Nga Veton Surroi
Shefi i politikës së jashtme të Komisionit Evropian u kthye nga një vizitë Moskës dhe u ul e shkroi disa fjali përshtypjesh që kanë intencën dhe potencialin e të mbajturit mend si historike. “U ktheva në Bruksel me brengosje të thellë për perspektivën e zhvillimit të shoqërisë ruse dhe zgjedhjeve gjeostrategjike të Rusisë”. Autori shtoi se Rusia dhe BE-ja po “i largohen njëra-tjetrës” dhe se “duket që Rusia në formë progresive po e shkëput veten nga Evropa dhe po i shikon vlerat demokratike si kërcënim ekzistencial”. Për të vënë pikën mbi “i”, ai shkruan se “jemi në udhëkryq”, se “zgjedhjet strategjike që bëjmë tash do të përcaktojnë dinamikën ndërkombëtare të fuqisë në shekullin XXI, duke u vënë në spikamë a do të shkojmë drejt modeleve më bashkëpunuese apo më polarizuese, të mbështetura në shoqëri të mbyllura apo më të lira”.
Një numri jo të vogël deputetësh të Parlamentit Evropian, që të nesërmen nënshkruan kërkesën për dorëheqje a shkarkim, këto fjalë nuk u shërbyen si arsyetim i mjaftueshëm. Vizita e tij në Moskë me vetiniciativë dhe “dështimi i tij që të vihet në mbrojtje të interesave dhe vlerave të Bashkimit Evropian gjatë vizitës i kanë krijuar dëme të mëdha reputacionit të BE-së dhe dinjitetit të zyrës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të jashtme e politikë të sigurisë”, shkruan ata.
Për lexuesin në BE, ky është lajm.
Për lexuesin e Kosovës, thellë në periferinë e Evropës, ky lajm mund t’i përngjajë një gazete të futur në shishe, hedhur në oqean dhe arritur në brigjet e një kontinenti të largët disa vjet më pas. Këtu thellë në periferi nuk është kurrfarë konstatimi që Rusia po largohet apo është larguar nga Evropa dhe nuk është kurrfarë lajmi që Rusia “po i shikon vlerat demokratike si kërcënim ekzistencial”. Këtu, në periferi, risi do të ishte e kundërta, pra lajmi që Rusia po i përqafon vlerat demokratike dhe se po i afrohet Evropës.
Josep Borrell u arsyetua se kishte shkuar për t’i ofruar dialog Moskës, por ishte kthyer duarthatë. Moska zyrtare, së cilës i kishte ofruar dialog, ishte përgjegjëse vjet për atentatin me helmim ndaj figurës së vetme të njohur prijëse opozitare A.Navalny, për arrestimin e tij pas kthimit nga kura mjekësore që ia shpëtoi jetën në Gjermani, dënimin me burg dhe rrahjen e përditshme të qindra qytetarëve të Rusisë që dalin për të protestuar kundër represionit të regjimit të Putinit.
Si përgjigje ndaj vërejtjeve të Borrellit për nevojën e “vlerave të përbashkëta evropiane”, Rusia përjashtoi diplomatë nga tri shtete të BE-së për shkak se kishin vështruar demonstratat. Për më tepër e në konferencë të përbashkët shtypi, ministri i Jashtëm Lavrov e quajti BE-në “partner jo të besueshëm”.
Ministri i jashtëm Lavrov është më i rryeri dhe konsistenti në funksionin e diplomatit në 20 vjetët e fundit, prej Vladivostokut në Washington, dhe dha një përshkrim që në masë të madhe reflekton një qëndrim strategjik të Moskës: BE-ja është një treg i madh, por kur vjen te politika e jashtme aty duhet folur me shtetet anëtare. Në këtë këndvështrim, nuk çon shumë kandar çka thotë Borrelli, por më me rëndësi është të dëgjohet se çka thonë kancelarja Merkel, presidenti Macron apo në të kaluarën Tony Blair e madje edhe kryeministri Berlusconi.
Në politikë të jashtme, Rusia e trajton hartën evropiane sot ashtu siç e ka trajtuar që nga shekulli XIX, një përmbledhje shtetesh të fuqishme që përbëjnë “Koncertin evropian”, e që përcakton baraspeshën e forcave. Në këtë hartë – si dhe atëherë – janë Rusia dhe fuqitë perëndimore, cilatdo të jenë e me çfarëdo emri të jenë sot.
“Zgjedhjet gjeostrategjike” të Rusisë që përshkruan J. Borrell si një risi që ai paska parë në Moskë dhe që do të ndikojnë në shekullin XXI kanë ndodhur që nga ditët e para të pushtetit të Putinit. Nuk ka gjë të re në Moskë e as ka gjë që Moska ka fshehur deri tani. Kur NATO paralajmëroi se në të do të mund të përfshihen edhe Ukraina e Gjeorgjia, Putini destabilizoi me ndërhyrje ushtarake këto dy vende, duke krijuar territore nën kontroll të Rusisë. Kur pa se kjo është e mundshme, Putini pushtoi Krimenë dhe ia aneksoi Rusisë.
Gjatë më shumë se një dhjetëvjetëshi ka hyrë në konfrontim strategjik me Perëndimin në pikat që i ka konsideruar të dobëta. Ka vrarë ish-spiunët e vet e opozitarët e mundshëm në Britani, ka zhvilluar luftë kibernetike e dezinformative në procesin zgjedhor amerikan nga i cili doli fitues presidenti Trump, është përpjekur për puç në Mal të Zi që ta pengojë zgjerimin në NATO. Me investim fare të vogël në Këshill të Sigurimit të OKB-së e mban Serbinë si pengesë ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB.
V. Putin ka zhvilluar me mjete të limituara një fushatë të suksesshme të pengimit e të çrregullimit të shtrirjes së një sistemi të demokracisë liberale evropiane dhe pjesë e kësaj politike janë dy ngjarje që në shikim të parë duken jo të lidhura mes vete. Një ishte kjo vizitë e Borrellit ku Moska tregoi shpërfilljen e nocionit të një politike të jashtme të BE-së, si pjesë e thellimit të demokracisë liberale. Dy ishte Pavarësia e Kosovës, si pjesë e zgjerimit të Evropës atlanticiste.
Kosova e shpalli pavarësinë e vet pas nëntë vjetësh administrimi ndërkombëtar dhe pas dy vjetësh negociata, në të cilat si ndërmjetëse ka qenë edhe Rusia. Shpallja e pavarësisë u bë me rekomandim eksplicit të ndërmjetësit të OKB-së, presidentit Ahtisaari, në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe, dy akterë që qenë të përfshirë në procesin negociator, BE-ja dhe Rusia, nuk e përkrahën, apo nuk e përkrahën në tërësi, propozimin e presidentit Ahtisaari.
Si rezultat i asaj skizme, që nga viti 2008, Rusia ka një qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës së bashku me pesë vende të Bashkimit Evropian, ndërsa 22 vende të tjera e përkrahin pavarësinë e Kosovës.
Rusia, me apo pa dashje të pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka fituar një levë të rëndësishme ndaj politikës së jashtme evropiane. Ndaj, Moska nuk ka nevojë për shumë ligjërata mbi politikën e jashtme të BE-së – e ka të qartë se në rastin e Kosovës ajo nuk ekziston.
Në diskursin publik të kontinentit tash ndaj Kosovës dhe ardhmërisë së negociatave janë dy versione. Njëri, ai i BE-së që prej vitit 2011 përpiqet t’i pajtojë për qëndrim të përbashkët Kosovën e Serbinë, por nuk arrin t’i pajtojë 22 vendet anëtare të saj me pesë anëtaret që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. I dyti, ai rus që ka për interes që të mos arrihet as pajtimi i vendeve anëtare të BE-së mes vete e as pajtimi i Kosovës dhe Serbisë, sepse interesi strategjik i Rusisë është që të mos stabilizohet as BE-ja, as NATO-ja. Vizita në Moskë ka mundur të shërbejë si një lloj “reality check”, një verifikim realiteti.
Njëri prej mësimeve thelbësore që ka mundur të marrë me vete J. Borrell është se ashtu si Rusia ka bërë përcaktime dramatike gjeostrategjike duke u përpjekur ta çrregullojë Perëndimin, ashtu duhet të bëjë edhe BE-ja. Shtetet anëtare të saj duhet të korrigjojnë mëkatin themelor rus të BE-së, atë të mosunifikimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse shtetet anëtare të BE-së nuk kanë një qëndrim të përbashkët në thelbin e politikës së jashtme karshi sovranitetit dhe integritetit të Kosovës – dhe pesë anëtare të saj janë me Rusinë e 22 të tjera me qëndrim tjetër – si mund të zhvillojnë politikë të jashtme të përbashkët ndaj Rusisë?
Qendrime dhe opinione te drejta, por menyra se si Vetoni artikulon e nderton frazen e tej zgjatur, nderlikon kuptimin.
Mirë Rusia po Europa çpo bën për Kosovën ?.Jane te pakten dy gjëra që vetë Europa mban ison e Rusisë dhe Serbisë:
1 – lënia e Kosovës e izoluar pavarësisht premtimeve për liberalizimin e vizave.
2 – cuarja e drejtuesve të UCK. Me akuza të rënda për krime lufte e genocid. Kush i vuajti krimet dhe genocidin nga Serbia dhe kush është çuar të dënohet vetëm e vetem se miqtë e Serbisë në BE janë me të fuqishëm.
Mekati i pare i Kosovos eshte nga Tur-qija ne qofte se kemi dy gram”tru”.
Dhe per kete dihet kush e ka “fajin”.
Helenizmi dhe Dhardhanos i Mithollogjise Greke.
Kur gjejne shesh dhe bejne pershesh Turqit dhe Sllavet te mbeshtetur nga fashistet e Papes dhe armiqte e Helenizmit si shkalla me e larte e Civilizimit Evropiane ne Ballkan “mire” te na behet.
Duam erresire dhe degjenerim?Ja ku e kemi.
Mbajeni me shendet ju “Pellazget” na thone.
Kur Ameri-qija “Dhimo-Kratike njef nje zone te pushtuar nga Sllavet me Emrin Maqedoni,kur vete i Ndjeri dhe Presidenti i pare i Shkupit me Identitet Bullgare Gligorov deklaronte ne kamera qe Ne jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh.
Ne ate moment Ameri-qija thoshte me vete.
Keta jane budallenj fare.
Ne perpiqemi ti japim Selam-nikun qe ata pretendojne me ane te Emrit Maqedoni nga ana tjeter thone Ne nuk kemi lidhje me Historine dhe Ballkanin!
Keta Imperialiste do luftojne “krimin dhe corrupsionin” ne Albania?
Keta vetem nje “Genocid” njohin,asnje tjeter,ate te Cifuteve,qe per “fajet” e Hitlerit ndertuan Shtetin e tyre te Israelit ne Palestinen Greke.
Tamam kur thote populli,Per hir te Vjeres do shkoj te fle me Millonane (Mullixhiun).
Nuk e shikojme ne qe vendasit shekullore Palestinezet ne Atdheun e tyre te islamizuar njesoj si Kosova jane neper tela se keshtu kane vendosur Imperialistet e “demokracive” perendimore bazuar ne nje Pacavure te quajture Vivlos (Bibel) nga Psychopathe te semure?
Helmi nizmi yt o er do mut eshte artificial ashtu si shteti i izraelit prandaj neogreket futen ne te njejtin thes me sllavet dhe turqit qe ndertuan shtetet dhe kombet e tyre ne kurrizin arberor.
Si nuk the një fjalë për agia Sofian … Më zhgënjehet . Çfarë heleni je ti ???
Erdogan grekqiri
Ti edhe mund të kesh të drejtë në disa nga karlliqet që shkruan po prapëseprapë nuk e kuptoj përse ju pëlqen kaq shumë muti i shqiptarëve…
BE e ka dhen verdiktin e saj West Ballkan dhe ky Projekt ka per te qendruar ne Politiken e Russis e Eu si nje Model i shendetshem per te hequr nacionalizmin ekstrem dhe integruar ne BE e Rajon! Pala Kosovare e prire si kercenuese per stabilitetin me Ekstremizmin e saj Ekstrem te Politikes Amerikane per inflyencen e saj ne Ballkan Po kercenon stabilitetin dhe vihet ne pikpyetje Ekzistencen e asaj qe “Kosovaret” e quajn” Shtet”?
Shume ke ngrene! Te ben keq o burre!
Me mban Mire Papa Bile her pas Here thote,cmut duan kta brekgrisur te ardhur nga Azerbaxhani qe te na kerkojn xhami e ideologji orjentale ne Ajken e mbrojtsit e krishterimit ne Europe !!
beni adashi-mos u vetequaj me emra shqiptare kur e merr rrogen ne Greqi.
C’lidhje ka ky artikull me interesat tuaja si neo-grek?
Mbetet duke i rene fyellit ne te njejten vrime nga mengjezi ne darke si ti si Erdogan-i aty me siper.
Degjo ti qe Pellet nga Ameriqia !
Ne Ballkan popujt AS mündet te ndahen AS mündet te konfrontohen?
Arsyet Jan sepse ballkanit fshati nga fshati ka kultura te ndryshme,ashtu si kudo ne Ter ballkanin!
Ballkani e Ballkanasit duhet te permblidhen ashtu sic i ka formuluan Europa ne Formation e saj West Ballkan dhe Pa pas paragjykime nacionaliste,ashtu si dikur Tito mirpo ajo Ameriqia jote kerkon Konflikte sepse keshtu U intereson Atyre te demtojn Ekonomikisht Europen dhe interesat e saj dhe instaloj Ashtu si ne Russi Ceceni Terrorizem e Terroriste ,te pelqen ty apo jo kjo eshte e vertetat,si te ta Them une sie te ngrihen minoriteti Grek ne Shqipri me arme Kunder shtetit Shqiptar?
Kosova eshte nje territor qe i perket Serbise,pavarsisht se jetojn shumica Shqiptare,por qe eshte nje ceshtje qe e kan ndare fuqit e medha dhe atyre bjeruni Po ja u mbajti? Ju Ekstremistet te frymezuar nga Orjentalizmi ne vend qe ti bini Gomarit i bini Samarit!
Serbet Jan shum e shum Here me te civilizuar se Kosovaret qe urejn Russine, Serbin,Bullgarine,e Greqine Rumänin!
Turqve Ju hengshinn mutin,sepse Jan shumhere me te civilizuar se Kosovaret dhe kan ditur te ndertojn Ura miqsi e interesi mes Russis e Serbise! Kosovaret si le Kroacia dhe Vatikan te ulin urejtje pathollogjike qe i ka zaptuar te heturit e pushtetit qe luajn me patriotizmin fallsifikate te tyre,te hajduterise!
Degjo ti qe pellet per llogari te antishqiptareve.
Lexo ndonje liber historie, qe te pakten te mesosh se Kosova ju aneksua Serbise mbas Lufterave Ballkanike, nderkohe qe gjithmone, qe ne lashtesi ka qene e banuar nga iliret dardane dyhe ne kohet modern prej pasardhesve te tyre, shqiptareve.
Serbet filluan te vijne ne Ballkan (me “B” te madhe-sipas drejtshkrimit) ne Shekullin e VII te Eres Tone (pas vdekjes se Krishtit), nderkohe qe banoret vendas, ne ate kohe te krishtere ndertuan ato manastire qe sot serbet i quajne si “trashegimi e tyre kulturore”. Keto manastire jane shume me te vjetra se sa serbet, ose jane rindertuar ne rrenojat e objekteve te krishtera apo edhe ato me te hershme, pagane te vendasve. Si te tilla, ato nuk mundet te jen te serbeve. E keqja eshte se si zoteria jote ashtu edhe serbet, ne vend qe te lexojne autoret e huaj qe kane shkruar historine, u besojne prifterinjve apo politikaneve te tyre.
Kur thua “juve ekstremistet nga Orienti” dhe njekohesisht me quan “nga Ameriqia”, dukesh qe ke mangesira te thelluara ne gjeografi, pasi Orienti dhe Amerika jane ne dy ane te kunderta te planetit Toke.
Sa per civilizimin e serbeve, ate shko e tregojua, kroateve, boshnjakeve dhe kosovareve. Serbet jane ato qe happen tre luftera ne ish Jugosllavi, ku vrane e masakruan gra, pleq, femije e te pafajshem te tjere. Ne se standarti juaj per “civilizimin” ka si mase matese (etalon-ne fizike) “civilizimin” serb, atehere, zotrote ka nevoje qe te shkoje e te kurohet tek psiqiatriku.
Sa per dijenine tende, serbet shkaktuan edhe Luften e Pare Boterore, kur vrane trashegimtarin e fronit te Austro-Hungarise ne Sarajeve.
Se fundi, kur merr persiper te besh avokatin e serbeve apo me keq te Rusise, na ben te gjitheve ne lexuesit e TEMA-s te qeshim me ironi. Se pari, ne shqipot nuk urrejme kerkend, bile as serbet apo greket qe na kane bere aq te keqia sa nuk ka kandar qe ti peshoje.
Eshte Rusia qe fut hundet ne punet tona. Ishte Rusia ajo qe luajti futboll me territoret tona, bashke me disa shtete te tjera Europiane plus Turqine, e cila per hir te interesave te saj shiti trojet tona.
Se fundi, c’lidhje ka Kroacia apo me pak akoma, Vatikani me kosovaret? Pastaj zotrote sikur i quan kosovaret ” myslimane”? C’lidhje paskan keta “myslimanet” me Vatikanin katolik? Vetem mendje te semura si puna juaj mund te bejne lidhje te tilla.
Lüften e Pare Boterore ish nje sajese e falimentimit te plote te Austro-Hungarise e Gjermanise,si sot me Coronavirus falimentim total i sistemit Kapitalist dhe milloshevicin e financuan vendet perendimore per dyndjen e refugjatve Kosovare drejt Gjermanise Duke U djegure plackitur ,Bile terroristi Ceceni Qamil Basajev U hodh ne Kosove bashke me Terroristin Adem Jasharin per te destabilizuar ballkanin nga Bill Klinton! Dhe masakra e Racakut te kryer nga vet Uck qe te nesermen U Bombardier Zastava qe mos te prodhonte me por te ishin skllever te te tjerve! Ky ish plani Amerikan jo Kosova mor injorante orjentale!
Federata Ruse eshte shtet dhe ka nje udheheqes Car tradicional shekullor ne timon;
Bashkimi Europian nuk eshte shtet dhe nuk ka nje personalitet qe ta udheheqe.
Nese ke nje problem me 50 shtetet e SHBA-se, mjafton nje takim me Presidentin ne detyre;
nese ke nje problem me 27 shtetet e BE-se, duhet te marresh mendimin e cdo shteti me vete.
Prandaj Lavrovi e beri mut Josep Borrell-in spanjoll, qe shteti i tij nuk e njeh Kosoven.
Shkrimi i zotit Surroi ishte shume konstruktiv.
Kosovën e njohin 22 shtete për tu antarsuar në të, ndërsa ne po na pengojn me dashje, ndaj për të kuptuar BE-në, duhet diskutuar me shqiptarët që kthen rregullisht në Rinas.
SADO EUROPA TIA HEDHI FAJIN RUSISE ,PROBLEMET E BALLKANIT QENDREN E KANE NE EUROPE.Per dreqe politikat ekonomike po ndikojne shume me politikat e jashteme ndaje Kosoves ,dhe Shqiperise.
SI MUNDET TIA KERKOSHE RUSISE PROBLEMET ,KURE SHTETET E EUROPES NUKE BIEN DAKORTE MESE TYRE.GJERMANIA ,FRANCA,CEKIA,etj po bejne politikene tyre te interesit ne Ballkan .Me Shqiperine vendosin kushtet ,qe ase BE vete nuke i ka, me SERBINE po pregatiten me e futur ne BE pa kushte ,vetem e vetem qe Makron te marre ndonje oferte koncesionesh,me Kosoven po tallin menderen ,per me thene qe c’do gje m’varet nga ne.E vetmja shprese eshte AMERIKA.Ajo i ka vendosur si kushte Serbise njohjen e shtetit te Kosoves. Europa plake duhet pare se si do te kete maridhenite me SHBA. A do te ndikojne kushtetet qe SHBA i ka vendosur Serbise per te njohur shtetit e Kosoves te pavarur ne ndarjen eBE??,apo ne ribashkimin e BE.????PERSA i perkete problemeve me Turqine ,interesi i Europes ,me Kosoves , SHQIPERINE eshte qe ti kete ne gjirin e saje .KJO eshte edhe interes ekonomike , per nga pozicioni gjeografike qe kane keta dy shtetet eBallkanit.SHakate e BE me vone do te kene koste te madhe ,po nuke mori vendimet te qarta mbi Serbine.GJERE tani po luajne ,se kujte me ja le fajin ne dore ,ose kujte me ja le kopilin ne dere ,sice e thote shprehja SHQIPTARE.
Veton ,per ceshtjen e qendrimit te BE ndaj Kosoves ke plotesisht te drejte.Nderkohe kur perpiqesh te trajtosh raportet BE Rusi,duke e percaktuar te vetmen fajtore,Rusine ,gabon.E eshte shume me è komplikuar.Kur perpiqesh te analizosh nje problem me pa anesi ,duhet te jesh racional.Te deklarosh se Rusia nuk do ,,demokraci,,eshte shume diletante.Rusia,me hapsiren dhe pasurite me te medha ne glob,me popullsise relativisht te ulet,pas renies se ish BS, problemin kryesor jetik nuk ka demokracine por ruajtjen e teresise territoriale.Kaq e thjeshte eshte .Prandaj e gjithe politika ruse perqendrohet ne kete drejtimin,duke njohur mire historine e larget dhe te tashme.N e kete koncept,ne se BE apo te tjeret ,e kupton besoj,garantojne Rusine ,nuk ka asnje aresye logjike ti kundervihet BE.Perkundrazi Rusia do te kishte shume here me shume interessante nje integrim gjeostrategjik me BE se sa me gjiigandin kinez,i etur per hapsire me nje popullsi
me 1.4 miliard dhe me nje zhvillim ekonomik,shkencor dhe ushtarak te frikshem..Thelbi eshte ….Rusia nuk ka nevoje per hapsire.Ajo ka thjeshte nevoje te ruaje hapsiren qe ka.Ne kete kuptim Perendimi nuk duhet ta lejoje Rusine te bjere nen ndikimin kinez.Kjo nuk eshte thjeshte nje ide ,por perkundrazi ,mendimi i shkencetareve gjeopolitike me te shquar,perfshi Kizingerin.Dhe ky qendrim do ta zgjidhte edhe ceshtjen e Kosoves,e cila nuk eshte shume e ndryshme nga Krimea.
Te thuash qe Vetoni nuk e njeh te verteten, eshte gabim sepse ai njihet prej kohesh si intelektual i mirefillte. Por te thuash se po ky Vetoni ja fut kot, kjo eshte plotesisht e vertete. PSE…? Sepse eshte e vetetete qe Ky Barroni eshte fare pa vlere ne BE, sepse ne e dime te gjithe qe jane te tjere qe vendosin atje si Markel, Markon etj dhe Lavrovi ka treguar nje realitet. Barron ka pare ender qe ai mund t’u beje leksione per demokracine ruseve, kur ate se pyet njeri ne Europe, ndrsa ky do i bindka ruset qe te ndryshojne kursin e te bejne cfare thote Europa. Gabimi i ruseve eshte qe perse kane pranuar te bisedojne me te dhe jo pse i treguan vendin qe meriton. Vetoni na tregon perralla qe gjoja ruset po perpiqen te nderhyjne ne punet e brendeshme te Europes se Bashkuar, ndersa ato rrethimet me ushtrin e NATO-s ne kufijte e Rusise i paska harruar. Ky zoteria na thote qe Rusia shkaterroi Ukrahinen, por nuk na thote se kush e deboi ish presidentin e zgjedhur te saj dhe solli ne pushtet nazistet atje. Ky zoteria na thote se Rusia pushtoi Krimene, por nuk na tregon se atje u be nje referendum per te vendosur me vote ne se do te rrinte si pjese e Ukrahines ose do te largohej nga ajo, njesoj si referndumi ne Kosove.Ne se Rusia nuk i la naziskinet ukrahinas dhe matrapazet e Europes qe te nderhynin per te manipuluar referendumin, kjo nuk eshte faj por e drejte. Nga njera ane ky filozofi e quan te drejte ndihmen qe dha Europa per indipendencen e Kosoves dhe kjo eshte shume e sakte, por nga ana tjeter ky na qenka kunder indipendences se Krimese apo Donetskut. Kur Kosovaret nuk duan qe te tjeret te jene te lire, perse atehere kerkojne per vehten e tyre. Kur ata kritikojne Rusine sepse ndihmoi te tjeret, atehere perse cuditen qe edhe ajo nuk i ndihmon por i trajton si te padeshiruar. Sigurish ajo duhet te beje te njejten gje edhe per Kosoven duke e ndihmuar si edhe Krimen p. sh. dhe kjo eshte shume e vertete, por ama edhe kosovaret nuk duhet te jene kunder indipedences se te tjereve kur kane te njejten ideal vet si ata. Rusia i kishte Ukrahinen, Gjeorgjine e mjaft shtete te tjera dhe i la te shkeputen, ndersa Europa i futi ne Nato dhe i dergon trupat e tyre ne kufijte e Rusise. Ky na trajton ne si injorante, sikur nuk e dime se cfare ka bere dhe vazhdon te bej kjo Europe me shume vende te tjera qe i ka patus koloni dhe tani prap nderhyn me menyra te ndryshme ne punet e tyre te brendeshme per te perfituar gjoja ne emer te demokracise te cilen e perdor si sllogan. Nje intelektual qe mashtron me sofizma nuk mund te mirepritet sepse atehere pajtohesh me mashtrimin dhe humbet dinjitetin.
Jam plotesisht dakort me shkrimet(komentet) e Olimpias e te Nikos; por desha te shtoj diçka, Ne Shqiperi ka shume russofobi(urrejtje ndaj Rusise) edhe une para viteve 90 isha kunder Rusise autokrate ,diktatoriale e komuniste, por sot gjerat kane evolue : Russia eshte shtet demokrate e e ruen sovranitetin e vet. Sakrificat njerezore e materiale te popullit rus per te mbrojtur qytetrimin Europian e Boteror jane te pa numurta e nuk krahasohen me asnje komb ne bote (flas si qytetar Europian e jo si influencer turk)
Kur lufta e te medhenjve eshte per konsolidimin e tyre,te vegjelit kane detyren per ekzistence.Qe do te thote se per keto vende patriotizmi merr rendesine e vecante.
BE qe nuk arrin dot te unifikohet dhe qe duhej te ishte shpresa natyrale,eshte deshtimi i saj ne rradhe te pare.
Analize brilante!
ju po mbroni të drejtën e pronës apo të drejtën e identitetit??
nese kosova banohet nga të huaj në identitet dhe sjellje… … ??..
nese tirana mbushet me shqiptar te emancipuar pederaste, per cfare tirane po flasim?
Nga komentet e Beni dhe Niko Shpiragu,kuptova se janë anti shqiptar !
Ju përkujtoj se,sllavët e jugut janë ardhacakë,pushtues të trojeve ilire !
3500 vite Kosova e sotme quhej Dardani,dëshmia:Në brendësi të kishave
parakristiane dhe kristiane është gdhendur Dardania sacra !
Ndërsa Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene(Jugosllavia) më 1918,nga Tito është quajtur
“Burg i popujve”tërë pushteti ishte i koncentruar tek Serbët,në formë të
modifikuar është edhe Jugosllavia e AVNOJ-it,federata ka qenë e sunduar nga
Serbët !