që po ndodhte, Edi Rama dhe Saimir Tahiri bërtisnin kundër mediave të kazanit dhe makinerisë së baltës që shpiknin për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

Edhe sot ndaj projektit gjigand të kullëzimit po sillen po njësoj, me ndryshimin e vetëm se vendin e ish ministrit të brendshëm, që përfundoi si personazh i kronikës së zezë, e ka zënë tani kreu i bashkisë.

Arsyet se pse rilindja kërkon ta mbajë minaren të fshehur në thes edhe kësaj radhe i kanë bërë me dije institucionet ndërkombëtare.

Në një raport të gushtit 2020, të titulluar “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri…”, hartuar nga “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, zbulohet e vërteta që djeg. Aty theksohet se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.

Por, ky nuk është raporti i vetëm përvëlues.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës, theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

Edhe agjencia Reuters në momentin kur nuk u hapën negociatat nga BE në korrik 2019, shkruante se një nga shkaqet që u ndëshkua Shqipëria, qe se ajo perceptohej si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, prandaj përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore. Të njejtën gjë nënvizonte dhe raporti i departamentin Amerikan të Shtetit, ku pastrimi i parave lidhej me “investimet në pasuri të patundshme dhe marrëveshjet zhvilluese të biznesit”.

Pra, nuk është e nevojshme të shkohet përtej këtyre burimeve krejtësisht të pavaruara nga njëra tjetra, për të kuptuar atë që i bën të kenë turp edhe personazhet më të paturpshme të politikës.

Eshtë pikërisht kjo gjë që i detyron rilindasit, që me gjithë gropat e mëdha në bilancin e sukseseve të këtyre tetë viteve, të mos guxojnë të përmendin qoftë edhe një herë të vetme, kantierin më të madh të tyre me ndërtimin e kullave në Tiranë. Kjo shpjegon dhe faktin se përse Erion Velinë s’e kemi parë kurrë në inagurimin e një grataçiele, se përse imazhin e Edi Ramës s’e kemi shikuar asnjëherë të asociuar me një nga rokaqiejtë e skicuar prej tij.

Por, ky turp i të paturpshmëve, që po rezulton ulëritës në këtë prag fushate, po shërben për ta ndarë njëherë e mirë debatin publik mes atyre që janë për një Tiranë me kulla edhe atyre që janë kundër saj. Heshtja e ideatorëve të këtij projekti flet më shumë se gjithçka.

9 komente në “Minaretë e Rilindjes të zhytura në thes”

  1. REALE says:

    Merreni kete pleher te degraduar dhe hidheni ne Lane, para halese se Saliut se nuk u ngop.

  2. Deda says:

    I jane ringjallur shpresat “kopilit te bllokut”,me shpresen se i ati i tij shpirteror Saliu qe kur ishte ne bllok e…….do ta rivleresoje edhe nje here koontributin e tij te paçmushem ne ringritjen e grupit te qiftelise !Andi kur i shke ne bllok i kishte te mirat nga gjishi ,kur erdhi demokracia ia trasferoi te mirat “gjishes Vito” duke e paisur me pasaporte USE,ndaj edhe Saliu e perdor sa here te doje kete shkondran prej vloret!
    Vilat ne bregdet i ka nga Saliu,ne monizem nga Hisinu ,ndaj bene kakerdhi miu!

  3. Gaz says:

    Sic duket Edi ti ka shtrydh halletet diku ty, prandaj fol me aq mllef ore karabush ?

  4. Bashkim says:

    SHUME MIRE E KA ANDI SE TIRANES NUK I DUHEN KULLA SEPSE QE ME MIRE ME BARE PER LOPET E DELET I VINTE ERA SHURRE E MUT Keshtu i pelqen ndjese paste Partise se Djallit.
    Nese vertet ka pastrim parash ESHTE detyre e drejtesise se re qee ta zbuloje.
    Ajo drejtesi qe duhet te gjeje edhe nga i mer ti rublat e ruseve.

  5. Malsori says:

    Ty o Andi Bushati si nip i BYROISTVE qe je te paguan Ilir Floriri dhe Sali Kerma per te vjell vrere per qeverin Rama dhe per Shqiperine.Populli tani u njeh shume mire ju si “analist te pa anshem”qe e keni shpirtin sterr te zi.Me ju eshte gjithe kasta e ndyre si Fevzo Tullaci,Eni Vasili,Cim Peka dhe Cani i prostitutave.Malsori Boston.

  6. katarakti says:

    Po të isha unë si Rama apo Veliaj do ta hidhnja menjëherë në gjyq këtë birbon e Birosë Politike për shprehjen:” Marrin 20-30 për qind për çdo firmë që hedhin”! Kjo është akuzë monstruoze që domosdo duhet verifikuar dhe provuar. Prandaj o Bushati në burg për shpifje ose Rama për korrupsion. Rrugë tjetër nuk ka. Boll me akuza veresie. Dhe pikërisht këta tê “kazanit” u hodhën përpjetê kur po përgatitej ligji kundër shpifjeve. Se donin të shpifnin dhe baltosnin kë donin, pa asnjë provë dhe asnjë gjemb mos tu hynte në këmbë. SPAKU duhet ta marrë në pyetje Bushatin dhe t’i kërkojê provat e 20 – 30 përqindëshit.
    Përsa i takon kanabisit nipçja e Bllokut bën sikur e ka harruar shpalljen e Republikës së Pavarur të Lazaratit! Kazani vazhdon të ziejë…

  7. Lal fiku nen urdherat e Ed droges says:

    Paskan dal b.q.. e Fuges te komentojne. Yyyt pushta, shkoni shkoni leroni menderen tek kryetari, sic bejne dhe kurvat e PD.
    Bravo Bushati! Je i vetmi gazetar me te te vertete i pa-varur qe ka sot ky vend. Vetem se ke zgjatur kot, parate e kullave jane 20-30% e qeveritareve te sotem dhe te djeshem, po ktyre te fundit nuk do ngrene haku se maksimumi mernin 10%. Piktor bytha i di keto prandaj ka interes ti shtoj kullat. Problemi eshte qe Piktori jeton ne realitetin e vet dhe kujton se ja hedh te gjitheve.

  8. Prokurori says:

    Po sikur, larg qofte, te dale neser Veliaj dhe t’i beje nje padi ne gjykate kesaj gropes se WC me emrin Andi Bushati, per shpifje, do te jete ne gjendje ky lehes i perditshem t’i provoje ato qe shkruan perdite apo, kur te denohet, do te thote ” keta e kane kapur edhe drejtesine “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje