Ilir Meta betohet: Marrëveshje mes meje dhe Edi Ramës në këtë botë nuk ka! Për "diçka" të vogël ndoshta...!

11 Shkurt 2021, 21:54Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë fund spekulimeve se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama m und të ketë një marrëveshje politike.

Ai u shpreh në “Zeni.tv” se presidenti nuk mund të bëjë marrëveshje me një person që vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë dhe shtetin e Kosovës.

Meta shtoi se me Ramën mund të jetë i dfetyruar vetëm të bashkëpunojë për ndonjë çështje të vogël në dobi të Shqipërisë.

“Nuk ekziston asnjë mundësi sot apo në të ardhmen që Ilir Meta të bëjë një bashkëpunim me Edi Ramën.

Këtë regjistrojeni mirë dhe mbajeni shënim. Ilir Meta me një njeri që vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim shtetin e Kosovës, kurrë mos e mendoni të bëjë pakt politik.

Unë mund të jem i detyruar të bashkëpunoj për shkak të situatës për diçka të vogël.

Marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në këtë botë nuk ka”, tha Meta.

1 komente në “Ilir Meta betohet: Marrëveshje mes meje dhe Edi Ramës në këtë botë nuk ka! Për “diçka” të vogël ndoshta…!”

  1. Samiu says:

    Berisha për Ilir Metën: Botuar në gazetën “Rilindja Demokratike” më 22 gusht 2001:
    “Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve…
    Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
    Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve. Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.
    Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar… Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
    Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem. Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij. Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje