"Rama më garantoi për Doshin"! LSI kundër ambasadores së SHBA: Ngjan si lakër e zier dy herë! Kim të mos flasë kuturu e në injorancë. Na lër të qetë

11 Shkurt 2021, 20:59Politika TEMA

Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadores Yuri Kim.

Ditën e sotme Kim ka shkruar në Twitter se Rama i ka thënë se e ka përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste.

Postimi i plote  Manjanit:

Pra, Toma meqë nuk është i qeverisë, mbetet të jetë i opozitës.

Siç e prisnim, fajin për rregjistrimin e Tij në zgjedhje do ta ketë Luli Basha!!!

Megjithatë dhe për dijeni të zonjës Kim, zoti Tomë Doshi prej 5 vitesh nuk është anëtar i Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e vitit 2017 konkuroi si kandidat i partisë Social Demokrate, parti aleate e zotit Rama.

Mori një mandat nën siglën e kësaj partie në qarkun e Shkodrës dhe ka qenë dhe mbetet mbështetës i qeverisë dhe i zotit Rama.

U shpall non grata nga Departamenti i Shtetit të zonjës Kim, në kohën kur ai nuk ishte më në PS. 

Arsyet publike të shpalljes non grata ishin korrupsion i rëndë me qeverinë e Ramës, se me të Berishës s’del hesapi.

As me qeverinë Amerikane nuk del i korruptuar, se në Amerikë për këto akuza të hedhin hekurat nuk të shpallin nongrata…

Pra nëse këtë informacion të vjetër, Rama ja ka shitur si argument zonjës Kim, kjo e fundit nuk mund të na e servirë dot ne.

Ngjan si lakër e zier dy herë…

Pastaj po të jesh non grata në Amerikë dhe të konkurosh për një parti aleate me atë të Ramës, lejohet regjistrimi në zgjedhje?!

Çfarë llogjike qenka kjo?!

Mbetem i mendimit strikt se asnjë ambasador nuk ka në mandat të merret me çështjet e politikës së brendshme të shtetit ku shërben. Ndaj nuk jam pajtuar asnjëherë me deklarimet absurde publike të zonjës Kim.

Por teksa flet, bën mirë të mos flasë kuturu, pa kuptim e pa sens e në injorancë të fakteve që të gjithë punonjësit e ambasadës i dinë.

 Nuk është mirë për ambasadën e një vendi që shqiptarët ende e duan fort.

7 komente në ““Rama më garantoi për Doshin”! LSI kundër ambasadores së SHBA: Ngjan si lakër e zier dy herë! Kim të mos flasë kuturu e në injorancë. Na lër të qetë”

  1. specialisti says:

    Zoti Manjani
    Je jurist e mos fol pa pergjegjesi.
    Toama nuk i ka krijuar bisneset ne kohen e Edi Rames.Kete e di mire ti por spekullon.
    Edhe ne qeverite e djathta 1992-1997 e 2005-2013, Toma kishte bisnese te fuqishme.
    Paguante taksa e shtonte pasurine.
    Kete e di mire ti por sajon.

  2. Tomi says:

    Po ti pervers a vete dot ne Usa?

  3. k says:

    Nuk doni ndërhyrje të ambasadores se ju prish planet e vjedhjes,korrupsionit dhe marrveshjeve mafjoze.
    RRoftë ambasadorja ! Poshtë politika hajdute dhe mafjoze shqiptare.Të gjithë bashkë.

  4. marjani says:

    si ka mundesi qe na qeke merzit ti? ska mo qyl me honk ca te do planci

  5. Liku says:

    Profarmen ja dha Nard Ndoka kur ishte Minister Shendetesie

  6. pjeter says:

    E humbet pavarsine ju hajnat e qelbura me kohe,ç’fare kujtoni ju se jeni? JU NUK PERFAQESONI SHQIPTARRT,NUK MUND TE FLISNI NE EMER TE TYRE.Ambasadoret nuk kane mandat per shqiotarer? As ju nuk keni mandat.Ambasadoret perfaqesojne denjesisht vendet e tyre,dhe plehrat nuk i duan tu hyjne ne shtepite e tyre,nuk duan me te mbyllin syte perpara fenomeneve shqiptare,ku kriminele e hajdute,me diplloma kristali,perfaqesojne vjedhurasi shqiptaret,si presidenta, ministra drejtesie,deputete, e deri tek xhepistat e rendomte qe sidomos ju te Leshit te dhise i bete,deputete, e kryetare bashkish e komunash,prandaj ti Manjan rroskopi,hiqe nga truri te mund te perfaqesosh dike ne Shqiperi,e fjala jote vlen sa nje e pjerdhur.

  7. Skenderbegasi says:

    Manjanski dhe Vasja, dy nder armiqte me kryesor te reformes
    ne drejtesi, kane kohe qe kercejne
    Polken Ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje