Ministër i Brendshëm pas 25 prillit? Ilir Meta nuk e përjashton mundësinë, është dëshirë e kahershme

11 Shkurt 2021, 22:17Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetari Çim Peka nëse mund të jetë ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk e përjashtuar diçka të tillë.

Edhe pse nuk e ka pranuar, ai u shpreh se presidenti e shikon veten si ushtar i parë, ndaj nesër nuk mund të mos jetë ushtar i dytë apo i tretë, duke e lënë të hapur një mundësi që të lërë postin e presidentit për atë të ministrit të Brendshëm.

“Ilir Meta është President i Republikës dhe është në krye të detyrës.

Për shkak të situatës së veçantë në të cilën ndodhemi për shkak të kapjes së shtetit dhe instalimit de facto të një junte politico-policore, Ilir Meta është i detyruar ta konsiderojë veten edhe ushtarin e parë të republikës.

Për një njeri që e konsideron veten ushtari i parë, nuk mund të mos jetë nesër ushtari i dytë apo i tretë”, tha Meta.

1 komente në “Ministër i Brendshëm pas 25 prillit? Ilir Meta nuk e përjashton mundësinë, është dëshirë e kahershme”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Fatkeqesisht eshte dicka qe nuk ndodh sepse do te kishim nje risi te papare e te padegjuar…
    Ilir Meta eshte aq i ndershem saqe po te behej minister i Brendshem,mos u cudisni,do te arrestonte
    veten e vet dhe do ta conte para drejtesise…
    Iliri e njeh fort mire veten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje